Menu

Komandant amanet, ruama armën!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Fshati po digjej tym e flakë. Nuk kishte kthim prapa. Po zhvillohej luftë e rreptë në istikame. Djemtë e shqipes nuk dorëzoheshin. Ishin betuar se më parë do të jepnin jetën se do ta falnin atdheun. Komandant Guri Shqipes i printe luftës. Ai po luftonte në ballë të frontit. Lufta nuk kishte përfunduar. Gjaku po derdhej për liri. Jeta nuk kursehej aspak për ta falur nëpër vijat e frontit në malet dhe fushat e këtyre trevave. Në të dy anët e malit krismat nuk pushonin.

Vetëm përroi i ndante gjuajtjet. Lufta kishte arritur kulmin. Liri ose vdekje! Nuk ka tërheqje mbrapa, nëse do të shkelen këto toka dhe nuk do mund të fitohet liria. Të gjithë në sulm deri në vdekje. Edhe të vdekur nuk do i lëshojnë trimat pozicionet e tyre. Maleve dhe fushave u vinte erë baroti. E kjo erë kishte filluar të përzihej me erë gjaku e me aromë lirie. Komandant Guri po i printe luftës me ushtarët e tij. Tek vendi "Ku piqen qershitë" dilte tym e flakë.

Mu aty pranë përroit tek "Kroi i ftohtë" do të bien tre dëshmorë.

Gjaku i tyre do të ujisë lëndinën së bashku me barin e njomë pranveror. Do të bien dëshmorët e lirisë, Korabi, Jetoni e Kastrati. Ranë tre djem për liri. Djemtë e këtij atdheu. Ata e përqafuan lirinë me mall e dashuri. Jetoni ishte njëri ndër dëshmorët me të rinj që e puthi i përgjakur këtë tokë. Komandant Guri u kthye nga pozicioni i tij. U afruan më afër tre dëshmorëve të kombit. Ua puthi plagët. Jetoni akoma kishte shenja të jetës. Hapi sytë dhe pranë vetes pa komandant Gurin.

I hodhi sytë drejt tij dhe i tha: Lamtumirë komandant! Mos e harroni amanetin! Kam një porosi komandant!

Të lutem ma ruaj pushkën me të cilën luftova. Do të vijë koha shumë shpejt dhe do të më duhet përsëri.

Mirupafshim, komandant!

Mbylli sytë dhe iku në botën e amshuar fytyrë njomë, dëshmori më i ri i kombit Jeton Bardhi.

Nehat Jahiu

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm