Menu

Islami është dashuri..!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mr. Arbër BerishaTë flasësh për këtë sistem të përkryer i cili është platformë,zgjidhje për mbarë njerzimin dhe thërret gjith njerzimin pa perjashtim ta adhurojnë një Krijues me dedikim i cili krijoi çdo gjë me ekzaktësi e dashuri. Islami i tëri thrret në paqe dhe dashuri, andaj Muhamedi a.s thot: Jepni selam mes veti do të duheni. Islami dhe dashuria janë dy gjëra të pa ndara nga njëra-tjetra, sepse vet islami thërret në dashuri e gjëra të mira dhe e futë njeriun në mendime dhe veprime pozitive.

Muhamedi a.s kur mori vesh se kojshiu i tij hebre nuk kishte ushqim tek familja e tijë ndau gjysmën e bukës dhe ushqimit në shtëpinë e tij për tja dërguar këtij kojshiu sepse ai i donte njerzit pa marrë parasyshë besimin që kishin pra edhe pse ishte i një konfesioni besimi tjetër, i shikonte ata me syrin e mëshirës sepse vet ishte dërguar si mëshirë për mbarë njerzimin.

Martin Luter King thoshte: “Duajini armiqt tuaj”. [1]Muhamedi a.s u gjuajt me gurë në Taif por asnjëher nuk u hakmerr por lutej me dashuri edhe për ata që e gjuajtën me gurë, që Zoti ti mëshirojë e udhëzojë kah e vërteta.

Poashtu ngjarja e dhimbshme mbi pejgamberin Jusuf a.s i cili nga vëllezrit e tij injorant u hodh në bunar-pus nga xhelozia që babai tyre Jakubi a.s kishte dashuri më shumë për Jusufin a.s se për djemt e rritur të tjerë. Ata u e dënuan me injorancë dhe hile por prap Jususufi ua ktheu me dashuri dhe mëshirë pa hakmarrje edhe pse Allahu e ngriti në pushtet të lartë ministrorë. Kurani tregon dashurin e pejgamberit Jakub a.s per djalin e tij Jusufin a.s njashtu dhe dashurin e Jusufit a.s për babin e tij dhe vëllezrit e tij bashk me të voglin benjaminin.

Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini". (Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë". Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?" Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve". Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!" Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve! Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".[Jusuf-86-93]

Ai edhe pse u la mes rrugëve nga vëllezërit e vet të padijshëm, sërisht edhe pse kaloi shumë kohë edhe pse Allahu i dha shumë pozitë ai nuk u bë indiferent por me mëshirë ju ofroi atyre dashuri dhe afërsi ku e priti baban e vet me lot në sy dhe duke e përqafuar e me mrekullinë e këmishës dhe lejen e Allahut me dua  dritën e syve  ja kishte rikthyer e shumë e kish gëzuar.

Me dashuri dhe në dashuri thërret ky islam i bukur, ku nënën e baban na urdhëron ti duam, për ta të sakrifikojmë ashtu siç ata për ne në vegjëli u kujdesën. Me dashuri ky islam na meson ta duam vatanin, Ishte viti 622 kur Muhamedi a.s bashk me besimtarët e tjerë u dëbuan nga tokat e tyre vendlindja e tyre u dëbuan nga njerzit e tyre që ishin me besim të gabuar idhujtarë, ata me dhimbje e ndjen largimin dhe dashuria për vatanin atdheun e tyre asnjëher su hiqej nga mendja. Shumë poet musliman e trajtuan islamin dhe thanë se aj flet për dashuri dhë thirr në dashuri e teuhid, njëshmëri të Allahut në adhurim. Poeti rumiu është një art është i gjallë, thoshte Rajnhard-i, kur në gjirin e tij rreh një zemër. Një zemër poeti, një poet i zemrës, si Mevlana, është i lidhur drejt me Dritën e Njësisë (Teuhidit) të All-llahut, i Cili është dritë mbi dritë. Vetëm me këtë Dritë njerëzimit, në përgjithësi, i çelën sytë.

Vetëm me këtë Dritë, shqiptarët në veçanti, kanë m'u ngritë. Vetëm me Dritë dhe Dashuri Hyjnore të gjithë do të korrin fitore. Kur e kishin pyet Mevlanën, çka është Dashuria Hyjnore? Ai është përgjigjur: "Bëhu si unë dhe shihe" Rumiu shprehet: Si mund ta shoh unë dot çkam para e pas.Nëse drita e të dashurit smë ndritë para e pas?. [2]Muslimanët paraqitën model edukimi dhe dashurie edhe ndaj rracave tjera duke mos bër dallime rracore ata zgjodhën Bilalin r.a, thirrsin e parë të ezanit si muezin për ti lajmëruar njerzit për namaz, ata kishin dashuri për të gjith dhe nuk  urrenin askënd.

Islami është dashuri sepse përmes dashurisë ne do u tregojmë të vërtetën të tjerve, dhe dihet se prej urtësive të thirrsit duhet të jetë dhe dashuria e maturia në thirrje në lidhje me këtë Allahu xh.sh na lajmron në Kuranin famlartë: Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.(Nahl-125).

Pra duhet butësi dhe dashuri sepse kështu na mëson Allahu në Kuran: "Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet…" (Ali Imran: 159)

Ne duhet tua prezentojmë me butësi dhe dashuri islamin të tjerve dhe jo me ulërima dhe bërtima e as me tone arrogante siç bëjnë shum ligjerues dhe predikues amator. Duhet pasur kujdes dhe maturi në të folur sepse çka del nga zemra godet në zemër. Prandaj Muhamedi a,s thoshte: Devotshmëria është këtu dhe bënte me dashuri me shenjë në drejtim të zemrës. Muhamedi a.s para se të shkonte Muadh Ibën Xhebeli në Jemen i tha: O Muadh të dua shum, pra para se të nisej në misionin e thirrjes islame si ambasador i islamit në Jemen, pa u nisur ai u këshillua por sëpari me fjalën dashuri u trajtua.

Përgatiti: Imam.Mr.Arber Berisha

15.10.2014


[1] Martin Luter King,”Forca për të dashur”Botimet: Dritan, Tiranë 2005, Fq-18

[2] Mevlana Xhelaleddin Rumi, “Mesnevi poem mistike në gjashtë libra” Vëllimi-I, Botues: Logos-A, Shkup-2010, Fq-52

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm