Menu

Tradhtarët të goditën prapa shpinës, por s'të vranë dotë !..

User Rating:  / 0
PoorBest 

Avni Beqiri - Dëshmor i kombit

Kushtuar dëshmorit të kombit Avni Beqiri

Nga Islam Krasniqi - Populli shqiptar gjithmonë në luftë për liri dhe pavarësi, gjithmonë i gatshëm për sakrifica vetëm e vetëm që të jenë të lirë dhe pavarur, të jenë të barabartë me popujt tjerë të Evropës. Sot është përvjetori i Komandant Drenicës Avni Beqiri, ushtër i tri luftërave çlirimtare, pa pushuar asnjëherë për ribashkimin e Shqipërisë, deri sa ra heroikisht në Maqedoninë e sotshme.

Avni Fazli Beqiri (Drenica) trimërinë e kishte trashëguar nga prindi i tij Fazli Beqiri, i cili ra dëshmor për çlirimin e Kosovës, dhe amanetin e prindit u mundua ta qojë në vend ti bashkoj tokat shqiptare, ta kthejë buzëqeshjen në krahët e shqiponjës, e cila ishte skuqur me gjake të njomë të dëshmorëve të kombit.

Avni Beqiri - Dëshmor i kombit

Avniu lindi ne Aqarevë të Drenicës Martire me 25.07.1980

Shkollën fillore e kreu ne Aqarevë, të mesmen në Ujmirë të Klinës, duke par se ne luftë kishte edhe bashkë moshatar, ai niset i vetëm në drejtim të Dukagjinit për të kaluar kufirin Shqiptar me qëllim për të marrë armë dhe municion.

Për fat të mirë Avniu radhitët në brigadën e Dukagjinit. Fillimisht sistemohet në Voksh, i cili merre pjesë në luftimet e zhvilluar në këtë zonë, si Voksh, Gllogjan, Baballoq, Junik e shumë e shumë beteja çlirimtare.

Babai Fazliu, Deshmor i Kombit, i cili vepronte në Aqarevë të Drenicës Heroike, dhe familja, kishin humbur çdo kontakt me të, nuk dinte asgjë për fatin e Avniut, mirëpo Regjep Selimi epror i lart i UÇK-së takon rastësisht në Dukagjin dhe njofton familjen se Avniu ndodhët në Dukagjin, i radhitur në brigadën e Shqiponjave. Pas ca muajve Avniu kthehet ne Aqarevë në vendlindjen e tij, ku radhitët në brigadë pran babait të tij.

Avniu u be si motor i UÇK-së, sepse ishte i gatshëm ku do që lyptë nevoja i cili edhe plagosët në Prekazin Legjendar, në këmben e majtë, dorë dhe në fytyrë.

Për shërimin e tij, dërgohet në spitalin e Likofcit, dhe ende pa i kuruar plagët, përsëri kthehet ne vijën e frontit.

Me 26.03.1999, forcat policore ushtarake serbe marrin aksion të përgjithshëm kundër bazave te UÇK-ës, atë dite bije ne altarin e lirisë Babai i Avniut, Fazli Beqiri, luftëtar i shquar dhe i kalitur nder beteja.

Avniu nuk e ndal luftën as pas rënies së Babait, vazhdoj rrugëtimin e ti për ta quar në vend amanetin e babës, çlirimin e tokave Shqiptare, u nisë rrugës së Preshevës, rrugës drejt Kosovës Lindore, ku u radhit në radhët e UÇPMB-së.

Avniu e njohu armikun sepse me të ishte takuar qindra herë në Drenicë, Dukagjin dhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe ja dinte pikën e dobët së ku ti godiste, dhe armikut i kishte futur frikën në ashtë sa që pushka su ndal asnjëherë nëpër aksione.

Pas arritjes së marrëveshjes të nënshkruar për përfundimin e luftës, ai me shumë shok nga trevat shqiptare mori rrugën për Kumanovë, ku kishte filluar lufta, për ti dalur në ndihmë popullit shqiptar, shkojë në vendlindjen e Ismet Jasharit Komandant Kumanovës, u vendos në Orizare aty ku Ismet Jashari u ushqye me trimëri dhe atdhedashuri.

Ilirida u bë shtëpi për Drenicakun, mirëpo këtë trim në ballë askush nuk mundi ti del, sepse Zoti e kishte mbushur me forcë, dhe sytë e ti si të shqiponjës që të vështron nga larg armikun.

Avniu ashtu si shumë atdhetar të çështjes Kombëtare në historinë e Shqipërisë, ashtu siç u vra Avni Rrustemi, Bajram Curri, Hasan Prishtina u vra edhe Avni Beqiri prapa shpinës nga dora tradhtare, të cilët ende punojnë dhe ju shërbejnë armiqve, por Avniu nuk do të vdes kurrë sepse për të do të shkruaj historia, do të thuren vargje dhe këngë për ty. Lavdi jetës dhe veprës së Avni Beqirit, përkulemi me nder dhe krenari para varrit të ti.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm