Menu

Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame

User Rating:  / 1
PoorBest 

Artistë të ndryshëm kinezë mbajtën një ekspozitë që paraqet Kaligrafinë Islame më 26 dhjetor 2014, ditën e premte në Galerinë e 6 –të në Islamabad.

Ekspozita u quajt "Kaligrafia e Nderuar nga Kinezët", dhe tregoi koleksionin e veçantë artistik të veprave të Asad Raza-s, i cili është gjithashtu një konsulent i Artit Islamik, njoftoi Chinatopix.

Asad Raza ka tridhjetë vite që mbledhë vepra artit dhe ka qenë shumë herë në Kinë ku lidhi miqësi me kaligrafët e famshëm dhe me forumet kineze islame që ja bënë të mundshme mbledhjen e veprave, raportoi Kinatopix.

Ekspozita kishte një total prej 27 veprave të artit kaligrafik, dhe shumica e tyre janë bërë nga kaligrafi kinez musliman Haxhi Abdul Hakim, i njohur, gjithashtu, si Haxhi Liu Jingyi.

Artisti 85-vjeçar dhe kaligrafi i shquar është kryetar i Shoqatës Islame Chifeng dhe është, gjithashtu, imam aktual i xhamisë Chifeng. Ai ka qenë i pasionuar për artin e kaligrafisë që kur ai ishte fëmijë, është udhëzuar, këshilluar edhe nga Guo Zhenduo, një kaligraf i shquar kinez.

Pas mësimit të bazave të kaligrafisë dhe duke zhvilluar aftësitë e tij për kaligrafi kineze, ai më vonë e gjeti veten në këtë veprimtari duke punuar disa vepra me kaligrafi islame. Ai e vazhdoi pasionin e tij dhe studioi kaligrafinë islame nën drejtimin e një kaligrafi të shquar, Imam Cao Jinzao, nga rajoni i Kinës Lindore.

Talenti i Haxhi Abdul Hakimit dhe aftësitë e tij në fushën e kaligrafisë kineze dhe arabe, e ka bërë atë të aftë për të krijuar aq sa kritikët e artit e kanë vlerësuar lartë, aq sa, në saje të veprave të tij, përfundimisht, është bërë i famshëm në mbarë botën.

Artisti filloi kryeveprën e tij duke përdorur një praktikë konvencionale kineze, e cila përfshin furçën kineze për të punuar në disa kaligrafi islame në një stil të quajtur Sini. Përfundimisht, ai ndryshoi teknikën e tij dhe e përdorë kallamin stilolaps.

Ekspozita që paraqet për artdashësit vepra të rralla artistike do të qëndroi e hapur deri më 4 janar 2015, prej orës 11:00-19:00.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm