Menu

Ekspozita, Kur’ani: Art i Shenjtë i Zbulesës

User Rating:  / 0
PoorBest 

Muzeu i Arteve Islamike i Malajzisë (IAMM) ka në plan të mbajë një ekspozitë me dorëshkrime të Kur'anit dhe tekste të tjera islame letrare.

E titulluar "Kur'ani: Arti Shenjtë i Zbulesës", Ekspozita do të mbahet nga 3 tetori deri më 31 dhjetor 2014.

Do të ekspozohen veprat e mbledhura, të cilat janë sjellur në muze për të përmbushur misionin e tij i cili është duke krijuar një koleksion që është përfaqësues i Botës Islame.

Muzeu, gjithashtu, do të organizojë një ekspozitë të fotografisë me të njëjtin titull për të paraqitur katalogun e botuar rishtazi për publikun.

Katalogu i Muzeut të Arteve Islamike të Malajzisë përmban përmbledhjen më të fundit të dorëshkrimeve Kur'anore të kategorizuara në një gamë të dinastive dhe radhitjen gjeografike.

Në parim, ekspozita e fotografive do të shfaqë 12 grupe të Kur'anit me imazhe të gjetheve dhe në çdo grup është Sureja El-Fatihah dhe faqja e parë e Sures-el-Bekare. Këto grupe të dorëshkrime do të ilustrojnë dizajne të ndryshme të Kur'anit që lidhin periudha të ndryshme kohore dhe vende të ndryshme rreth Botës Islame.

Ekspozita do të shfaqë dorëshkrime nga shtetet të ndryshme, duke përfshirë Iranin, Turqinë, Kinën dhe Malajzinë.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm