Menu

Maria mbart dhimbjet e Gazës nga Havana në Mina

User Rating:  / 0
PoorBest 

Maria Lewis Calvo

Maria Lewis Calvo, një zonjë kubaneze e cila e përqafoi Islamin shtatë muaj më parë, ka protestuar gjithmonë ndaj krimeve sioniste në Rripin e Gazës. Ajo mbart dhimbjet e banorëve të Gazës 'dhe vuajtjet nga Havana, kryeqyteti i Kubës, deri në Meke, ku ajo ka krye Haxhin.

Ajo flet me një ton plotë zemërim dhe në veçanti mërzitet kur flitet për krimet monstruoze të Izraelit, duke na përkujtuar Fidel Alejandro Castron, komandantin e revolucionit të Kubës, dhe mbështetjen e tij për çështjen e Palestines.

Maria disa herë e përsëriti lutjen e mëposhtme në Mina:
"O Allah, fali mëkatet e mia dhe ruani Gazën".

E vetmja kubane në Haxh

Maria, 50 vjeçare, tha se ajo është e vetmja qytetare kubaneze që kryer haxhin dhe ajo u ankua për mungesën e një zyre për çështjet e hanxhinjve kubanezë.

Ajo është shumë konservatore kur Al-Jazeera net e pyeti për arsyen pse ajo e përqafoi Islamin; pasi që ajo e konsideron si "një çështje personale që ajo preferon ta mbajë për veten e saj". Ajo, gjithashtu, tha se udhëtimi për në Haxh, Qabe, i mori tri ditë nga Havana në Jeddah.

Në rrugën për në Mekë

Ajo shprehu lumturinë e saj të madhe për të qenë një nga qindra mijëra muslimanë që po e kryenin haxhin këtë vit.

Asil Al-Wael, një djal 17-vjeçar, e ka shoqëruar zonjën kubaneze në Xhaminë e Shenjtë, në Qabe në Mekë, djaloshi punon në Institucionin e Tavafit si punëtor sezonal.

Djaloshi tregoi ngjarjen rreth zonjës kubaneze:

"Kur ajo arriti në Mekë, ajo nuk mund të besonte se ajo vërtet është në Mekë dhe mendonte se ne ishim duke bërë shaka, ajo me këmbëngulje kërkonte që menjëherë ta dërgojmë në Qabe, në Xhaminë e Shenjtë.

Maria tha se ajo ndjeu rrahje në zemrën e saj kur ajo e pa Qaben e Madhnueshme për herë të parë, pastaj filloi të qajë. Ajo shtoi se nuk ka ndjerë asnjëherë më parë në jetën e saj një relaksim të tillë.

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm