Menu

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame paralajmëron udhëheqësit e xhamive...

User Rating:  / 0
PoorBest 

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) thotë se ka marrë raporte nga e gjithë Amerika se zyrtarëve të xhamive u është kërkuar që të takohen me agjentët e Byros Federale të Hetimeve (FBI) dhe më pas t'u bëhet presion për të informuar mbi anëtarët e xhemateve të tyre.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), organizata më e madhe e Muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të drejtat civile dhe avokim, kërkoi nga xhamitë dhe udhëheqësit e komuniteteve të kërkojnë këshilla nga një avokat në qoftë se ata janë kontaktuar nga agjentët e Byros Federale të Hetimeve (FBI) për pyetje, raporton Defending Dissent.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), thotë se ka marrë raporte nga e gjithë Amerika se zyrtarëve të xhamive u është kërkuar që të takohen me agjentët e Byros Federale të Hetimeve (FBI) dhe më pas t'u bëhet presion për të informuar mbi anëtarët e xhemateve të tyre.

Sipas raportit, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) ka rekomanduar që para çdo takimi me agjentët e Byros Federale të Hetimeve (FBI) apo me ndonjë agjenci të zbatimit të ligjit, udhëheqësit muslimanë amerikanë duhet të kërkojë këshilla nga një avokat dhe se avokati duhet të jetë i pranishëm në çdo takim.

"Udhëheqësit amerikanë muslimanë dhe institucionet duhet të mbajnë marrëdhënie pozitive me autoritetet lokale dhe federale të zbatimit të ligjit, por këto marrëdhënie duhet të ndërtohet mbi respektimin e të drejtave civile me të mbrojtura me kushtetutë," tha Drejtoresha për të Drejtat Civile të Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), Jenifer Wicks. "Konsultimi me një avokat është mënyra më e mirë për të mbrojtur të drejtat tuaja."

Ajo tha se të gjithë amerikanët investojnë në mbrojtjen e kombit tonë; megjithatë, përdorimi i detyrueshëm i informatorëve nga Byroja Federale e Hetimeve nëpër xhami, raportet e takimeve në terren, për mbledhjen e informatave për inteligjencën dhe akte të tjera të abuzimit demonstrojnë se liderët e komunitetit duhet të angazhojnë profesionistë ligjorë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe ato të xhemateve të tyre.

Jenifer Wicks rekomandoi se nëse udhëheqësit e komuniteteve janë kontaktuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) apo zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit, ata duhet të pyesin për lejet e tyre dhe menjëherë të konsultohen me një avokat para se ndonjëri prej tyre të merret në pyetje.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), është organizata më e madhe e Muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të drejtat civile dhe evokim. Misioni i tij është të kuptuarit e Islamit, të inkurajojë dialogun, të mbrojë liritë civile, fuqizimin e muslimanëve amerikanë, dhe për të ndërtuar koalicione që promovojnë drejtësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm