Menu

Hapet xhamia më e madhe e marokianëve në Holandë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Xhamia më e madhe e marokianëve në Brabant, Holandë, hapi dyert me një ceremoni të prerjes së shiritit në Roosendaal në Holandë, të premten, sipas Maghreb Arab Press (MAP).

Ambasadori i Marokut në Hagë, Abd Al-Vehab Al Balkui, dhe Kryetari i Bashkisë së Roosendaal-it, Jack Nidiri, ndoqën ceremoninë.

Xhamia, e quajtur "Qendra Islamike Marokiane e Roosendaal-it, ka hapësirë mbi 2.200 metra katror në sallën e namazit, e cila është mjaft e madhe për të akomoduar qindra besimtarë dhe është e ngjitur me objekte të tjera.

Mbi xhami ngrihet një kullë e bukur, një minare 22 metra e lartë.

Arkitekti indonezian në krye të projektit thuhet se ishte frymëzuar nga kulla e xhamisë historike Koutoubia në Marrakesh, Marok.

Sipas të njëjtit burim, ndërtimi i xhamisë, i projektuar në përputhje me arkitekturën e lashtë marokiane, mori më shumë se tri vjet dhe ka kushtuar tre milionë euro. Fondet janë mbledhur si donacione nga besimtarët besnikë.

Xhamia jo vetëm që do të shërben për besimtarët musliman, por është një qendër e cila bën thirrje për bashkëjetesë në një botë përplotë konflikte.

Muhammed Amzian, kryetari i Xhamisë së Madhe në Berabant, tha në një deklaratë të publikuar, "Në këtë kohë e cila është e karakterizuar nga polarizimi dhe ekstremizmi, ne kërkojmë për të krijuar lidhje me pjesën tjetër të shoqërisë."

Xhamia e Madhe hapë dyert e saj për publikun të shtunave dhe të dielave për t'u mundësuar banorëve të qytetit për të vizituar atë, dhe të gëzojnë bukurinë dhe arkitekturën e saj të rëndësishme, domethënëse, madhështore, qoftë ana e jashtme apo brenda xhamisë.

Burimi: Marocco World News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm