Menu

Një luftëtari Dardan

User Rating:  / 0
PoorBest 

Rrahim Beqiri - Komandant Roku

I

Shkruan: Faton Krasniqi - Kopërnica ishte e banuar nga Iliro-Dardanët që herët, ajo njihej me emrin e vjetër Kopra, kalaja e saj ishte në krye të fshatit ku edhe sot e kësaj dite dihen themelet e kësaj kalaje Dardane. Kopra, tokë e banuar nga trungu ilirian, nga ajo gjetën frymëzimin shumë burra, trima, luftëtarë. Nga historitë e luftëtarëve të saj u frymëzua edhe gjyshi i komandant Rokut që quhej edhe ai Rahim Beqiri. Komandant Roku trashëgoi emrin e gjyshit të tij Rahimit, e gjyshi i Rokut ishte luftëtar i Mulla Idriz Gjilanit në Betejën Kikës (1945), ku edhe u plagos në këtë betejë. Pas plagosjes së tij çetnikët i bien në fije se Rahim Beqiri gjyshi i komandant Rokut ishte ende gjallë, e zënë dhe e burgosin në burgun e Gjilanit, ku e torturojnë, e rrahin brutalisht, e malltretojnë dhe pas gjithë asaj torture çnjerëzore gjyshi i komandant Rokut, Rahim Beqiri vdes në burgun e Gjilanit, shërbimi sekret i atëhershëm jugosllav e varros diku në Gjilan, por varri i tij edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Komandant Roku ishte i frymëzuar që në fëmijëri në trimëritë dhe historitë e gjyshit të tij që vdiq për Kosovë e Shqipëri. Kjo familje rrugëtimin patriotik nuk e ndali kurrë, Roku i priu këtij rrugëtim historik me betejat e tij në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Iliridë.

Rahim Beqiri - komandant Roku lindi më 1 janar 1957 në fshatin Kopërnicë të komunës së Dardanës, i njohur me emrin e luftës komandant Roku, ishte pjesëmarrës në tri luftëra për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare, Roku ishte një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë luftës së Kosovës 1999, komandant në UÇPMB-së, dhe së fundi komandant në UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Iliridë në vitin 2001).

Rahim Beqiri ishte pjesëmarrës i protestave të vitit 1981 në Prishtinë, aktivitetin e tij për çështje kombëtare nuk e e ndëprue për asnjë çast, Rahim Beqiri ishte në ball të çdo organizimi komunal duke i prirë rinisë dardane në protesta në aktivitete kulturoro-sportive, po ashtu në vitin 1989 me një grup shokësh kishte organizuar shkuarjen në Mitrovicë me qëllim për t'ju dhënë përkrahje morale minatorëve të ngujuar në tunelet e Trepçës. Rahim Beqiri do të mbahet mend si qytetari i parë i Kosovës që shqeu dhe e dogji në zjarr fotografinë e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç.

Fill pas këtyre ngjarjeve dhe aktivitete me motive patriotike Rahim Beqiri u hetua nga UDB-ja për disa ditë me radhë, aktiviteti i tij filloi t'ju pengoj organeve të brendshme të sigurisë së Jugosllavisë, Rahim Beqiri u mbajtë për dy muaj në burgun e sigurisë lartë, në burgun e Dubravës. Rahimi ishte nga ata djem që nuk pajtohej me gjendjen e rëndë politiko-ekonomike të Kosovës, pasi populli shqiptar në Kosovë po vuante shumë nga reprezaljet e Jugosllavisë së atëhershme; një pjesë e shqiptarëve të Kosovës për shkak të dhunës dhe terrorit serb në fund të viteve të '80 dhe fillimviteve të '90 kishin filluar ta lënë vendin dhe të mërgonin në shtetet perëndimore evropiane, por edhe ne Amerikë, Kanada, Australi.

Komandant Roku në vitin 1999, pas përfundimit të Luftës së Kosovës me çdo kusht kërkonte që lapidari për ushtarët e UÇK-së të Agush Isufit dhe vëllezërve Sabri e Driton Krivaça të ndërtohej te Ura e Madhe, aty ka ranë heroikisht për lirinë vendit djemtë e Dardanës, dhe të nderoheshin trimat e Dardanës për luftën e tyre për lirinë e vendit, dhe lapidari u ndërtua, edhe pse pati shumë probleme dhe vështirësi të ndryshme lapidari i dëshmorëve për Agush Isufin dhe vëllezërve Sabri e Driton Krivaça u ndërtua fal angazhimit të ushtarëve të UÇK-së të Zonës Operative të Karadakut dhe angazhimit të komandant Rokut.

Rahim Beqiri - komandant Roku në fillim të Luftës në Kosovë, ai u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën Operative të Karadakut, në fillimi veproi në sektorin e logjistikës të Zonës Operative të Karadakut, në këtë detyrë veproi së bashku me njësitë që ishin organizuar në fshatin e tij të lindjes - në Kopernicë; në furnizim të kësaj zone dhe zonave tjera të luftës si të Llapit dhe Gallapit. Furnizimin me miell dhe gjëra të tjera ushqimore e bënin nga mulliri i fshatit që njihej me emrin mulliri "Prapashtica", një mulli shembull për humanitet dhe solidaritet, që pronarët e këtij mulliri meritojnë nder dhe respekt nga shteti i ynë, që nuk i la luftëtarët e lirisë dhe qytetarët e saj pa bukën e gojës, pika tjetër e kësaj njësie të logjistikës së kësaj zone ku vepronin ishte në fshatin Gmicë. Rahim Beqiri-komandant Roku më vonë ishte emëruar komandant kompanie në njësinë "172 Isa Kastrati". Më pas ai u bashkua me Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së, dhe ishte themelues i zonës së UÇPMB-së në Qarr.

Roku ishte një nga komandantët e Brigadës "112 Sherif Jonuzi e Enver Bajrami" të UÇPMB-së, dhe pas fillimit të luftës në Maqedoni në vitin 2001 ai u bashkua me UÇK-në, e cila është aktive në rajonin e Tetovës. Komandant Roku me luftëtarët trima nga Dardana dhe me disa luftëtarë tjerë nga Kosova futet në Iliridë, në Tetovë, më konkretisht në Veriperëndim të Tetovës, të cilën e çliruan dhe e mbajtën nën kontroll për disa ditë me radhë. Roku me luftëtarit e tij në Tetovë e fituan çdo betejë nga sllavomaqedonët, humbjet e armikut ishin të panumërta, emri i tij ishte bërë tmerr i armikut, emri itij simbolizonte shqiptarin e vërtetë në luftë për lirinë e popullit dhe tokës arbënore; komandant Roku në betejë me forcat sllavomaqedonase të sigurimit u plagos shumë rëndë nga një predhë në periferi Tetovës- në Drenovec, gjatë Betejës së Dytë të Tetovës. Ai u transferua menjëherë në spital në Poroj, dhe më pas në spitalin e Prishtinës, ku edhe vdiq më 2 gusht 2001, në ora 21.15 minuta.

II

Historitë tona të mbushura me luftëra kreshnikësh, krisma shpatash e katanash, gjëmime topash e martinash; betejë pas beteje, luftë pas lufte rrugëtoi etnia jonë Iliriane. Ky vend, kjo tokë arbnore e ushqeu trungun e saj me gjakun e trimave dhe trimëreshave arbnore në çdo periudhë të historisë sonë kombëtare. Kjo djalëri, kjo vjazëri dardane i tha gjithmonë po ftesës shqiptare, ne jemi këtu për t'i ruajtur varret e të parëve, djepat fëmijëve që s'lejojmë të na i nëpërkëmbin të huajt fare, këtu jemi e do të jemi për të ruajtur nderin e krenarinë e motrës e nënës shqiptare. Këtu do të jemi...këtu do të jemi. Në hënë e diell bëmë benë, për Shqipërinë e lëmë bukën e hamë dhenë. Nëpër male zanat atje ku janë rritë, rriti shtatin një djalë dardan trim i pashoq Rahim Beqiri emrin po ia thonë, trashëgim nga babë e babëgjysh martinën në mur e kishte ruajtë, erdhi dita që barutin nga gryka për t'ia qitë. Shqipëria kishte një të shenjtë nga Dardania komandant Roku e thërriste djalëria; Tetova, Shkupi, Gostivari, Dibra, Ohri, Kërçova, Kumanova, Struga, pa këto do të mbetej e mangët Shqipëria. Ftesë atdheu, e si të mos i përgjigjem Sharrit plak, për t'ia rujatur historinë, nderin e lavdinë, atje kemi Drenovcin një damar i pakëputur Shqipërie që na fton të jemi pjesë e kësaj lavdie. Komandant Rokun e fali nënë Dardana, pushkën e tij e mbushën kreshnikë e zana.

Mbreti Agron, Skënderbeu, Oso Kuka, Jakup Ferri, Çerçiz Topulli, Isë Boletini, Idriz Seferi, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Agim Ramadani e gjithë ata trima heronj legjendarë në panteonin e pavdekësisë priten Rahim Beqirin-Rokun trimin e Tetovës e gjithë shqiptarisë. Rahim Beqiri- Roku nuk ishte vetëm luftëtar, ishte trim, besnik, vizionar, patriot, strateg, i pathyeshëm, i paarritshëm i palëkundur e gjithmonë fitimtar. Trimëri, guxim, vendosmëri, vazhdimësi e traditës familjare në luftë për liri, për çlirimin e çdo toke shqiptare aty ishte komandant Roku, aty ishte ai; Drenoveci pati fatin t'ia dëgjoj krismën martinës së tij. Po Shqipëria pa burra nuk do të bëhej kurrënjë, edhe një Rahim Beqir ra për të, për të mos vdekur kurrënjë. Komandant Roku nderi i kombit, pushkë Dardani nga Dardana e Dardanisë, temrri i armikut shpresa e Shqipërisë, pushka e tij lavdia e historisë, djalë Shqipërie, luftëtar lirie për Tetovën legjendare ra, në frymën e fundit Roku tha: "Gjaku im si ujë gurre le të të shkojë, Ilirida le të rrojë, djalë pas djali, nip pas nipi, amanet Shqipërinë të ma nderoni, se pa Iliridë e pa Dardani, s'ka shqiptarë, s'ka Shqipëri".

Tetovë e Dardanë ndjehuni kernare, shqiptarisë i dhatë një legjendë lufte e trimërie, vepra e tij vepër atdhedashurie, këngë për të - këngë lavdie, vargje për të - nder Shqipërie, lapidar për të - simbol qëndrese djalërie, poezi për të - vlerësim akti e trimërie. Tubim për të – kujtim i një vigani Dardanie. Kështu na mësoi gjyshi, na mësoi historia si ta duam lirinë e si ta mbrojmë Shqipërinë, trim Rahim Beqiri për Shqipëri jetën e ke dhënë të nderon Shqipëria te nderojmë ne te tanë.

Tri lufta një lavdi, një hero shumë krenari!

Qoftë i paharruar Roku jonë, kujtimi për të ndjenjat kombëtare na i shton!

Lavdi trimit të Dardanisë këtij vigani të shqiptarisë!

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm