Menu

Bota Tjetër dhe ‘një copë e lëngut të ngjizur’ që e mohon atë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gentian JetishiTë mohosh ekzistencën e botës tjetër është e dalë mode! Duke mohuar ekzistencën e Botës së Ardhme nuk zvogëlohet probabiliteti  i ekzistencës së saj. Ajo s’ka të bëjë me statistika që fundja edhe ato po të luanin ndonjë rol e konfirmojnë në mënyrë masive ndjenjën natyrale të njeriut për të besuar në Botën e Ardhme, e drejt besimit të së cilët të dërgojnë gjitha argumentet e gjitha fushave.

Por ‘’askush nuk ka ardhur prej Botës Tjetër të na thotë se si është dhe çfarë është ajo’’, e thonë disa njerëz që ndërgjegjja e tyre i thërret në besim që në dilemë për të vihen nga projekte të organizatave dhe mekanizmave që i duan t’i mbajnë të robëruar e të shkretë.

Sikur t’u thuhej që po një njeri erdhi nga atje dhe pa e na tregoi çfarë kishte siç është rasti i profetit Muhammed në Miraxh nga të dhënat e secilës i gjejmë edhe në veprën letrare të  Dante Aligeri sërish do i gjeje njerëzit në dilemë.

Madje Zoti ynë na tregon për disa nga të tillë të indoktrinuar e të mashtruar keq sa që si thotë Zoti në Kuran:

‘’Edhe sikur të hapnim për ta një portë në qiell, nëpër të cilën ata ngjiten; do të thonë, “Po na bëjnë sytë. Jemi magjepsur.” [Kur’an, Hixhr, 14-15]

Në botën e mbushur me padrejtësi ku ka edhe plot të mira, në botën e mbushur me dhunë ku ka që paqen e konsiderojnë të shenjtë, në botën e mbushur me urrejtje ku dashurinë të tjerë e kanë të vetmin virtyt do ishte e pamend të mendonim që të ekzistuarit tonë në këtë univers të ishte i rastit dhe pa një destinim e vendosje të drejtësisë absolute.

Zoti e thotë qartë në Kuranin e madhërishëm:

‘’A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?’’ [Kur’an,El- Xhathije, 45:21.]

Thirrjet e rebelëve ndaj mësimeve hyjnore të cilët në përpjekjen e tyre për të luftuar me ndërgjegjen e tyre përpiqen të tjerë ti nxisin në rebelizëm edhe të tjerë për të krijuar efektin e grupit, i sheh të thërrasin për të mos respektuar kodet etike e të bëhet jetë e shurrur dhe ‘e lirë’ duke u thënë të kënaqen sa ekzistojnë në këtë botë me që s’ka tjetër.

Allahu u tërheq vëmendjen komplekseve të tilla si në ajetet pasuese në mënyrë që njerëzit të përdorin mendjen e tyre për të tejkaluar këto ngarkesa e të bëhen prej të drejtrreshtuarve.

 ‘’Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.’’

 [Kur’an,El- Xhathije, ‘’45:24]

‘’Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (për fuqinë e Zotit)”.

 Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh Kiameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.

Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): “Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar”. [Kur’an,El- Xhathije, 45:26-28]

Një grup i profesionistëve të indoktrinuar në institucione shkencore në vend të edukimit hedhin dilema për ringjalljen, rikrijimin e njeriut pas kataklizmës. 

Edhe këto dilema janë të lashta dhe s’kanë asgjë shkencore dhe nga baza e të menduarit të thellë e të shëndosh.

Ubej ibn Halef e kishte marrë në dorë një eshtër të kalbur e kishte  thyer para Pejgamberit a.s. dhe e kishte pyetur: ‘A po besoni se Allahu ka për t’i ringjallur këta eshtra të kalbur’’?

Dhe Allahu duke i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe duke tërhequr vëmendjen në këtë çështje thotë kështu në Kur’an:

‘’A nuk e sheh njeriu se e kemi krijuar prej sperme ? Kurse ai na bëhet haptas armik! E harroi krijimin e vet dhe përpiqet të na sjellë shembull Neve duke thënë, ‘’kush do t’i ringjallë këto eshtra të kalbura?’’ Thuaj: ‘’Do t’i ringjallë Ai që i ka krijuar së pari. Sepse Ai e njeh çdo lloj krijimi! [Kur’an, Ja Sin, 36:77-79]

Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”

Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur!”

Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do t’i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta do të jetë afër!” (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë. [Kur’an, El-Isra,  17:49-]

Gentian Jetishi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm