Menu

Radio Kur’ani, Radio Stacioni më popullor në Egjipt

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit (29 qershor - 28 korrik), Radio Kur'ani ishte radio stacioni më i njohur, më i dëgjuar, më popullor në në Egjipt, sipas një sondazhi.

Anketa është realizuar nga zyra e marrëdhënieve me publikun e Shoqatës Egjiptiane të Radios dhe Rrjeteve Televizive, sipas raportit të agjencisë el-Bawaba News.

Abdul Halik Jusuf, një zyrtar i shoqatës, tha se sipas sondazhit, 97.5 për qind e dëgjuesve të radios thanë se kanë dëgjuar programet e Radio Kur'anit gjatë muajit të Ramazanit.

Ai tha se programet në Këndimin e Kur'anit, me Tertil dhe Texhvid, si dhe ato programe ku flitej për parimet islame ishin më të popullarizuarat në mesin e programeve të Radio Kur'anit.

Radio Kur'ani i Egjiptit ishte përzgjedhur si radio stacioni me numrin më të madh të dëgjuesve gjatë muajit të Ramazanit të vitit të kaluar, gjithashtu.

Egjipti është një vend me shumicë musliman me një histori të rëndësishme të veprimtarive Kur'anore, sidomos në fushën e këndimit të Kur'anit.

Egjipti ka prezantuar në Botën Muslimane disa nga kënduesit më të njohur dhe më popullor të Kur'anit duke përfshirë Abdul Bassit Abdul Samad, Muhammed Siddik El-Minshavi, Mustafa Ismail dhe Muhammed Rifat.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm