Menu

Sistemi arsimor pranë xhamive

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gentian JetishiMualim ose mësimdhënës është një nga profesionet që ushtrohet nga imamët në trojet shqiptare. Për fat të keq kjo mësimdhënie është aspak e organizuar në sistem kohor, as në plan program dhe as që diskutohet për metodik të mësimdhënies.

Që ky sistem pranë xhamive të jetë i organizuar bashkësive fetare në trojet shqiptare duhet që brenda bashkësive të formojnë një departament të veçantë që harton politika të mësimdhënies, inspekton çështjen e arsimit pranë xhamive, që merret me përzgjedhjen e stafit të mësimdhënësve pranë xhamive.

Pos tjerash një grup ekspertësh pranë këtij departamenti duhet të hartojnë edhe plan programin dhe përcaktojnë se kur ky mësim zhvillohet dhe cilat janë objektivat e kësaj mësimdhënie.

Ky departament mund të shërbej brenda zyrës së kryeimamit.

Jo të gjithë imamët të jetë edhe mësimdhënës. Veç ata që duan, që certifikohen për mësimdhënës ata të jenë mësimdhënës dhe të paguhen vetëm për periudhën e mësimdhënies gjegjësisht për 4 muaj të vitit.

Si model po paraqesim këto ide:

METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES

Sa i përket metodologjisë së mësimdhënies duhet urgjentë vepruar në dy aspekte:

- Fakultetet e Shkencave Islame duhet të përfshijnë një lëndë që i edukon profesorët e teologjisë rreth 'Metodologji të mësimdhënies' duke zgjuar vetëdijen që këta mësimdhënës vazhdimisht të ndjekin rrjedhat e avancimit nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies.

- Në të njëjtën kohë për të diplomuar nga shkencat Islame që duan të jenë mësimdhënës, duhet të ofrohen programe e trajnime për metodologjisë së mësimdhënies.

PLAN PROGRAMI

- Krahas edukimit nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies duhet të punohet në hartimin e një plan programi mësimor që përfshinë se cilët lëndë dhe materiale do të mësohen për fillestar, cilat për mesatar e cilat për të përparuar.

- Niveli i parë mund të përfshijë lëndë si: BESIM, ETIKË, ADHURIM

- Niveli i dytë ose mesatar mund të përfshij materiale të përparuara po nga këto lëndë BESIM, ZGJEDHORE dhe FIKH (Munakehat,Muamelat dhe Ukubat)

- Niveli i tretë ose i përparuar mund të përfshijë lëndë si: BESIM, ZGJEDHORE dhe QYTETËRIM.

Vëmendje: Lënda zgjedhore mund të jetë dhe ndonjë lëndë jo e shkencave islame që mund të shërbej si element për ti tërhequr nxënësit, si shembull: Gjuhë Angleze, TIK, Art etj.

KOHA

Sistemi arsimor pranë xhamive duhet të organizohet në një plan kohor unik për të gjitha xhamitë.

Ai duhet të zhvillohet në dy gjysmë vjetor sepse organizimi i tanishëm paushall dhe gjithëkohor, madje edhe ai i të lënit të mësimdhënies pikërisht në kohën e pushimit veror ka dëshmuar të jetë jo produktiv.

Në tabelën e mëposhtme është prezantuar organizmi kohor i dy gjysmë vjetorëve të cilët përfshijnë gjithsej 40 javë.

Brenda këtyre javëve mësimi do zhvillohet 3 ditë, dy orë mësimore në ditë (45 minuta) që nënkupton 6 orë mësimore në javë, apo 60 orë mësimore në gjysmë vjetor më konkretisht 120 orë brenda një niveli.

Ky plan program nuk përfshin edhe lëndën e Kuranit. Mësimi i leximit të Kuranit të jetë program në vete dhe të zhvillohet intensivisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit që është muaj i Kuranit, dhe me nxënës që avancojnë leximin e Kuranit të punohen në mënyrë të vazhdueshme nga Imami dhe jo mësimdhënësi.

Nëse Ramazani i bie në periudhën ndonjërit gjysmë vjetor, atë vit gjysmë vjetori duhet të zhvillohet në një kohë tjetër jashtë planifikimit të zakonshëm, me qëllim që muaji i Ramazanit të ngelet ekskluzivisht për mësimin e leximit të Kuranit.

Këto janë veç disa ide, të cilat edhe mund të iu kenë shkuar në mendje bashkësive fetare, por rrethanat kanë treguar që duhet materializuar me urgjencë, që të prodhohen gjenerata fetare mirë të edukuara që do ti shërbejnë dobishëm shoqërisë sonë.

Autor: Gentian Jetishi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm