Menu

A është besimi i juaj i fort aq sa rrjeta e merimangës?

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gentian Jetishi"Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thurë shtëpi, e sikur të dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës." (El Ankebut: 41)

Para se gjithash besimi është emocion që shijohet dhe që materializohet në vepra të dukshme tek njeriu besimtar. Nuk ka aspekte sekulare në jetën e njeriut fetar ku 'përjashton' Zotin në gjykimin e atyre veprave.

Ditët e qëndrimit në këtë jetë janë të numëruara, fakti i njohur publik që s'ka nevojë as për citim as komentim. Ajo çfarë bënë njeriu i mençur është që ditët e të shtrenjta ti menaxhoj me kujdesin që ushtron në gjithçka tjetër pos në raportin – lidhjen e Tij me Zotin.

E qartë dhe po aq publike është edhe fakti që këto ditë nuk janë të gjitha momente lumturie e gëzimi, as nuk janë të gjitha ditë pasurie e fame, por me gjithë hidhërimin e trishtimin që sjellin, sprovat dhe telashet tek to duhet reflektuar qëndrimi i njeriut fetar me bindje fetare të materializuar në vepra.

Nuk i bëhet që njeriu të gumëzhij dhe zëshëm të artikuloj për vlerën e besimit ndërsa veprat e tij të dëshmojnë të kundërtën.

Si i bëhet për një besimtar që artikulon me plot gojë që Zoti është më i Madhi ndërkohë që të tjerë përveç Zotit i mendon për të mëdhenj në frikën që ndjen ndaj tyre.

Ose që të artikuloj se Zoti është 'ERREZAK' Furnizuesi ndërkohë që për shkak të frikës së të ngelurit pa pasuri, vend pune e ngjashëm bënë kompromis në parime. Pastaj plas blasfemia kur frikën e dobësinë e besimit të përpiqet ta argumentoj me 'fakte' fetare.

Një akuzë, një shpifje për ju dhe zmbrapseni a?!

Aq i dobët është besimi i juaj sa një stuhi fjalësh të ta rrezojnë?!

Një fushatë e vogël dhe të bëhesh qengj i butë.

Aq i dobët është besimi i juaj sa veç aroma e joshjes të rrëzoj atë?!

Jo besimi i juaj është më i dobët se shtëpia e merimangës,asaj foli kot, vazhdon ndërtoj rrjetën e saj! Atë joshe me para e poste, kërcënoje e kot.

Besimi i juaj nuk është i plot përderisa nuk është fuqishëm i qëndrueshëm përball çdo kërcënimi, stuhi, sprove të çfarëdo natyre.

Kjo fuqi e qëndrueshmëri e besimit tuaj vije vetëm nga Allahu, pasi që bindja e juaj është se ndihma vjen vetëm nga Ai.

Allahu po të sheh në çfarë gjendesh, ka dëgjuar kërkesën tënde dhe po rregullon rrethanat që më e mira të ju ndodh ju, ndërkohë që ju jeni krah përvjelur i përfshirë plotësisht me gjithë qenien tënde për të ndryshuar atë që të ka goditur.

Autor: Gentian Jetishi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm