Logo

Rini pa vizion..!!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mr. Arbër BerishaAta që u arratisën nga liria, burgosën shpirtin e mendjes dhe të zemrës. Vizioni i këtij brezi po shuhet, po troket një brez i ri por sa do të ketë efikasitet për brezat që do vijnë. Muhamedi a.s i dërguar si vulë e të gjithë të dërguarve na tregon rëndësinë e veprës që u lihet brezave tjerë duke e konsideruar atë "Sadaka rrjedhëse" -(punë e mirë e vazhdueshme).

Brezi i rinisë sonë sot ka lënë pasdore mbjelljen e pemëve, mbjelljen e luleve, pastrimin e mjedisit rrotull. Rinia e sotme humbet me 6-orë e më shumë në, facebook, twiter, instagram apo duke dëgjuar gjëra pa vlerë në youtube.

Ata kan lënë pasdore leximin e librave të rinjë mësimin e një fjalie apo zbulimin e një teorie shkencore. Kalojnë vite dhe ai nuk ka lexuar një libër apo një rubrikë kulturore gazetareske, mjerim i madh ky për brezin tonë të ri.

Rini pasive që shumë pak merren me sport dhe aktivitete shkencore, letrare. Vizioni i tyre të jetojnë dhe të vërbohen nga bota e internetit dhe filmave televiziv, më shumë shfrenues sesa edukues. Shumica duan të bëhen jurista, ekonomista, e këngëtarë, pak prej tyre dhe shum rrallë, fizikantë, matematikantë, kimista, vërtet shkenctarë.

Shkenca merret si shaka, lojrat me seriozitet duke u kushtuar vëmendje më shumë kotsirave se gjërave me pëshë e vlerë. Rinia jonë e shekulllit 21, është katandisur në një amulli të madhe, duke u marrë me fjalë boshe dhe duke mos shërbyer asgjë të mirë në ndërtim të vendit ku ai jeton. Presidenti amerikan John Kenedi thoshte: Mos prit se çdo bëj vendi yt për ty por ti çfar do bësh për Vendin tënd.

Brezi i ri sot fajson, shtetin, vendin e vet, kinse ata janë fajtorë për mos integrimin e tij në shoqëri apo punë dhe angazhim. Ky i ri asnjëher nuk e sheh fajin tek vetja e tij dhe pasiviteti, parazit që ai transameton tek vetja e vet dhe tek të tjerët. Sot njeriu ka mjete për punë, zhvillimi e punsimi më shumë se ndonjëher arritje kaq të madhe smund të ketë arritur dhe njohur historia e njerzimit, edhe pse teknikat e kushtet janë, ky i ri ankohet dhe aspak nuk mundohet. Një ditë hyra në autobus ishin thuajse të gjithë studenta, e ardhmja e këtij vendi në një orë e gjysë sa udhtuam në autobus mes dhjetra atyre studentëve nuk pashë një duke lexuar një libër. Të gjithë dëgjonin me kufje-dëgjuese muzikë dhe luanin me telefona. Apo tragjedia më e madhe kur studenti merr diplomën dhe gjatë atyre 4 apo 5 viteve gjatë studimeve nuk ka lexuar një libër qoft ai i profilit të tij apo jasht profilit të tij. Të rinjtë tanë nuk janë largpamës ata bëjnë një jetë të pa kontrolluar të pa disiplinuar në gjitha sferat, si atë shkencore, intelektuale apo ekonomike-kapitale. Hadithi i njohur i pejgamberit Muahmed a.s a.s na tregon "Për të riun i cili ka lidhë zemrën e tijë me xhamitë do jetë nën hijen e arshit të Zotit at ditë kur nuk ka hije tjetër. Sepse ai i ri që ka lidhë zemrën me xhamitë ku vet fjala xhami tregon lidhjen e njerzve me Zotin, bashkësinë, shoqërinë, grupin dhe shkencën e edukimit edhe në grup.

Rinia jonë duhet të ketë shum vizione do i cekim disa prej tyre:

1. Zhvillimi i tij intelektual dhe shkencorë
2. Ndërtimin e vendit ku ai jeton
3. Leximin, studimin, praktikimin e veprave shkencore
4. Edukimin e vetes dhe të tjerve me librin
5. Zhvillimin e aftësive oratorike
6. Praktikimin e profesionit që posedon
7. Kujdesin ndaj ambjentit ku jeton
8. Promovimin e kulturës së shkruar dhe artit pamorë
9. Mësimin e gjërave të reja çdo ditë
10. Kujdesin ndaj higjenës dhe disiplinës
11. Sjelljen e mirë me të tjerët etj

Përgatiti: Imam.Mr.Arbër Berisha

 





Portali ku takohet Bota Shqiptare © KosovariMedia.com - Portal informativ Kombëtar 2009 - 2017