Menu

Acari i dhjetorit në kufirin Shqiptar

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mujë Krasniqi "Kapuçi"

Kushtuar Mujë Krasniqit-Kapuçit

Dhjetori i ftoftë, bora kishte ra deri në dy metra mbi tokë, Mujë Krasniqi -Komandant Kapuçi- niset nga shqipëria me 145 ushtarë, së bashku me vllaun Alin, Beqir Gashin, Rifat Mziun, Luljeta Shala dhe shum luftëtar të lirisë. Pasi hynë në Kosovë, në mengjesin e hershëm binë në pritë, Ku Komandant Kapuçit me vllaun e tij Alin, Beqes dhe 39 luftëtarve ju pushoi trupi aty, ku ranë heroikisht për të mos vdekur kurr.

Mujë Krasniqi ishtë një ndër celulat e pra të UÇK-së, i cili ishte krahu i djath i Adem Jasharit, ku me vite qëndroj në shtëpin e tij, e deshti Luanin e Adrianin, ku as vdekja nuk i ndau, deshti Zahirin e Rasimin Sandokanin dhe Ilirin që këtë popull e benë krenar.

Asnjë herë nuk pushove për Liri, ishe urë lidhse mes Drenices, Dugagjinit dhe Pashtrikut, ishe vigan i UÇK-së, plaget tua asnjëher nuk prite që të kurohen, katër herë u plagose, ku ënde pa e mbaruar sherimin more rrugen për në front, atje ku ishin ushtarët e tu. Shkove në shqipëri për sherim, por u ktheve në altarin e liris, ideali yt ishtë i paster, dhe i pastër shkove që sot të kendon Kosova, Shqiperia e Tetova, Ulqini e Presheva, sot krenohen të gjithë që të njohen.

Dhjetori i lavdishem gjithmon na merzit, në të njëiten kohë na benë edhe krenar. Ty të moren nga ne, por ja dhuruan Liris së Kosovës ëmrin tend,

Ju këndove shokëve tu që ranë për Liri, i kendove Luanit qe aq shum e deshte, i cili me plaget e tij pushoj mbi gurin qe gjaku juaj e shkriu, thyet muret që na i nderëtuan padrejtësisht që shqiptaret të mos jetojn bashk. I këndove Adrianit e Besnik Restelices që asnjë her nuk u pajtove që nuk janë fizikisht me ty, I këndove Kosovës qe edhe jetën ja fale.

Gjithmon pas aksionëve ju bashk me Beqen ju kënduat shokëve, ju kënduat që ti harrojnë dhimbjet e plagëve, sepse zeri i tyrë i ambel ishtë sherim për ta.

Vargjet që i intërpretove në tytën e pushkes dhe në telin e çiftëlis, sot i kendojn të gjithë:

Oj Kosovë e Kuqe do ta sjellim dritën
Gryka jonë e skuqur ngjall Azem Galicen
Toka jonë e ndezur po lahet me gjak
Ty ta falim jetën dhe nau duket pak

14 dhjetori i vitit 1998 data që lindët përseri, datë që shkruajti histori me penden që ishtë mbushur me gjakun tuj, për ta shkruar ëmrin e Liris së Kosovës, ku atë ditë u skuq bora nga gjaku i 42 djemëve dhe vajzavë me të mirë nga Shqipëria, të cilet i kputen telat që europa poshtër dikur na i thuri në mes, atëher kur shqiptaret filluan të vendosin vetë për fatin e tyre.

Ju ishit ata që e betë realitet ënderr shekullore të popullit shqipëtar, ku s'ju ndali as shiu as bora për ta larguar kepucen e shkaut nga kjo Tok arbrore. Ju na treguat së Lira e një popullit është shumë e shtrejtë dhe nuk ka çmim për ta paguar atë, por atë e paguajm me jetën e me të dashurëve tonë, ku ti dhe 152 ushtaret e brigades tënde, ja falet jetën Kosovës.

Kënga jote ishtë frymzim për UÇK-në, i jepte shpirt popullit, i cili ishte vetë UÇK-ja, gjersa pushka jote mallkim për armikun. Asnjë herë nuk pushove, nga aksioni në aksion, modestia jote nuk lejoj hirarki në brigaden tënde, në Drenicen Heroike, sepse ti ishe ai që i prishe aksionit dhe për atë të quajtën Luani i Betejave.

Të harruan shoket, vetëm në fushata zgjedhore të përmendin, e harruan familjen tënde, kulla jote ka mbetur në gjyst më shumë së dhjet vite, varrezat ku qëndron ti me shokët tuaj, i ka mbuluar bari, Flamurin te varrezat tuaja e gris sshiu dhe bora, e këta pritojnë ta ndrrojnë.

Disa ënde kapen pas ëmrit tend, sepse hija jote i mban gjall, të përmendin gjithkund, për të ndërtuar karrieren e vetë, mirpo për ty dhe familjen tënde kurr asgjë nuk benբ.

Amaneti juaj ka filluar të harrohet, Motoja "Bac u Kry" skishte qenë e vërtet, sepse sot Kosova po ndahet me murë, sepse ata që mashtruan në luft sot po tradhetoin në paqe, por rrini të qetë, sepse ju e dhatë provimin.

Shpirti juaj fisnik hyri në kujtesën e popullit, i cili gjithmonë do të përkulet para veprës suaj, andaj do të kujtoim gjithmon ditëlindjet tuaja, Komandant Kapuçi, me 6 Qeshor dhe 14 dhjetor, sepse kujtimi jonë për ju do të mbetët gjithmon i fresket !....

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm