Menu

Hapet Qendra Kompjuterike Kur'anore për të rinjtë e Palestinës

User Rating:  / 1
PoorBest 

Një Qendër Kompjuterike Kur'anore është hapur për të rinjtë palestinezë në kampin Khan Junis me qëllim për të identifikuar talentë Kur'anor nga brezi i ri dhe të promovojnë aftësitë e tyre Kur'anore.

Sipas faqes së internetit të Khan Yunis Dar-ul-Kur'an, objektivi kryesor i qendrës është për të plotësuar nevojat bazë të refugjatëve palestinezë, veçanërisht të rinjve, për t'u njohur me teknologjitë moderne.

Qendra ofron një mundësi për njerëzit, të cilët jetojnë një jetë të vështirë në kamp, për të marrë pjesë në kurse arsimore online dhe të informohen nga të dhënat e fundit arsimore dhe shkencore.

Qendra ka në plan për të organizuar të rinjtë që të përfshihen në veprimtari Kur'anore, të mësojnë për metodat kërkimore dhe për t'i nxitur aftësitë e tyre për të kërkuar fusha të ndryshme Kur'anore duke aplikuar teknologjitë moderne.

Arti dhe aktivitet sportive, gjithashtu, janë planifikuar në mesin e programeve të qendrës.

Kampi Khan Junis u krijua pas luftës Arabe-Izraelite në vitin 1948, ku ishin strehuar rreth 35.000 refugjatë palestinezë.

Më 3 nëntor 1956, kampi dhe qyteti i Khan Junis u pushtua nga Sionistët. Në operacionin që pasoi, rreth 275 vetë u vranë, duke përfshirë edhe 140 refugjatë nga kampi.

Sipas Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët shumë nga banorët e kampit kanë humbur shtëpitë e tyre si rezultat i veprimeve ushtarake nga ana e forcave ushtarake të regjimit Sionist.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm