Menu

Katër hapa për të nisur një jetë të re me Zotin në Ramazan

User Rating:  / 0
PoorBest 

Hapi i parë: Ndjeje përgjegjësinë që ke për realitetin tënd jetësor

Jeta që jeton ti sot me gjitha aspektet e saj është rezultat i të bërave tua. Njerëzit nuk e kanë në qejf të dëgjojnë këtë, më shumë preferojnë tu luajnë rolin e viktimës. Ramazani vjen çdo vjet për të treguar që ju nuk jeni viktimë dhe që ju të merrni në dorë frerët e jetës suaj.

Hapi dytë: Pranoje realitetin ashtu qysh është!

Që të nisësh jetë të re me Zotin, duhet patjetër të pranosh gjithë realitetin dhe gjithçka që ka ndodhur në jetën tënde.

Problemi i njerëzve është që e mohojnë realitetin dhe ndodhitë e jetës së vetë. Gjërat që kanë rrjedhur në jetën tënde duhet patjetër të ndodhnin se ishin përcaktim i Zotit të ndodhnin. Ato që kanë ndodhur s'kanë mundur të zhvillohen ndryshe veçse si kanë ndodhur. Thjesht pranoje atë realitet.

Hapi i tretë: Mos e zhvleftëso vetën në gjykime, mëshiroje pak

Të gjykojnë vetën negativisht o të e vlerësojnë më tepër se çfarë janë, sikur janë dy ekstremet më të shpeshta që i gjen te personalitetet njerëzore. Ose eventual e zhvleftësojnë vetën nga gjykimet e tjerëve.

Megjithatë Zoti në Kuran e përmend që njeriu është krijesa më e lart dhe më e veçuar në tokë. Ai njeriu u quajt edhe si 'mëkëmbës' (halife) e Zotit në tokë. Kur u përzgjodh i tillë, Zoti e dinte që do bënte mëkate e tejkalonte kufijtë megjithatë e konsiderojë krijesë të zgjedhur. Në plotë raste ia kujtoj që Ai, Allahu është i mëshirshëm por që t'i kthehet me pendim Atij apo të insistoj në mëkat e la të lirë.

Hapi i katërt: Merr vendim burrëror dhe urgjent!

Zoti të ka lënë të lirë të zgjidhësh në çdo situatë. Në saje të kësaj lirie i gjen njerëzit që përpiqen të respektojnë të shenjtat dhe të tjerë që i blasfemojnë ato.

Para se të marrësh një vendim!

Sa herë ke dëgjuar rreth vlerës së madhe të agjërimit të Ramazanit:
''Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke besuar dhe shpresuar në Allahun i falen të gjitha mëkatet''
''Kush e prish një ditë të agjërimit të Ramazanit, pa arsye a pa sëmundje, nuk mund ta kompensoj as me agjërimin shekullor''.

Por a të kujtohet se si je ndjerë kur ke dëgjuar për vlerën e madhe të agjërimit të Ramazanit, faljes së namazeve me xhematë, dhënies së sadakasë, dhikrit të vlefshëm e të tjera përkushtime fetare.

A të kujtohen ditët e para të Ramazanit kur të pyesnin se pse nuk po agjëron apo pse nuk fal teravitë se si je ndjerë në siklet e të vinte keq deri sa u bërë imun pa zë në radhën e atyre që kanë shkelur shenjtërinë e muajit të Ramazanit?!

I nderuar, nëse veç pak je ndje në siklet nga pyetjet e njerëzve të cilëve u ke thënë arsye të çfarëdoshme, a e imagjinon si do ndihesh në Ditën e Fundit kur të pyetesh para Zotit për këto ditë Ramazani?!! Jo veç që pyetesh e ndjen siklet për përgjigjet por se bërja apo mosbërja e veprave tua do të vendoset në peshoj në atë Ditë.

Merr një vendim të ri, sepse ti e ke këtë liri dhe të drejtë. Janë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, është Nata e Kadrit me vlerë të një mijë muajve.

Vendos dhe nis një fillim të ri me Allahu në këtë Ramazan.

Gentian Jetishi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm