Menu

Abedin Rexha - SANDOKANI - Feniksi i Lirisë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Abedin Rexha - Sandokani

Çdo herë kur shkruajm për heronjët na mungojnë fjalët, nuk mund ta themi atë që e mendojm, sepse nuk egzistojnë fjalë qē ta përshkruajmë jetën, veprën e tyre të lavdishme.

Abedin Rexha, e deshti shkollën, deshti familjen, por Lirin e çmonte më shumë, ku edhe ja fali jetën.

Abedin Rexha e dinte se arsimimi i një populli ishte arma më e fuqishme në rrugëtimin për Liri dhe Pavarsi, dhe vazhdoj studimet në Universitetin e Mitrovices, mirpo UDB-a dhe policia serbe ju lëshuan prapa si skiftera, duke e maltretuar, prangosur, rrahur disa herë, duke e lënë të alivanosur përshkak të idealit të tij të pastër, në rrugëtimin për Liri dhe Pavarësi, ku u detyrua ti ndërprej studimet dhë të merr rrugën e mërgimit, ku u strehua në Gjermani.

Pas një kohe shumë të shkurtër, Abedini me njohurit që i posedonte, ai në Gjermani filloi të punoj me një Radio të gjuhëve të huaja.

Edhe pse larg atdheut, asnjëherë nuk pushoi për vendlindjen e tij, për Shqipërin, që ti largoj gurët që i'a vunë në mes ata që e coptuan Shqipërinë.

Kur atdheu dha kushtrimin, Abedini refuzoi shtetësin e shtetit Gjerman dhe me shok u nisën si zogjët drejt foles, për ti dalur zot atdheut, ku zemra e tij e madhe nuk pushoj asnjëherë, por mbulonte shqipërinë me krahët e tij si shqiponjë, mbi malet shqiptare.

Ashtu siq u betua me shok, ashtu nuk u nda nga ta, sepse e dinte vlerën e  Lirisë, ideali juaj ishte aq i paster,  sa që nuk ju ndau as vdekja, ku të gjithë së bashku shijuat pavdekësin.

Në kafaz nuk ka liri, nuk e dashte robërin, u munduan të ju vrasin por harruan se legjendat vetëm rilindin dhe kurr nuk vdesin.

Abedin Rexhën e kishin ngarkuar me detyrën e  Komandantit të Brigadës 112 "Arben Haliti", e cila vepronte në Zonën Operative të Drenicës, brigad që armikun e kishte në tyt të pushkës, e cila ja tregonte ferrin armikut, ku Sandokanin se ndalte shiu as bora, as acaret me orteke bore, gjithmonë i printe kolonës për në beteja.

Me shikimin e tij të mprehët dhe trimërin e zemër Luanit, asnjë herrë nuk pushoj, gjithmonë rrinte në aksion duke ja bërë të pamundshme qëndrimin kriminelëve serb në Drenicë, në dugagjin e në pashtrik, ku edhe lëvizjet ju ndaloi, sepse gjithmonë rrinte në aksion.

Bernhard Kushner ka thënë  “Po të kishte çmim Nobel për liri, ai do t´i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij" ku edhe Abedin Rexha-Sandokani ishte pjes e familjes se tij, sepse kurr nuk u ndan njeri nga tjetri. 

Ti o trim i shqipërisë,
kalovë në përjetësi,
bashk më trimat e dardanis,
u kalitet për ditë të Lirisë,
Ishtë mbret i aksioneve,
bashk më Mujën e Ademin,
Adrianin dhe Shkelzenin që
i falën jetën këti vatanit. 

Gjithmonë në beteja u niste me  kënget e  Mujë Krasniqit bashkë me Beqën, këndonin këngen për Luanin, këngën për Avni trimin, këngn që ndër breza na frymëzonin që jemi shqiptar, këng që na edukuan t'mos shitemi në dëm të kombit dhe shokët në besë kurrë mos t'i presim, mirpo armiku u fut në mesin tuaj, duke ju sulmuar në pabesi, por ti qëndrove  dhe po qëndron si kandil i përjetësisë.

Mes jetës dhe vdekjes ti zgjodhe pavdekësin, që me gjakun tuaj shkruat historin, i falet jetën kësaj tokë, që dielli të lind përsëri. Gjithmonë do t'ju kujtojmë nëpër këng e poezi, brez pas brezi, do përkulëmi para veprës suaj madhështore, ende nuk është realizuar ëndrra dhe amaneti juaj, por ju premtojmë se nuk do të pushojmë deri në përmbushjen e tij, e ata që u vërsulën mbi ju, do jenë vetëm njolla që u munduan të njollosin rrugëtimin shekullor, për bashkim kombëtarë.

Islam Krasniqi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm