Menu

Zoti e ka dënuar ligësinë

User Rating:  / 1
PoorBest 

Eroll Velija-Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si "ndjekës të gjurmëve të djallit" dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kur'an. Në disa nga vargjet e shumta Kur'anore mbi këtë çështje lexojmë:

"Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj All-llahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm."(13:25)

"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." (7:56)

Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kur'anit kështu:

"Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim." (10:81)

Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kur'an. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegjje. Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kur'an. Një verset Kur'anor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:

Në qytet gjendej një grup prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: "Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t'u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën.

"Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni. (27:48-50)

Ky ajet Kur'anor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa muslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në ajetin, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurr besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë. Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marr pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kur'anit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në ajetin Kur'anor është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë.

"Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por All-llahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t'i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme..." (2:205-206)

Eroll Velija

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm