Menu

Muslimanët e Rusisë kritikojnë ndalimin e librave islame

User Rating:  / 0
PoorBest 

Muslimanët e Rusisë duan të formojnë një Komisionin kundër ndalimit të islame duke përfshirë disa vepra të hadithit.

Në Rusi, përpjekjet kanë për qëllim kryesisht për të zgjidhur problemet e botimeve islame dhe të ndërpresin ndalimin e paligjshëm mbi librat islame që ka nisur.

Ata vendosën për të bërë këtë për shkak të shpjegimit në lidhje me librin e Hadithit, Sahih Al-Buhariut, thanë udhëheqësit në Rusi, duke folur për Agjencinë e Lajmeve Ansar.Ru.

Është absurde që të ndalojnë librat e hadithit, Sahih El-Buhariut, që kanë rëndësi të veçantë për muslimanët, komentoi Myftiu për Rajonin Ulianovsk të Rusisë, Muhammed Baibikov.

Udhëheqësi i myslimanëve të Rajonit të Volgogradit, Abdullah Haxhi Bat dhe disa dijetarë të tjerë, mbështesin planin e formimit të një komisioni me dijetarë islam, me qëllim për të vlerësuar nëse një libër përfshin disa "konotacione radikale" apo jo.

Udhëheqësi i muslimanëve të Stavrapolit, Muhammed Rahimov, gjithashtu, ka protestuar për ndalimin e librave islame. "Më duket absurde që një gjykatë e qarkut, si gjykata Orenburg, kishte lëshuar një vendim në favor të ndalimit të librave islame dhe e bëri atë vendim ligj - detyrues-të përgjithshëm- për gjithë Rusinë," tha Muhammed Rahimov.

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm