Menu

Angli: Xhamia Keighley hap dyert për publikun

User Rating:  / 0
PoorBest 

Një xhami në Keighley, Angli, do të hapë dyert e saj në muajin e ardhshëm për publikun.

Xhamia Madinah, në Spencer Street, Highfield, do të organizojnë një ditë të hapur nga mëngjesi deri në mes të pasdites të dielën më 16 nëntor 2014.

Adnan Mahmud, kreu i Komunitetit për Marrëdhënie me Xhaminë, tha se ditët e mëparshme me Xhami të hapura kanë qenë shumë të suksesshme. Ai shtoi se kjo ngjarje për herë të fundit ishte mbajtur katër apo pesë vjet më parë.

"Njerëzit i shohin xhamitë si shumë të mbyllura, dhe mendojnë se çfarë po ndodh atje," shtoi ai.

"Por ne duam t'u themi" ejani brenda dhe shikoni se çfarë bëjmë, bëni pyetje, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në lidhje me xhaminë".

"Dita e Xhamisë së Hapur do të jetë një ngjarje mjaft relaksuese, dhe ne kemi ftuar deputetin tonë lokal, Kris Hopkins. Ne mund të kemi një prezantim të vogël, një ekspozitë dhe do të keni mundësi për të bërë pyetje. Shpresojmë se ne do të jemi në gjendje t'ju shtrojmë përpara një ushqim të mirë."

Ai tha se xhamia ka funksionuar për 15 vjet dhe ka një xhemat prej 400 deri 500 për namazin e xhumasë.

Xhamia është pjesë e Misionit Islam në Mbretërinë e Bashkuar, dhe si pjesë e aksionit të ditës së veprimit kombëtar të komuniteti kësaj organizate po e pastrojnë Parkun Devonshire dhe Varrezet Utley këtë të diele.

Keighley është një qytet brenda komunës metropolitane të qytetit të Bradford në West Yorkshire, Angli.

Burimi: The Telegraph and Argus
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm