Menu

Dëshmori Skerdilajd Llagami - Komandant Shpendi

User Rating:  / 2
PoorBest 

Skerdilajd Llagami

Dëshmori Skerdilajd Llagami - Komandant Shpendi u lind në 31 tetor të vitit 1969 në qytetin e Tiranës. Më 29 qershor të vitit 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovi afër Tetovës, pjesmarrës i tre luftrave të UÇK-së në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni.

Si shpend krenar nëpër trojet shqiptare

Në kujtim të dëshmorit të atdheut Skerdilajd Llagami

Lufta eshte kujtese. Po te mos qe keshtu misioni i saj kurre nuk do te ishte i realizuar, ai mision i shenjte. Ne historine e popujve qe e kane siguruar me gjak mbi-jetesen e tyre, kujtesa ka qene nje arsye me shume, qe keto popuj te mbijetonin. Ne te gjithe kete mbijetese “proteina” kane qene te renet, dhe kujtesa per to eshte njera nga gjerat me te vyrtytshme te popujve dhe te lirive te tyre. Dhe koheve te paqes, kjo ju ka sherbyer me se miri.

Kete lloje marrdhenie te sjell dhe njeri nga deshmoret me te njohur dhe nder me te fundit te atdheut dhe te çeshtjes sone kombetare Skerdilajd Llagami. Deshmori i luftes se fundit te shqiptareve, mbetet dekori me i dhimbshem dhe me krenare i çeshtjes sone kombetare, nje nga çeshjet me dramatike, e cila vazhdon te jete ne vlugun e shqiptareve dhe diplomacise nderkombetare. Ndersa 31 tetori eshte dhe datelindja e deshmorit, dita e tij ka nje kuptim te ndryshem, sepse brenda ka kujtesen per lirine e shqiptareve ne viset etnike, te cilet per gati nje shekull kane mbetur nen kolonet sllave, te pushtuar, te dhunuar, te suspenduar dhe te perbuzur. Ka rrugen neper te cilen perseriten cilesite e kombit dhe njerezve te tij. Ka mardhenien qe liria vendos me njerezit dhe njerezit me te.

Datelindja e Skerdilajd Llagamit ka mbi vete jo vetem kujtesen, por ate simboliken e shenjte dhe te shtrenjte te rraportit qe njeriu ka me historine dhe te ardhmen e vendit te vet. Ka ate simboliken me te cilen popujt dhe njerezit kane mbajtur jeten dhe kur ajo ka qene nen rrenojat dhe nen kataklizmen e terrorit, te eliminimit dhe etnocidit. Ajo eshte nje datelindje e çuditshme, nje datelindje qe duket se i uron vite te tjera jete drites, trimerise, kujteses, ndergjegjes dhe krenarise sone kombetare, e cila ushqehet perditesisht nga njerezit e saj. Eshte nje datelindje qe ushqen te verteten dhe vyrtytet njerezore.

Skerdilajd Llagami ishte nje djale tiranas. Te gjithe i kishte ne lulezimin e vet. Dhe jeten, dhe enderrat, dhe vullnetin, dhe te ardhmen. Djaloshi i rritur me kujtesen e shqiptareve, me historine e tyre te dhimbeshme dhe krenare, kishte ndjesine shqiptare per çdo cak te trojeve etnike. Ishte thirrja e gjakut. Ishte britma e lirise njerezore, e cila nuk rresht, nuk hesht dhe as mund te shuhet. Ajo jeton ashtu siç ka ritmin e vet koha ne rendjen e saj, ashtu siç ecin kalendaret, me çfare matet koha dhe ngjarjet e saj.

Skerdilajd Llagami hyri ne kete ritem kohore te çeshtjes sone kombetare dhe ne nje lloje kuptimi u be kalendari i saj.

Ai u be pjese e betejes ekzistenciale te fundit te çeshtjes sone kombetare dhe u be ylli, kenga dhe preludi i saj. I dha asaj jeten e tij, i dha vullnetin e tij, bukurine dhe gallerine e tij djaloshare. Skerdilajd Llagami ushqeu me nje cilesi brilante forcen qe prodhon liria dhe nevoja njerezore te sodoqofta qofshin kohet dhe vullnetet pushtuese.

Skerdilajd Llagami i pati lene te gjitha pas kraheve dhe pse i mbante ne zemer. Njerezit e shtepise, bulevardet e kryeqytetit, vrullin e qyteterimit qe nga dita ne dite po e perfshinte Tiranen, moshen e cila i therriste per shumeçka.

Ishte nisur drejt dhimbes. Diku, ne trojet e veta (nuk i kuptonte ndryshe ai trojet etnike shqiptare), kishte dhimbje, kishte drame, derdhej gjak njerezor dhe behej lufte per ekzistence.

As me pak dhe as me shume, ajo ishte thirrje gjaku. E therriste dhimbja e vet. E gjithe ate vrull, ai vendosi t’ja vere ne sherbim asaj qe e quajti me te nevojshme, lirise dhe çeshtjes kombetare. Dhe qe e mbeti nder me te paret, qe vertetoi nje nga gjerat me te rendesishme te çeshtjes shqiptare:- shqiptaret kane qene dhe mbeten nje etni gjaku. Askush me mire se ai nuk arriti te krijoi funksionimin e atij plazmi etnik dhe gjaku mes shqiptareve, te cilet edhe pse mes tyre kishin patur 50 vite te nderprera, geni funksiononte mrekullisht, ritet, doket, zakonet kishin mbetur po ato. Armiqte dhe koha nuk kishte mundur t’i zhbente cilesite e etnosit te tyre. Ne kete kuptim Skerdilajd Llagami qe “pionieri” i pare i kesaj mardhenie genetike.

Ne jeten e tij hyri lufta. Perballe nje armiku te vjeter dhe te ri njeheresh. Asnjeher sllavet nuk i hoqen diktatin, dhunen dhe pretendimet mbi shqiptaret. Nje pushtues qe i kishte kolonizuar shqiptaret, qe nga nje shekull dhe nje pushtues, qe ne kohet moderne kerkonte t’i mbante perseri te sunduar. Nje armik i vjeter dhe i ri njeheresh. Dikure i kishte mesuar mizorite e tyre ne libra. Bile dhe se si serbet me maja bajonetash i shqyenin femijet e shqiptareve dhe ne djep. Po ashtu dhe se si i thernin me thike kedo shqiptar qe u dilte perpara. Ai ishte perballe ketij pushtuesi te njohur.

Asgje nuk kishte ndryshuar ne mundesine e ketij armiku te njerezimit dhe shqiptareve te tij. Te gjitha keto ishin motive, qe djaloshi tiranas kaperceu vetveten, kaperceu cakun psikologjik dhe shkeli token etnike, te ndaluar per dekada te tera.

Pa medyshje, arma ne krah dhe ne front. Thelle vetes fuqie e tij rrezonte malet. Trojet shqiptare ishin te gjithe ne lufte. Te gjithe trojet ishin nje fron lufte dhe Skerdilajd Llagami shkoi atje ku ajo behej, atje ku ajo ishte ne pikun e vet. Si te gjithe djemte dhe vajzat e luftes. Lufta i bashkoi kudo shqiptaret. Erdhen kudo ato ishin. Ky ishte nje motiv lirie.

Pak luftera la Skerdilajd Llagami pa qene pjesmarres ne to. I ra cak me cak tokes shqiptare me armen ne sup. S’kishte si ta pagezoje ndryshe: I dhane emrin “Shpend”.

Emri i tij shkoi vazhdimisht, drejt simbolit shpendor, sa thuajse u harrua ai Skerdilajd. Nje shpend qe fluturon dhe qe i bie cak me cak maleve, fushave, luginave ne mot te mire dhe ne mot te keq. Dhe kujtesa per te eshte e tille. Duhet t’i biesh cak me cak tokes se Kosoves, te Lugines se Presheves, Metvegjes, Bujanovcit dhe trojeve shqiptare nen–Maqedoni, per t’i mbledhur kujtimet e tij. Te gjitha ishin beteja lufte.

31 tetori eshte datelindja e tij. Eshte kujtese lufte dhe nje komunikim a dialog me driten dhe nje shpend fluturues, i cili nek ndalet ne ate vrap te çmendur lirie, i cili e mban jeten e vet vetem ne qiell. Eshte nje datelindje qe te gjithe i ushqen me motive mbijete. Keshtu “shpendi” eshte mes nesh, se mes nesh eshte shqiponja dhe malet, dy binjake te njera-tjetres.

Kush ishte Skerdilajd Llagami

Skerdi u lind në 31 tetor të vitit 1969 në qytetin e Tiranës dhe ishte fëmija i parë i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga një familje qytetare tiranase të paktën që prej 300 e sa vjetësh. Fisi Llagami është tepër i njohur dhe nga ajo derë kanë dalë shumë intelektualë të njohur, ku shumica e tyre ishin diplomuar për Drejtësi dhe Gjuhësi. Që kur ishte në bankat e shkollës së mesme "Myslym Keta", Skerdi shquhej për fizikun e tij të fortë dhe kishte një trup shumë të bukur si të sportistëve të Badi-billdingut. I nxitur edhe nga babai i tij, vite më parë ai kishte filluar të merrej me ushtrime të ndryshme sportive dhe premtonte rezultate të larta në garat e vrapimit të atletikës. Por ai nuk mundi që ta vazhdonte më tej atë sport, sepse u detyrua dhe filloi punë në Kombinatin e Tekstileve "Stalin", ku punonte dhe babai i tij, Bardhyli, i cili më pas u bë kryeinxhinjeri i atij Kombinati. Në fillimin e viteteve '90, ashtu si pjesa më e madhe e rinisë tiranase, edhe Skerd Llagami u përfshi në proceset demokratike duke përkrahur Lëvizjen e Dhjetorit, madje të gjitha ato ditë që vazhduan mitingjet në Qytetin e Studentëve, ai ishte prezent atje. Lidhur me këtë, i jati i tij Bardhyli dëshmon: Krahas gjithë këtyre angazhimeve, Skerdi nuk e la pas asnjëherë pasionin e tij, e të ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bë shkak, që në vitin 1977, atë e morën si efektiv të Forcave Speciale, (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Që nga ajo kohë kur ai filloi punë pranë atij reparti special, ne të familjes na merrte malli që ta shikonim, pasi ai merrte pjesë në të gjitha operacionet speciale që zhvilloheshin për kapjen e personave në kërkim, jo vetëm në Tiranë por edhe në shumë rrethe të tjera të vëndit. Ai e dinte se si unë, ashtu dhe e jëma e tij, (bashkëshortja ime, Lumturia) dhe motra më e vogël, bëheshim merak për të dhe nuk na tregonte kurrë për operacionet speciale ku kishte marrë pjesë. Të gjitha ato gjëra unë i merrja vesh vetëm nga shokët e tij të cilët sapo më takonin më thoshoin që t'i flisja Skerdit, pasi ai nuk e njihte rrezikun dhe futej i pari në mes plumbave. Ajo punë që kishte Skerdi, e bëri atë të papranishëm në shtëpi dhe ne na merrte malli për ta parë. Kjo gjë vazhdoi deri në marsin e vitit 1999, kur ai iku përgjithmonë nga shtëpia dhe nuk u kthye më", kujton me sytë e përlotur, Bardhyl Llagami, të kaluarën e djalit të tij, Skerdit, djaloshit simpatik e me një fizik po aq të bukur si ata të aktorëve që luajnë rolet e gladiatorëve të arenave në filmat hollivudianë.

Ikja e Skerdit në UÇK

"Askujt nga ne nuk i tregoi kur iku për të luftuar në rradhët e Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës". Kështu shprehet Bardhyl Llagami për ish-djalin e tij të vetëm, Skerdin, i cili në marsin e vitit 1999, braktisi repartin special të BRISKUT dhe iku në Kosovë. Lidhur me këtë dhe karrierën e tij më mëvonshme në rradhët e UÇK, Bardhyl Llagami shprehet: "Ai e dinte se ne nuk do ta linim që të ikte nga shtëpia, pasi e kishim djaë të vetëm dhe prandaj nuk na tregoi që kishte vendosur të ikte dhe të luftonte në Kosovë. Skerdi ishte një tip shumë i dhembshur dhe tepër sensibël. Ai prekej menjëherë nga vuajtjet dhe mjerimi i të tjerëve të cilat nuk i duronte dot. Them se kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ai iku nga shtëpia, pikërisht në atë kohë kur ushtria e Millosheviçit nisi shpërnguljen masive të kosovarëve nga vatrat e tyre dhe të gjitha ekranet e televizioneve u mbushën me tablo rrënqethëse të masakrave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Kur u largua Skerdi nga shtëpia, ne si familje u bëmë shumë merak dhe u alarmuam të gjithë si fis. Për shumë kohë ne nuk lamë njeri pa pyetur, por askush nuk na dha asnjë lajm se ku ndodhej ai. Kaluan muaj dhe ne përsëri nuk kishim asnjë lajm për fatin e tij. Por na mbante shpresa se ai do të ishte gjallë, pasi po t'i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe, do të merrej vesh menjeherë. Por ne ngushëlloheshim duke menduar se ai do të kishte ikur jashtë Shqipërisë për të punuar ashtu si shumë të rinj bashkëmoshatërë të tij. Kështu kauan disa muaj deri në 13 nëntorin e vitit 1999, kur nga një gazetë të përditëshme, ne mësuam të vërtetën e vëndndodhjes së tij. Në atë gazetë ishte botuar një intervistë me një djalë të ri nga Shqipëria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili në atë kohë luftonte si Komandant Batalioni në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një nga pyetjet që i bëhej nga gazetari intervistues, se kush ishin shqiptarët e tjerë që luftonin bashkë me të në Kosovë, ai i përgjigjej: "Skerdilajd Llagami, komandanti i batalionit që gjendet atje ku vdekja është më e sigurtë". Pas kësaj interviste që na gëzoi pa masë të gjithëve, ne përsëri vazhduam kërkimet dhe tentuam disa herë që të lidheshim në telefon me eprorët e lartë ushtarakë të UÇK, por përsëri nuk mësuam asgjë për fatin e djalit tonë", dëshmon Bardhyl Llagami lidhur me mësimin e lajmit më të gëzuar të jetës së tij, atë që i biri, Skerdi ishte gjallë dhe luftonte në rradhët e UÇK.

Nga UÇK në Luginën e Preshëvës

Në rradhët e Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ku kishin shkuar për të luftuar edhe shumë të rinj të tjerë nga Shqipëria, Skerdi Llagami u bë shumë shpejt tepër i njohur. Për guximin, trimërinë dhe shpirtin e tij luftarak që ai kishte treguar në të gjitha betejat ku kishte marrë pjesë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni në një nga njësitë ushtarake që vepronin në atë krahinë. Lidhur me këtë, i jati, Bardhyli, dëshmon: "Ndonëse ne e mësuam lajmin për vëndndodhjen e Skerdit, përsëri rrinim në ankth e me gjak të ngrirë pasi nuk po arrinim që të komunikonim dot me të me telefon. Kjo gjë vazhdoi për muaj me rradhë dhe ajo që na e shtoi akoma dhe më shumë ankthin, ishte fakti që edhe pse Lufta në Kosovë kishte mbaruar, ai nuk po kthehej në shtëpi. Ky ankth i yni u shua aty nga shkurti i vitit 2001, kur një telefonatë e bërë nga Kosova gati sa nuk na çmëndi nga gëzimi. Ishte djali ynë Skerdi, ai që na fliste nga Lugina e Preshëvës, ku ai kishte shkuar pas mbarimit të Luftës në Kosovë. Ndërmjet atyre pak fjalëve që ai na tha atë ditë, u shpreh: "Mos u mërzisni, se unë do të kthehem një ditë aty në Tiranë. Por sapo të mbaroj disa punë të vogla, sepse këtu problemet akoma nuk kanë mbaruar". Këto ishin dhe fjalët e fundit që dëgjuam ne në telefon nga goja e Skerdit, sepse ai mbeti atje dhe nuk u kthye kurrë më, ashtu siç na dha fjalën", dëshmon Bardhyl Llagami, duke fshirë lotët që i rrjedhin herë pas here mbi faqe.

Vrasja e Skerdit në Tetovë

Por edhe pas mbarimit të Luftës në Luginën e Preshëvës, 33-vjeçari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin "Komandant Shpendi", i cili kishte bërë emër të madh në rradhët e UÇK, nuk kishte vendosur të kthehej pranë familjes në shtëpinë e tij në kryeqytetin shqiptar. Po si rrodhi më pas fati i djaloshit simpatik tiranas që i kishte vënë vetes detyrë të gjendej e të luftonte në të gjitha konfliktet ushtarake ku rrezikoheshin fatet e bashkëkombasve të tij? Lidhur me këtë, i jati, Bardhyli dëshmon: "Por edhe pas mbarimit të Luftës në atë zonë problematike ku Skerdi kishte luftuar përsëri si komandant batalioni, ai nuk u kthye në Tiranë. Menjeherë ai ishte larguar që andej dhe ishte vendosur në malet e Sharrit mbi Tetovë, ku sapo ishte krijuar Ushtria Çlirimtare Kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Nisur nga e kaluara e tij në rradhët e UÇK në Kosovë dhe Preshevë, Skerdin e caktuan me detyrën e komandantit të një njësie speciale. Në rradhët e asaj njësie ai mori pjesë në disa luftime deri më 29 qershor të vitit 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovi afër Tetovës, gjatë një betejë me forcat e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë. Pas vrasjes së Skerdit, njësia speciale që komnadohej prej tij, u pagëzua me emrin "Shpendi", duke marrë pseudonimin që i kishinë vënë atij që nga koha kur luftonte në rradhët e UÇK në Rrafshin e Dukagjinit. Por lajmin për vrasjen e tij ne e mësuam shumë vonë, vetëm në korrikun e vitit të kaluar kur erdhi dhe na e tregoi, nëna e Dritan Goxhit, bashkëluftëtarit të Skerdit që në radhët e UÇK së Kosovës", kujton Bardhyl Llagami lidhur me vrasjen e djalit të tij të vetëm, Skerdit, i cili u varros me nderime të mëdha nga të gjithë shokët e tij të Luftës. Pas marrjes së atij lajmi, Bardhyli u nis për në Kosovë ku ai u prit me nderime të mëdha nga Dilaver Goxhaj, (ish-komandant brigade në UÇK) bashkëluftatërët e djalit të tij dhe Kryetari i Bashkisë së Gjakovës, Aqif Shehu, i cili pasi e shetiti atë në të gjitha vëndet ku kishte luftuar i biri, e quajti Skerdin: "Heroi i Gjakovës". Më pas Aqif Shehu me ish-pjestarët e UÇK ku kishte luftuar Skerdi, e dorzuan Bardhylin në kufirin me Maqedoninë. Bardhyli u prit me nderime të mëdha edhe nga ish Luftëtarët e UÇK, të cilët e çuan atë tek vëndi ku ishte vrarë i biri i tij. Aty rrëzë Malit të Sharrit, në afërsi të një xhamie ku ndodhet edhe sot varri i Skerdilajd Llagamit, Bashlëluftëtarët e tij bënë homazhe dhe vendosën kurora në shenjë nderimi për ish-shokun dhe kolegun e tyre nga Tirana, që dha jetën duke luftuar bashkë me ta në emër të të drejtave të shqiptarëve./Dashnor Kaloçi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm