Menu

Edukimi i fëmijëve

User Rating:  / 1
PoorBest 

Mr.Arbër BerishaKjo temë e diskutuar dhe trajtuar në shumë biseda, familje, seminare, simpoziume, libra, e shumë veprimtari të tjera. Brezi i ri dhe sfidat në edukimin e tyre, frenimin nga dukurit negative, shkeljeve devijante dhe rënien prehë e veseve të shëmtuara në shoqëri.

Muhamedi i dërguar i Zotit thoshte “Prindërit nuk i lënë trashëgim më të mirë fëmijëve të tyre se sa edukatën e mirë.”

Prandaj ne sot ballafaqohemi sesi ti edukojmë fëmijët tanë në këtë shekull shumë ngjyrësh e me plot zhvillime të mëdha, ku shum lehtë fëmijët tanë nëse nuk merremi me edukimin e tyre qysh në vegjli, ata mund të bien pre e drogës, amoralitetit, alkoholit e shum veseve të dëmshme për ta e familjet e tyre dhe rrethin ku ata jetojnë.

Transmetohet nga Enes Ibn Malik se pejgamberi Muhamed a.s theksoi: “Bëhuni fisnik me fëmijët tuaj dhe zbukuroni edukatën e tyre”. Një nënë dhe baba i kujdeshëm dhe me sjellje e vyrtyte do nxjerrin fëmijë të edukuar, shkenctar dhe intelektual me edukatë  në mesin e tyre.

Një proverb thot “Fillimi i mirë gjysma e punës”, pra qysh në fillim fëmija nuk duhet të llastohet, lazdrohet por të dihet si të edukohet. Fëmijëve tanë qysh në vegjli duhet tu fusim në gjak librin, mësimin e shkronjave, numrave, ngjyrave, pastaj tu lëmë përpara mjete vizatimore që tregojnë për ishuj, qytete, liqene, lumenj, detra, ta zhvillojmë imagjinatën e tyre.

Allahu na lajmëron në kuran: " Tashmë padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur” (Ahzab 21)

Dhe ne e dijmë se aj sillej mirë me fëmijët, shembull me nipat e vet hasanin dhe husejnin gjat namazit ndodhte që ata i hypnin në qafë dhe ai nuk i pengonte por pas namazit fliste me ta ju tregonte gjëra interesante. Shembulli i tij ishte se aj sillej mirë dhe më fëmijët e besimeve tjera, Muhamedi a.s i donte shumë fëmijët saqë vajzës së vet fatimes ja kishte rregulluar shtëpinë afër vetes që ta kishte bijen e sajë afër edhe pasi ajo u martua, sepse e donte shumë.

Pra ne duhet ti duam shumë fëmijët, dhe kjo dashuri duhet reflektuar me vepra, si fjala vjen ne duhet fëmijëve tanë tu kushtojmë kohë për qendrim dhe bisedim me ta, tu japim atyre ide dhe idet e tyre ti mbështesim duke mos ua mohuar dëshirat dhe talentin që ata posedojnë.

Muhamedi a.s u rrit si fëmijë jetim dhe ai e dinte rëndësinë dhe peshën që kanë prindërit dhe qendrimi pa ta e forcoi dhe përgatiti shumë, sepse ne e dijmë se kur na mungon diçka ja dijmë më shumë peshën dhe rëndësinë. Ai fliste me të rinjtë diskutonte, i merrte pranë vetes me butësi dhe i këshillonte.

Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Isha i hipur në një kafshë pas i dërguari a.s më tha: “O djalosh, do t’i mësoj ca fjalë (do t’i jap ca këshilla): Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty, ruaje Allahun do ta kesh në anën tënde, nëse kërkon gjë atëherë kërkoje atë prej Allahut, mos harro, se sikur i tërë njerëzimi të bashkohen për të sjellë ndonjë dobi që Allahu nuk e ka caktuar për ty, atëherë nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë të mirë, dhe në të kundërtën nëse mblidhen për të bërë ndonjë të keqe asgjë nuk mund të bëjnë përveç asaj që Allahu e ka caktuar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë letrat (në të cilat është shkruar caktimi-kaderi).”

Pra e mori afër vetes dhe me butësi e këshilloi Ibën Abasin si të ri me këshilla të vyera, pra dhe ne duhet fëmijët tanë ti marrim me të mirë dhe jo me dhunë e piskamë,por me maturi, mjeshtri dhe butësi. Ne si musliman duhet të edukojmë jo të imponojmë,ne duhët të reflektojmë e jo të drejtat e fëmijëve tanë ti dhunojmë.

Fëmijët tanë duhet të rriten me përqafimet prindërore,dhe jo të dirgjen nëpër kopshte e çerdhe dhe pastaj vetëm në shkollë dhe kurrë mos të kenë një moment qendrimi dhe diskutimi me prindërit për tema të ndryshme, atëher ata fëmijë sdo ja dinë vlerën prindërve.

Në shtëpit tona fëmijët duhen rritur në mes librash, dhe aty të diskutohen teorema, dhe ata të mësojnë që në vegjli, kuran, vjersha, ushtrime matematikore, si dhe të vizatojnë shkruajnë e këndojnë. Ata duhe ti shprehin aftësit e tyre dhe ne ti nxisim talentet që ata posedojnë.

Muhamedi a.s na këshillonte që fëmijët tanë të merren edhe me sport: Mësojuani fëmijëve tuaj notin dhe gjuajtjen me hark sepse është prej suneteve të forta”

Një vështrim i shkurtër për edukimin e fëmijëve tanë:

  • Mos bërtit e as mos shajë në sytë e fëmijëve
  • Sillu mirë me nënën e fëmijëve
  • Sillu mirë me babanë e fëmijëve
  • Mësoji fëmijët me drejtësi dhe hallall
  • Folu mirë fëmijëve për fisin, shtetin vendin tënd
  • Mbështeti ata në imagjinatën e tyre
  • Jepu kurajo për arsim, edukim, shkencë e lexim
  • Studjo me ta sugjerojau tema dhe arte të shkencës fizike e metafizike
  • Mësojau atyre kompjuterin dhe gjërat me dobi
  • Mësojua atyre gjuhën e vet por dhe gjuhët e huaja
  • Përveç shkollës në kurse ekstra të shekncave ekzakte pse jo dhe shoqërore
  • Mësoju atyre moralin sjelljen e mirë ndaj vetes dhe të tjerëve
  • Dil shëtit me ta dhe tregoju hapsira të mëdha,pse jo në qytete të mëdha,fusha,male.
  • Mësojua historinë e vendin të vet por dhe të popujve të tjerë
  • Kujdesu dhe mësoju si të vishen bukur,si të flasin,të komunikojnë
  • Mësoju rregullat në shkollë, në rrugë, në ambjente publike dhe private
  • Ata janë ardhmëria dhe tregoju si duhet të ndërtojnë vendin e vet.

Përgatiti: Mr.Arbër Berisha

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm