Menu

Përpjekje për ta njohur vetveten..!!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Arbër BerishaNjeriun kur mendon se ka njohur vetveten, pikërisht vjen e momenti i mosnjohjes së vetvetes. Të arrish të njohësh vetveten nuk është aq e lehtë, por të fillosh në njohjen e vetvets ajo është njohje relative.Por kur fillon ta njohë vetveten një njeri, pyetja e ka një përgjigje, fillimi i njohjes së vetvetes është kur fillon ta njohë Zotin, dhe gjërat e dukshme dhe të padukshme që Ai i ka krijuar. Allahu xh.sh na lajmëron se: “A janë krijuar ata nga asgjëja apo kanë krijuar vetveten?” (Et-Tur 35). Pra këtu fillon njohja duke u thelluar në ajetet Kuranore.

Duke studjuar ajetet që flasin rreth krijimit ne do arrijmë të kuptojmë shum gjëra rreth vetvetes dhe botës që na rrethon. Ekzistenca për filozofin Kierkegaard është subjektiviteti: secili të gjejë të vërtetën e ekzistencës së vet. Dikush thoshte Kierkegard e dinë rëndësinë e ekzistimit tim si shkrimtarë dhe sigurisht që unë jam shkruesi unik danez i cili, për shkak të rrugës së vet dhe raportit dialektik, ka një situatë që bindë idetë për të mos qënë një shkrimtar gënjeshtarë por real me ekzistimin e qënjes sime, për të mos i bërë padrejtësi vetes sime.[1]

Njerzit gjith jetën mundohen për të njohur vetveten, fjala vjen sa njeriu ka talente ne fusha te ndryshme, në fakt talentet ndahen, disa talente zhvillohen nga angazhimi dhe eksperienca me to, disa nuk pelqehen dhe nuk i shkojne per shtati një personi, shembull dikuj i pëlqen të luaj futboll dhe ka talent, dikuj i pelqen të luaj basketboll por ska talent ose shumë njerëz kanë ëndrra por disa i realizojnë disa nuk i realizojnë disa kanë mundësi ti realizojnë teorikisht por praktikisht jo sepse skan talent për atë lloj fushe. Me fjalë të tjera, historia e njohjes, po bile edhe e shkencës është e lashtë sa edhe historia e vetë njeriut. Qysh edhe kur është paraqitur për herë të parë (në botën greke të shek. VII para Isait a.s), filozofia, natyrisht, interesimin e saj e ka fokusuar (përqendruar) jo mbi subjektin njohës, por mbi objektin që është lëndë e njohjes. Për këtë arsye, me të drejtë filozofët e parë grekë janë quajtur edhe “filozofë të natyrës”. Derisa Thalesi, themeluesi i shkollës së Miletit, thoshte se parimi (arkhe, lënda amë) i çdo sendi ishte “uji”; Anaksimandri thoshte se ishte “e pafundmja dhe e pakufishmja” (apeiron); Anaksimeni thoshte se ishte “ajri”, me këtë ata interesimin e tyre e kishin drejtuar jo kah njohja, por kah qenia / ekzistenca. Atyre nuk u kanë interesuar çështjet si: sa të drejtë ka subjekti i cili i është drejtuar qenies, i cili tenton ta njohë atë apo mendon se e njeh; me ç’të drejtë pohon se e njeh gjithësinë; në cilat aftësi mbështetet ai kur tenton ta njohë atë; si do të mund të verifikohet drejtësia e njohjes së tij lidhur me qenien apo natyrën? etj. Edhe pse pyetjet e para, dyshimet e para, diskutimet e para lidhur me mundësinë, burimin, kufijtë, kriteret e njohjes janë paraqitur edhe te filozofët grekë të kësaj periudhe të parë, siç kanë qenë Herakliti, Parmenidi, Demokriti, Anaksagora etj., futja e çështjes së njohjes në radhët e mendimit filozofik për të mos u ndarë kurrë më prej saj, ka ndodhur në epokën e filozofëve të mëdhenj, si: sofistët, Sokrati dhe pasuesit e tij Platoni dhe Aristoteli. Që prej kësaj periudhe, diskutimet lidhur me çështjen e njohjes herë-herë, si p.sh. te Kanti, kanë vazhduar jetën e vet duke zënë vendin qendror në mendimin filozofik.[2]René Descartes, thotë: “Se filozofia jep mënyrën se si të flasësh drejtë për çdo gjë dhe të fitosh admirimin e njerëzve më pak të mësuar”. Jo filozofia, por teologjia i nxjerr të gjitha gjërat para nesh. Ky është mendimi im, sepse teologjia është kualifikim qiellor, që më herët ka lindur, dhe ajo ka dhënë filozofinë, si shprehje ndaj njohjes së natyrës, njeriut dhe zotit. Përkundër mendimit të tij, që filozofia nuk shpjegon dhe nuk nxjerr përfundime, mendoj se filozofia interpreton të drejtën natyrore, merret me njohjen e njeriut si njohje e domosdoshme, dhe para së gjithash orienton sistemin e të menduarit drejt të vërtetës së duhur.[3]

Ne fakt shum filozofë jan marrë me Gnosologjinë e cila merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë dhe të kritereve të njohjes së botës dhe të gjësendeve e të dukurive të ndryshme. Si dhe me Epistemologjine qe studion natyren dhe qellimin e ditursë dhe besimit dhe marrdhënjet me të vërtetën. Në fakt rruga që na shpie në njohjen e Zotit është rruga që na shpie dhe në njohjen e vetvetes, pa u përpjekur për të njohur Krijuesin nuk mund ta njohim krijesën, pra dhe vet si krijesa që jemi duhet të njohim edhe përtej njohjes dhe dijes formale.

Allahu na lajmëron në Kuran: ”Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53).

Kjo fraza /dhe në vetet e tyre/ ka një spektër të gjërë studimorë dhe duhet shikuar me tër kompleksitetin e sajë si frazë.

Dhe në vetet e tyre pra duke e njohur vetveten si njeri si krijesë me detyra dhe misione në këtë botë, që është test për të përtejmen. Duke njohur vetveten nuk kemi kohë të merremi me të tjerët, prandaj njeriu është gjithmonë në kërkim të pastrimit dhe ndriçimit të vetvetes, sepse po arriti të filloj të rregulloj vetveten do reflektojë dhe pozitivisht tek të tjerët.

Ditën e gjykimit kur njerzit dalin para Zotit për tu gjykuar çdo njëri do thot vetja ime vetja ime, pra thelbi i njohjes është njohja dhe njoftimi i njeriut me vetveten si në anën e jashtme ashtu dhe atë të brendshme. Sot njerzit merren shum me dukjen e bukur të anës fizike në paraqitje por harrojnë shpirtëroren atë të brendshmen, dimensionin metafizik, gjë që kaoasi lind vetvetiu sepse kemi të bëjmë vetëm me reklamacion ku brenda ska fare produktivitet as dobi, vetëm zbraztësi. Kompletimi i njeriut duhet të jetë vazhdimsi e pandalshme drejt prefeksionimit relativ, sepse tek njohja e vetes njeriu e ka thuajse të pamundur ta njohë tërsisht pra vetëm thjeshtë ai duhet të përpiqet me ndihmën e Allahut, pra këtu shihet ajo se ne nuk mund ta njohim veten asnjëher komplet, pa ndihmen e Allahut, andaj tek Allahu kërkojmë mbrojtje dhe strehë, e lusim Ate që din çdo gjë dhe është i Gjithdijshmi të na forcojë në njohjen e njohurive të panjohura për ne, por që mund të njihen.

Përgatiti: Imam.Mr.Arbër Berisha


[1] Soeren Kierkegaard ”Diario I (1834-1849) a cura di Cornelio Fabro secondaedicione riveduta” By Morcelliana, Italy  1962, Faqe-469

[2] Revista Shkencore, Kulturore  El-Hikmeh marr nga web-faqja me daten 10.5.2015: http://www.el-hikmeh.net/14/filozofi-e-pergjithshme/160-filozofia-e-njohjes

[3] Rene Descartes, ”Discourse on Method and Meditations”, Dover Publications INC, Mineola New York 2003, Page-Faqe-93

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm