Menu

Mendimi pozitiv në islam

User Rating:  / 1
PoorBest 

Imam Mr.Arbër BerishaSot dhe gjithmonë mendimet pozitive kanë triumfuar ato negative kan dështuar dhe janë harruar. Musliman apo jo-musliman qoftë duhet të mendojë për zhvillimin e vendit ku ai jeton. Por njeriu sëpari ditën duhet ta nisë me mendime të mira ndaj të tjerëve dhe mos ta ngarkojë veten me negativitet dhe stres.

Befas në Kuran na tregohet historia e Hidrit dhe Musait a.s, Hidri u bënte mirë njerzve dhe kishte mendime pozitive ku i realizonte në veprim. Ai e kishte menduar mirë edhe çështjen e personit që posedonte anijen pronën që fitonte prej sajë. Pirateria detare dhe pasiguria e madhe ishte përhapur asokohe. “Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).” (El Kehf, 79). Pra mendimi pozitiv ishte që ata njerëz të mirë mos ta humbasin pasurinë që e fitonin hallall me anijen e tyre. Shëmtimi i anijes nuk i tërhiqte vëmendjen plaçkitësve, sepse zakonisht ata i grabisnin anijet e bukura dhe të mbajtura. Pra mendoi zgjidhjen më të mirë dhe pozitive. Besimtari i vërtet mendon mirë për tjetrin dhe vepron vepra të mira.

Allahu na lajmëron në Kuran: Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme. [Kura-Bejine-7].

Krijesat e dobishme pra mendojnë mirë për të tjerët dhe ua duan të mirën të tjerve. Pejgamberi a.s thot:Musliman i vërtet është ai ku muslimanët e tjerë janë të sigurtë nga dora dhe gjuha e tij.(Buhari&Muslimi).

Sot shtëpitë e muslimanëve sigurohen me alarëm dhe kamra njerzve u ka hyrë frika në palcë si shkak i disa grupeve negative që mendojnë të vjedhin e plackisin pronën e tjetrit pa të drejtë. Normal kto gjëra ndodhin nga mendimi negativ, pse tjetri ka arritur pasuri shumë apo ndodhin edhe si shkak i varfërisë së madhe, këto gjëra duhen shikuar në varsi të zhvillimit që ka një shtet për qytetarët e sajë. Ushqimi i mendimeve negative e ka burimin nga djalli sepse dhe ai tha: Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.(Bekare 34). Pra të dobishmit mendojnë gjëra me dobi dhe progresivitet për mbarë shoqërinë. Ndjeje në mendjen tënde tërsisht paqen, pastaj bëj një udhëtim në memorjen e mendjes duke e liruar atë nga ngarkesat dhe stresi. Ju duhet ta mësoni rrugën e lehtë për të pasur mendime pozitive dhe shpresuese.[1] Me zgjedhjen e qëndrimit të drejtë, që do të thotë mënyrës pozitive të të menduarit, gjejmë rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve.[2]

Kur ne mendojmë mirë për të tjerët trupi ndjehet më lehtë dhe më aktiv, ai është më i efktshëm në dukuritë për rreth. Duke menduar mirë prodhojmë ide zhvillimore sesi ne ta zhvillojmë vendin ku jetojmë, si tu ndihmojmë të tjerve dhe vetvetes.

Pejgmaberi Muhamed a.s thot: “Frikësoju Allahut kudo që të jesh. Veprën e keqe pasoje me vepër të mirë që ta fshijë atë (të keqen) dhe sillu mirë me njerëzit.” (Tirmidhiu). Sjellja e mirë menjerzit është tua duash të mirën të mos mendosh dhe veprosh asnjëher dhe kurrë keq.

Allahu i do vepërmirët ata që flasin mirë,mendojnë mirë,dhe nuk janë arrogant e të bezdishëm në shoqëri. Allahu na thërret në argumentim që të meditojmë dhe me mendime të mira të arsyetojmë. “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin por ata nuk vështrojnë fare.“(Jusuf , 105) 

Disa gjëra që sjellin mendimin pozitiv:

  1. Bindja,praktikimi dhe ndjekja e urdhërave të Allahut fuqiplotë
  2. Ndjekja e mësimeve Kuranore jetës së pejgamberëve
  3. Rrepektimi i vetvetes
  4. Ushqimi hallall dhe i kontrolluar
  5. Drejtësia ndaj vetvetes dhe të tjerëve
  6. Rrespektimi i prindërve
  7. Rrespektimi i familjes
  8. Nderimi i farefisit
  9. Rrespektimi ndaj qytetit apo shtetit ku jeton
  10. Leximi dhe dituria e vazhdueshme

Imam Mr.Arbër Berisha


[1] Norman Vincent Peale”The power of positive thinking”, Published by Simon&Schuster, New York 2013, Page-25

[2] Burim marrë nga linku me datën 23.1.2014: http://www.sa-kra.ch/mendimi_pozitiv.htm

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm