Logo

Australi: Xhamitë në Perth, Shkolla Islame, u vandalizuan

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dy xhamitë në Perth dhe një Qendër e Arsimit Islam janë vandalizuar nga sulmet e fundjavës.

Sloganet anti-Islame, përfshirë "Ndal Islamin" dhe duke përdorur blasfemi ishin "pikturuar" me sprej në muret e një shkolle Islame dhe xhami islame dhe shishe birre u hodhën në një xhami tjetër.

Shejh Burhan Mehtar tha se këto llojet të sulmeve anti-fetare janë duke u bërë të zakonshme.

"Ndoshta është më mirë që të injorojmë këtë grup të pakicë që janë duke terrorizuar muslimanët australianë, por ekziston një kufi për atë që njerëzit në fakt mund të tretet dhe ata do të bëhen të frikësuar për këto që po ndodhin," tha ai.

"Këto vandalizma ngjallin frikë në zemrat e zonjave të pafajshme dhe tek fëmijët, veçanërisht për ato, ata, që janë rreth Qendrës Islame, Xhamisë, apo që ngasin biçikleta për ardhur në xhami.

Ai tha se Komuniteti Musliman Australian është shumë tolerant, por shumë prej tyre po trishtohen dhe po frikësohen nga rritja e ndjenjave anti-islamike.

Policia tha se po heton sulmet, mbishkrimet, por nuk ka pasur rritje të krimeve në kohëve të fundit me motive raciale.

"Australia Perëndimore është një shtet tolerant dhe njerëzit duhet të respektojnë diversitetin në komunitetin tonë," tha një zëdhënëse e policisë.

Mbishkrimet erdhën një ditë pas një tubim paqësor kundër Islamofobisë në Perth që u ndërpe nga një grup i protestuesve anti-muslimanë.

Shejh Burhan Mehtar ka inkurajuar publikun e gjerë për të marrë pjesë në një Ditë Kombëtare të Xhamisë së Hapur, të shtunën, për të ndihmuar të përgjigjet për çdo pyetje që mund të kenë në lidhje me fenë.

Xhamia në lokalitetin The Southern River do të jetë e hapur për publikun, me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë turne udhëzuese, pyetje dhe përgjigje në seanca.

"Nëse ka diçka që ju shqetëson apo nëse ju mendoni se muslimanët janë të tillë siç nuk janë, ejani të takohemi.

"Ne shpresojmë se kjo do të jetë një nga mënyrat e krijimit të harmonisë dhe një ekuilibër në shoqëri."

Burimi: ABC NEWS
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 





Portali ku takohet Bota Shqiptare © KosovariMedia.com - Portal informativ Kombëtar 2009 - 2017