Menu

Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është 'gjynah'

User Rating:  / 1
PoorBest 

Myftiu, Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh

Myftiu i Madh, autoriteti fetar më i lartë në Arabinë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh ka paralajmëruar kundër festimit të ditëlindjes së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), duke thënë se kjo është një bestytni që u shtua në mënyrë të paligjshme në fesë.

"Kjo është një bidat (një risi – një gjynah fetar) që ka hyrë në Islam pas tre shekujve të parë kur shokët dhe pasuesit e sahabëve jetuan."

Në vend të kësaj, ditëlindjes, është e detyrueshme për muslimanët që të ndjekin mësimet e Pejgamberit siç përmbahen në Sunet, tha Shejh Abdul Azizi, ditën e xhuma, gjatë hytbes, predikimit të tij, me xhemat në xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad.

Shejhu tha se ata që nxisin të tjerët për të festuar ditëlindjen e Pejgamberit janë të mbrapshtë dhe të korruptuar. "Dashuri e vërtetë për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin (a.s.) është manifestimi duke ndjekur gjurmët e tij dhe mbështetja në Sunetin e tij ... kështu shprehet dashuria për Pejgamberin (a.s.)."

Ai tha se Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Thuaj:" Nëse ju e doni Allahun, atëherë ejani pas meje:. Allahu do t'ju dojë dhe ju falë mëkatet tuaja. '' Muslimanët kanë për detyrë për të besuar në Pejgamberin (a.s.) si shërbëtor dhe lajmëtar i Allahut , i cili u dërgua si një udhëzues për të gjithë universin, tha Shejh Abdul Aziz Al-Ashejh.

Është detyrë e muslimanëve të duan dhe të respektojnë atë. Ata duhet, gjithashtu, të mbrojnë atë kundër atyre që keqinterpretojnë mësimet e tij, edhe ateistët që e mohojnë atë, dhe ata që abuzojnë ose tallen. Këto janë detyrat e muslimanëve që me të vërtetë e duan Pejgamberin (a.s.), tha Shejhu.

Ai tha se Allahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'anin e Shenjt: "Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregëtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur."

Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

* * * * *

Turqia shënon Mevludin, Lindjen e Pejgamberit (a.s.)

Mevludi apo Lindja e Pejgamberit (a.s.) ka tërhequr shumë besimtarë muslimanë nëpër xhami për të riafirmuar idealet e Islamit dhe recitojnë poezi dedikuar për Pejgamberin, Muhammed (a.s.)

Miliona musliman në të gjithë Turqinë mbushën xhamitë për të përkujtur ditëlindjen e Profetit Muhammed (a.s.), një ditë e njohur për atmosferën e saj shpirtërore.

Mehmet Gormez, Udhëheqësi i Çështjeve Fetare në Turqi, lëshoi një deklaratë mbi lindjen dhe ardhjen e Profetit Muhammed (a.s.) në këtë botë, në përvjetorin e 1444 të lindjes së tij.

Shoqëritë që shkatërrojnë vlerat civilizuese dhe zemrat që janë errësuar me arrogancë dhe lakmi kanë nevojë për një rilindje me udhëzimin e Pejgamberit tonë Muhammedit (a.s.), tha Mehmet Gormez në deklaratën e tij.

Mehmet Gormez tha se njerëzimi ka mësuar nga Pejgamberi se si të qëndrojnë në rrugë të drejtë të së vërtetës dhe t'i trajtojnë të gjitha krijesat e gjalla me mëshirë.

Programe fetare u mbajtën nëpër xhami të vendosura në të gjitha krahinat, në të gjithë Turqinë, duke përfshirë edhe kryeqytetin Ankara, Stambollin, Izmirin, si dhe krahinat perëndimore dhe lindore.

Muslimanët kryen lutjet dhe lexuan Kur'anin e Shenjtë nëpër xhamitë, bënë lutje dhe dëgjuan ilahi, himne, për Pejgamberin, Muhammedin, (a.s.).

Në provincën juglindore të Sanliurfa-s, sirianët që u larguan nga lufta në adheun e tyre dhe të strehuar në Turqi morën pjesë në programin e këndimit të Mevludit mbajtur në qytetin tendë që ndodhet në rrethin e provincës Akcakale.

Refugjatët muslimanë kënduan Kur'anin dhe u lutën gjatë programit, i cili u ndoq nga zyrtarët lokalë të provincës.

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

* * * * *

Ministria e Fesë në Siri shënon lindjen e Pejgamberit (a.s.)

Me rastin e Mevludit, lindjes së Pejgamberit (a.s.) Ministria për Çështjet Fetare në Siri organizoi të shtunën një veprimtari fetare në Xhaminë e Madhe të Umajadëve në Damask.

Në këtë ceremoni, e cila filloi pas namazit të ikindisë, vazhdoi pas Namazit të akshamit dhe të jacisë, u këndue Mevludi, ilahi, himne, përkushtuar Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

Udhëheqësi i Drejtorisë për Çështje Fetare të Damaskut, Ahmed Samer al-Kabani mbajti një fjalim në të cilën ai theksoi vlerat fisnike njerëzore që kishte Profeti Muhammed(a.s.), duke bërë thirrje për të vazhduar në shkojmë gjurmëve të Pejgamberit (a.s.) dhe përqafojmë shembullin e tij për mëshirë, vëllazëri dhe barazi.

Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe në Xhaminë el-Sabil në Haleb, në të cilën Kryetari i Drejtorisë së Halebit për Çështje Fetare, Abdelkader al-Shihabi, mbajti një fjalim duke i përmendur virtytet e Pejgamberit (a.s.) dhe duke bërë thirrje për përqafimin e mëshirës dhe paqes.

Burimi: SANA
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm