Menu

Botohet një përkthim i ri i Kur’anit në gjuhën azere

User Rating:  / 1
PoorBest 

Një përkthim i ri i Kur'anit të Shenjtë në gjuhën azere, përkthye nga nga Resul Ismailzadeh, është botuar nga Instituti Terxhumani Vahi.

Departamenti i Studimeve Kur'anore ka bashkëpunuar me Institutin e Prkthimeve në botimin e përkthimit, i cili u botua në alfabetin Çirilik, Arab dhe Latin.

Përkthimi është përshkruar si një veprimtari akademike, bazuar në studimet Kur'anore dhe është shkruar në një gjuhë të rrjedhshme.

Përkthyesi ka studiuar jurisprudencën, Sheriatin, ligjin dhe turkologjinë. Ai është një ekspert në letërsinë dhe poezinë turke dhe bashkëpunon me Organizatën Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie, pranohet si një ekspert në çështjet kulturore të Lindjesë së Mesme dhe Kaukaz.

Ai ka shkruar më shumë se 50 artikuj rreth letërsisë, elegjive të Azerbajxhanit, gjuhësisë turke, kritika rreth përkthimeve të Kur'anit në gjuhën turke dhe kritika të përkthimeve në gjuhën perse të Nehxh –ul Belaga-s.

Edicioni i "Divan"-it nga Shah Ismail Safavi, "Divani Hikmet" nga Hoxha Ahmed Jesevi dhe "Divani" nga Sejjid 'Imaduddin Nasimi dhe një rishikim të veprës " Akaid -ul Islam" nga Mukaddas Ardabili janë disa nga veprat e tij.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm