Menu

Xhamitë në Gjermani i hapën dyert për të gjithë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Muslimanët në Gjermani i hapën dyert e xhamive të tyre për jo-muslimanët të premten me shpresën për të eliminuar paragjykimet kundër muslimanëve dhe për të inkurajuar shkëmbimin kulturor.

"Për fat të keq, jemi dëshmitarë të një frikë në rritje nga Islami dhe armiqësitë kundër myslimanëve janë në rritje në shoqërinë gjermane," tha për gazetarët Ender Çetin, kryetari i Shoqatës së Xhamisë Shehitlik, në Berlin, me rastin e ngjarjes me titull: "Dita e xhamisë së hapur".

"Mysafirët tanë gjermanë këtu shpesh na pyesin rreth dhunës dhe terrorizmit dhe nëse ato kanë ndonjë rrënjë në Islam. Ne ju themi atyre vlerat reale të Islamit, duke i informuar ata për aktivitetet tona kundër ekstremizmit. Ne jemi duke u përpjekur për të reduktuar paragjykimet kundër muslimanëve, "tha Ender Çetin.

Raportet e fundit të vrasjeve të dhunshme dhe krimeve të kryera nga ISIL-i, i ashtuquajturi Shteti Islamik në Irak dhe Levant, kanë ndezur dyshime dhe një reagim negativ ndaj myslimanëve në të gjithë Gjermaninë.

Gjermania ka rreth katër milion muslimanë; rreth tre milionë prej tyre janë me prejardhje turke. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, përfaqësuesi publik nga Infratest-dimap, 42 për qind e gjermanëve tani e shohin fenë Islame si "agresive" dhe 38 për qind si një "kërcënim".

Këshilli Koordinues Musliman i Gjermanisë, një platformë që i ka bashkuar katër organizatat më të mëdha muslimane në Gjermani, shprehu shpresën të premten se me "Ditën e xhamisë së hapur" ata do të jenë në gjendje të paraqesin për shoqërinë gjermane aspekteve të ndryshme të jetës së komunitetit musliman dhe të përgjigjen pyetjeve rreth Islamit.

Organizatorët thanë më shumë se njëqind mijë vizitorë ndoqën ngjarjet në më shumë se 700 xhamitë në të gjithë Gjermaninë.

Stefan Streicher, një gjerman i ri i cili vizitoi një xhami për herë të parë i tha Agjencisë Anadolu se ai ishte i impresionuar nga vizita në Xhaminë Shehitlik në Berlin.

"Kjo është një ndërtesë e bukur. Kur zbatha këpucët, para se të hyjnë në xhami, nuk ishte diçka e zakonshme për mua. Në përgjithësi, unë kam një përshtypje pozitive, "tha ai.

Sabine Schwanz theksoi se si e krishtere, ishte interesante për të mësuar më shumë për Islamin.

"Këto lloje të ngjarjeve të ndihmojë në uljen e paragjykimeve," theksoi ajo.

Burimi: Anadolu Agency
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm