Menu

Gëzimi ra dëshmorë në mbrojtje të popullatës civile

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gëzim Nebih Ferizi

Në përkujtim të 16 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Gëzim Nebih Ferizi nga Skënderaji i Drenicës

Nga Fehmi RAMADANI - Sot janë mbush 16 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Gëzim Nebih Ferizi nga Skënderaji, i cili pa i mbushur tetëmbëdhjetë vjet iu kishte përgjigjur kushtrimit të UÇK-së në mbrojtje të pragut, nderit të familjes, popullatës dhe në mbrojtje të atdheut.

Ky djalosh edhe pse shumë i njomë në moshë, në asnjë çast nuk kishte hezituar t'i bashkohet radhëve të UÇK-së, së cilës ishin duke iu bashkangjitur shumë djem dhe vasha nga të gjitha nga të gjitha trojet shqiptare.

Gëzim N. Ferizi i lindur në vitin 1982 në Skënderaj, ishte rritur dhe frymëzuar në një familje patriotike dhe e kishte shumë vështirë kur armiku bënte masakra dhe krime të llahtarshme nëpër Drenicë e gjetiu dhe për këtë arsye kishte marrë armën në dorë në mënyrë që t'i dalë në ndihmë popullatës civile e cila ishte gjithandej nëpër fshatrat e këtij rajoni.

Këto masakra Gëzimin e kishin hidhëruar pa masë dhe për këtë qëllim me disa shokë kishin formuar një pikë mbrojtëse ndërmjet fshatrave Lubovec dhe Tërdevc nga e cila mbronin popullatën civile, e cila gjendej aty për rreth që të mos depërtonin forcat paramilitare dhe militare serbe për të kryer ndonjë krim ndaj tyre.

Kështu, më 28 maj të vitit 1999 gjatë një beteje me këto forca armike, pikërisht në këtë vend kishte rënë për të mos vdekur kurrë. Ai ra dëshmorë, edhe pse ishte shumë i njomë, i kishte vetëm 17 vjet dhe sot në këtë vend familja, shokët, miqtë dhe shoqatat e luftës i kanë ngrit lapidarin së bashku me disa shokë tjerë, te i cili bëhen homazhe të përvetjshme dhe kujtohet figura e tij duke mos u harruar asnjëherë.

Varri i dëshmorit - Gëzim Nebih Ferizi

Familja Ferizi në Skënderaj, rrethinë dhe më gjerë njihet si një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Nga kjo familje, babai Nebiu, qysh në vitin 1989 ishte dëbuar nga puna në Kombinatin Trepça nga regjimi i dhunshëm serb. Edhe pse ishte i vetmi burim që mbante familjen, por nuk kishte pranuar politikën dhe masat e dhunshme serbe që të aplikoheshin në këtë Kombinat. Jo vetëm këtë, ai haptas kishte kundërshtuar politikën diskriminuese dhe shtypëse serbe që zhvillohej në atë kohë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ai në luftën e fundit, jo vetëm që iu kishte bashkuar dhe ishte pjesëmarrës aktiv i luftës, por ishte edhe komandant në Shkollën ushtarake të UÇK-së në fshatin Gradicë. Dhe, sot ai është edhe kryetar i Shoqatës së veteranëve të UÇK-së për rajonin e Skënderajit dhe puna e tij është ndihma dhe mbështetja e këtyre pjesëtarëve.

Duhet përmendur se për veç Gëzimit, djalit më të vogël të Nebiut, luftës së UÇK-së iu kishte bashkangjitur edhe Muhameti djali tjetër, i cili padyshim se kishte dhënë kontributin e tij të çmueshëm për lirinë e Kosovës. Nga kjo familje e ngushtë e Nebiut kanë dal dy veteran të luftës dhe një dëshmorë, shembull jo i shpeshtë në historinë e kësaj lufte.

Ky shembull tregon se kur është në pyetje mbrojtja e pragut të shtëpisë, nderit të familjes, popullit dhe atdheut nuk ka shembull më sublim se të vdiset për këto vlera dhe virtyte të larta kombëtare. Radhitja e tyre në anën e këtyre vlerave është kontributi më madhor për lirinë e këtij vendi, por edhe për gjeneratat e ardhshme, të cilat duhet të kujtojnë këto sakrifica. Përkujtimi ndaj dëshmorëve dhe sakrificës së popullit e bënë më të lehtë rrugën e tyre për një të ardhme më të mirë.

Lavdi dëshmorit të kombit Gëzim N.Ferizit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm