Menu

Ku është biblioteka jote..?

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mr.Arbër BerishaKjo pyetje shtruar së pari vetvetes pastaj të tjerve, pra sa në shtëpit tona gjën vend libri dhe sa i kushtohet atij rëndësi. Në perjudhën e prijësit musliman Abdurrahmani III viti 961-diellorë Kordoba e Spanjës islame në perjudhën andaluziane u bë një qendër e rëndësishme kulturore dhe letrare për arabët dhe për të tjerët. Dijet u zgjeruan dhe produktet shkencore u shtuan. Në kohën e tij numri i librave në bibliotekën e kryesore të Kordobës kishte arritur në 400.000 libra. Numri i bibliotekave në gjithë vendin arrinte në shtatëdhjetë dhe në çdo bibliotekë kishte caktuar sekretarë dhe e kishte pajisur me katalogë të përpiktë. U përhapën shumë dhe kopjuesit e dorëshkrimeve, të cilët luanin rolin e shtëpive botuese sot.

Ai i donte dijetarët dhe i vlerësonte shumë ata. Në kohën e tij dolën në skenë një numër i shumtë dijetarësh, si gjykatësi Abdullah ibnu Muhamed, i cili kishte marrë dije nga 230 dijetarë, Ebul Kasim ibnu Debag i cili kishte marrë dije nga 236 dijetarë dhe nuk u mjaftua me kaq, por kaloi dhe në lindje për të studiuar. Ibnu Atije, Ibnu Veddah, Ibnu Abdil Berr, Jahja El-Lejthij u shquan në shkencën e tefsirit. Kurse në fik'h u shqua imam El-Baxhij, Ibnu Asim, dhe Mundhir ibnu Seid. Në filozofi u shqua Ibnu Rushdi dhe Ibnu Meserre El-Kurtubij. Në gjuhë i shquar ishte Ibnu Side dhe Ibnul Kali (autori i librit Amali), që dijet i kishte marrë në Bagdad dhe më pas ishte kthyer në Andaluzi. Në këtë kohë u shfaq një nga poetët më të mëdhënj në Andaluzi Muhamed ibnu Hani, me të cilin banorët e Andaluzisë mburreshin dhe e krahasonin me Mutenebiun dhe Ebu Temmamin në Bagdad, por që ai vdiq i ri. Si historian në Andaluzi u shqua Ibnul Hunije. Dashuria dhe respekti që kishte En-Nasir ndaj dijetarëve, bëri që Andaluzia (Spanja islame dikur) të zhvillohej në shumë fusha. Vetëm në Kordoba, ai kishte ndërtuar 27 shkolla, ku fëmijët e të varfërve mësonin falas. Në kohën e tij, Kordoba u kthye në një qendër që tërhiqte dijetarët, poetët dhe të gjithë artistët. Filozofi Iben Rushdi në lidhje me librat dhe biblotekat thoshte: Feja islame nxit për leximin e librave të qytetëri-meve që na kanë paraprirë, nëse qëllimi i tyre është që njerëzit t'i drej-tojnë nga e vërteta, pasimin e së ci-lës e urdhëron feja jonë.

Kjo përfshin përdorimin e të gjitha mundësive tona për të kuptuar dhe për të rezonuar për studimin e të gjitha krijesave". Ibni Rushdi vazhdon: "Duhet t'i studiojmë dhe të kuptojmë se ç'kanë shkruar në librat e tyre. Pastaj neve na mbetet të pranojmë atë që është në pajtim me fenë tonë, dhe për të ti falënderojmë. Përveç kësaj, gjithçka që nuk është në pajtim me fenë tonë, nuk bën të na hutojë, sepse duhet tua hedhim, të tjerëve apo t'ua tër-heqim vërejtjen për të, dhe të mos i fajësojmë".

Muslimanët sot i kanë lënë pasdore biblotekat ku dihet se ata në tokën e tyre patën shum bibloteka ku dihet se ata në të kaluarën patë biblotekën më të madhe në botë në dorë atë të Aleksandrisë së Egjiptit. Studiuesi Paul Lunde në një artikull për shkencën në Andaluzi shkruan: Kultura islame ishte nje kulture librash teper e larte.

Hyrja e letres nga Kina ne vitin 751 dha nje shtytje per mesimin e ideve te reja qe bota nuk i kishte njohur kurre me pare. Librat ishin më në dispozicion se sa kishin qënë edhe vetë në Romë dhe shumë më të lirë se sa ishin në Perendimin Latin, ku vazhdohej të shkruheshin në pergamene të shtrenjtë. Në shekullin e 12-të një njeri shiti 120 hektarë tokë në mënyrë që të blente vetëm një Libër Orash. Në shekullin e 9-të biblioteka e manastirit të Shën Gallit ishte më e madhja në Evropë. Ajo përmbante 36 volume. Në të njëjten kohë, biblioteka e Kordovës kishte 500,000. Prapambetja kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit në Mesjetë mund t'i atribuohet pjesërisht faktit që arabët kishin letrën, kurse perëndimi latin jo. Duhej diçka më tepër se sa thjesht letra që të krijohej një kulturë shkencore dhe intelektuale si ajo e Spanjës Islame.

Islami, me tolerancën e tij dhe inkurajimin e mësimeve fetare ashtu edhe sekulare, krijoi mjedisin e nevojshëm për një shkëmbim idesh. Sikur të dëshironim ti cekim shkollat të cilat i kanë ndërtuar muslimanët në Andaluzi, biblotekat shkencore, institutet fetare e letrare, do të përpilonim libra të mëdhenj. Dihet se çdo civilizim lexoi dhe mësoi nga civilizimet tjera. Kur Leonardo Bruni e krahasonte Firencen me Athinën, ai pat lexuar Tukididin. Në Firence tridhjet vjetët e para të shekullit të pesëmbdhjetë ishin epoka heroike e njohjes, ku zbuloheshin tekste të reja dhe botoheshin të vjetra,kur dijetarët ishin njëherësh mësues,burra shteti dhe prijës moralë.

Lëmë pas të kaluarën vijmë tek e tashmja dhe e ardhmja që do na pasojë si popuj. Në shtëpit tona sa rafte shtohen në vit me libra, sa lexohet sa diskutohet për librin. Kafenetë sa kan mini-librarit e veta që bashkë me kafe të shijohet dhe leximi i një libri të ri qoftë ai libër në prozë apo poezi,apo libër shkencor, kulturor, letrar etj. Shumë muslimanë pas faljes së namazit të sabahut u drejtohen kafeneve dhe nuk lexojnë qoftë një rresht libri gjatë pirjes së kësaj kafeje.

Xhamitë janë kthyer në vende ku vetëm kryejnë namazin dhe pas namazit nuk mbetet gjë prej atij namazi. Në xhamit tona sot mejtepet janë thuajse inekzistente mësimet dhe përsëritja e librave të rinjë nuk ndodhë thuajse asnjëherë. Biblotekat e xhamive janë kthyer në vende ku lihen këpucët thuajse nuk ka vend tjetër ku të lihen.

Xhamitë nuk kanë më arkive dhe njerëz që merren me dorshkrime dhe perpilime tekstesh, mungojnë kalemxhitë-(shkruesit), mungojnë lexuesit. Kafenetë dhe oborret e xhamive janë kthyer në vende gibeti-përgojimi, shitoret-dyqanet islame në vende ku shitet mjalt, parfuma edhe pse aty shkruan librari islame, kalojnë muaj një libër nuk blehet dhe një libër nuk lexohet edhe pse falas shpesh herë servohet.

Pra ne, ku e kemi biblotekën tonë personale, familjare, në shtëpiat tona,me libra shtëpiat do ndriçonin ku lexohen libra, shpalosen ide të reja për edukim, zhvillim dhe zbulim i teknikave dhe kushteve sa më të mira të jetesës njerzore. Ne duhet të kemi një plan që njerzve që nuk lexojnë ti fusim në lexim, që njerzit që nuk kanë bibloteka tu sugjerojmë ti bëjnë ato sepse atyre biblotekave do ua shohin hajrin fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve si dhe mbarë komuniteti.

Cili është suksesi i biblotekës tënde..?!

1. Bibloteka jote të hapë diapazone të reja, të shton diturinë
2. Bibloteka jote të aftëson dhe freskon për punë zhvillim, edukim
3. Bibloteka jote i shërben familjes, fëmijëve nipave dhe stërnipave
4. Një libër i ri një thesarë më shumë aq më shum thesare aq më shumë pasuri
5. Bibloteka jote u shërben intelektualëve, nxënësve, studentëve, profesorëve, studjuesve.
6. Bibloteka jote u shërben, mjekve, historianëve, sociologëve, letrarëve, psikologëve
7. Bibloteka jote u shërben matematikantëve, fizikantëve, kimistëve, biologëve, shkenctarëve
8. Bibloteka jote i shërben, lagjes, fshatit, qytetit, shtetit, botës
9. Bibloteka jote i shërben, astronomëve, kozmonautëve, gjeografëve, gjeologëve, arkeologëve
10. Bibloteka jote të shërben ty dhe mbarë njerzimit drejt zhvillimit-edukimit e ndryshimit
11. Ku është bibloteka jote, si do ecësh përpara pa lexim pa edukim.

Përgatiti: Imam Mr.Arbër Berisha

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm