Menu

Pejgamberi dhe bota islame

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto ilustruese

Profecia e Muhammedit s.a.v.s. dhe në realitet zbritja e fesë hyjnore universale dhe e fundit, ishte një fillim madhështor, e cila pati ndikim të jashtëzakonshëm në historinë njerëzore. Ky ndikim akoma është duke vazhduar edhe pas 14 shekujve. Pa dyshim që Muhamemdi s.a.v.s. ishte qëllimi kryesor i profecisë, ai me këtë profeci pranoi edhe përgjegjësinë e madhe për t'i ftuar njerëzit në adhurimin e Zotit Një. Profeti pasi u zgjodh për këtë përgjegjësi ai kishte pozitë dhe rëndësi të madhe te Zoti i Madhërishëm.

Hz. Muhammedi gjatë 23 viteve të thirrjes së tij në Islam, përgjegjësin e tij e kreu në mënyrën më të mirë dhe më të lartë. Kjo thirrje u realizua deri në atë masë sa që Zoti në suren Ahzab ajetin 21 thotë:

"Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun".

Kështu që çdo kush që dëshiron Islamin ta njohë mirë dhe të veprojë në bazë të mësimeve të tij, ai duhet të kthehet te veprat dhe fjalët e Profetit Muhammed. Kur'ani i Madhërishëm në ajete të ndryshme myslimanët i fton që të adhurojnë All-llahun dhe të respektojnë të dërguarin e Tij, me qëllim që të shpëtojnë nga devijimi dhe të gjejnë mbështetje në Zotin. Edhe në botën aktuale kjo çështje është e freskët, kështu që nëse myslimanët dëshirojnë që të përparojnë dhe të fuqizohen atëherë duhet që për ideal të tyre ta kenë Muhammedin s.a.v.s. në realitet Pejgamberi është përpjekur shumë që ta zgjerojë fenë islame dhe njerëzit t'i informojë në lidhje me këtë fe të pastër hyjnore, kështu që ai tani pret shumë nga ummeti islam. Në përgjithësi për ta përmbushur këtë kërkesë të tij duhet te myslimanët të zhvillohen, të jenë të dinjitetshëm dhe të lumtur.

Mund të themi se dëshira e parë e Muhammedit s.a.v është uniteti dhe bashkimi i myslimanëve. Por për shkak të përçarjes dhe mosmarrëveshjeve në mes myslimanëve, mes tyre ka depërtuar armiku, kurse ummeti islam ka rënë në humnerën ku gjendet sot, i prapambetur dhe i thyer. Këto përçarje në çështje sekondare kanë bërë që armiqtë e islamit të mbizotërojnë politikisht, madje edhe ushtarakisht në disa shtete islame, kurse në këtë mes nuk janë përballur me ndonjë rezistencë serioze nga ana e myslimanëve. Kjo ndodhë në kohën kur të gjithë e dinë se feja islame është fe e unitetit dhe bashkimit. Islami në vete përmban objekte të shumta të unitetit, siç është Pejgamberi, hz. Muhammed s.a.v. të gjithë myslimanët Muhammedi s.a.v.s. e konsiderojnë si Profet të fundit dhe shembullin më të mirë të drejtësisë dhe fisnikërisë. Kështu që të gjithë myslimanët në botë duhet që të kthehen kah mësimet dhe veprat e tij dhe duke u bazuar në të bashkohen dhe të krijojnë një ummet të fortë dhe të qëndrueshëm. Në suren Enfal, ajeti 46 është thënë:

"Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit".

Luftimi me dhunën dhe despotizmin gjithashtu është një ndër mësimet kryesore të fesë islame. Islami ashtu sikur nuk lejon që të ushtrohet dhunë ndaj të tjerëve, po ashtu nga myslimanët kërkon që mos t'i nënshtrohen dhunës dhe shtypjes. Gjatë jetës së Profetit të islamit vërehet qartë lufta ndaj dhunës dhe shtypjes. Po ky luftim ndaj dhunës dhe despotizmit ishte ajo që myslimanëve i dhuroi dinjitet dhe madhështi. Po ashtu edhe tani ky profet nga ithtarët e fesë së tij pret që në çdo vend të botës që të jenë të mos i nënshtrohen dhunës dhe shtypjes. Për fat të keq shtetet islame me shekuj kanë qenë të përballuar me këtë fenomen të ndytë dhe të poshtëruar. Shumica e shteteve islame kanë qenë objekt i kolonializmit dhe perëndimorëve, kurse si pasoj e këtyre kolonializimeve ata kanë humbur shumë pasuri të veta. Edhe në ditët tona kjo gjë është duke vazhduar me të njëjtën tempo, por vetëm me metoda tjera. Madje disa shtete islame si Iraku dhe Afganistani janë në shtypjen e Amerikës, kurse Palestina akoma me anë të ndihmës së Amerikës është në pushtimin e Regjimit Sionist. E në anën tjetër libri i myslimanëve Kur'ani në suren Nisa ajeti 141 thotë:

"...Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët".

Hz. Muhammedi gjatë 13 viteve që ishte në Mekke, ishte objekt i dhunës dhe maltretimeve të jobesimtarëve kurejshitë, por ai asnjëherë nuk u lëkundë në qëndrimet e tij dhe me anë të kësaj metode ai emigroi në Medinë dhe themeloi shtetin islame dhe ngadhënjeu të gjitha superfuqitë e kohës. Në qoftë se myslimanët e tanishëm e ndjekin këtë rrugë të Profetit të tyre dhe me rezistencë dhe xhihad të përballen me shtypësit dhe ekspansionistët, ata kanë për ta rikthyer identitetin dhe dinjitetin e mëparshëm, ashtu siç dëshiron Muhammedi sa.v.s. Si shembull të kësaj mund ta paraqesim Hizbullahun dhe rezistencën trimërore të tyre, të cilët duke u bazuar në synetin e të dërguarit të All-llahut, arritën ta mposhtin Regjimin Sionist, i cili posedonte armatimin më modern në botë. Ky sukses i madh shumë mirë tregon se sa herë që myslimanët të ndjekin mësimet e Muhammedit s.a.v.s. ata mund të ngadhënjejnë edhe ndaj armiqve të përbetuar, të cilët çdo çast presin të shprehin mllefin ndaj myslimanëve.

Një ndër karakteristikat e rëndësishme të Pejgamberit ishte edhe mbrojtja e së vërtetës dhe dëshira e tij për drejtësi. Të gjithë e dimë se feja islame është fe e së vërtetës dhe e reales, kështu që edhe profeti nuk kurseu aspak nga vetja e tij në mbrojtjen e rrugës së islamit, madje deri në çastin e fundit të jetës së tij urdhëroi për një gjë të këtillë. Edhe në kohën tonë mbrojtja e kulturës dhe mësimeve të islamit është detyrë e çdo myslimani, i cili veten e konsideron ndjekës të rrugës së Profetit. Veçanërisht në kohën kur mediat dhe disa autoritete të larta perëndimore kanë treguar haptazi urrejtjen dhe mllefin e tyre ndaj fesë islame, madje këtë fenomen e kanë vë në agjendën e tyre të punës. Publikimi i karikaturave fyese ndaj Muhammedit s.a.v.s. gjatë shtatorit të kaluar dhe ribotimi i tyre në shumë gazeta tjera evropiane janë shembuj të qartë të urrejtjes dhe sulmit ndaj fesë islame. Kështu që tani myslimanët e kanë obligim që duke u bazuar në rrugën e të dërguarit të Zotit të mbrojnë fenë e tyre të pastër dhe të mos lejojnë që në emër të lirisë së shprehjes të sulmohet feja dhe Profeti i tyre.

Hz. Muhammedi s.a.v.s. gjithashtu ka predikuar shumë edhe paqen dhe sigurinë. Por në qoftë se rrezikoheshin idealet e mëdha të njerëzimit ose të shoqërisë islame ai përballej ashpër me këto rreziqe. Në të njëjtën kohë, ai gjatë luftës respektonte të gjitha ligjet dhe vlerat njerëzore, asnjëherë nuk sulmonte civilët, kafshët dhe bimët e armikut. Pejgamberi ka shkruar marrëveshje të shumta me jobesimtarët dhe me ithtarët e feve tjera në lidhje me respektimin e të drejtave të njëri-tjetrit. Ai gjithashtu Mekken e çliroi pa asnjë gjakderdhje dhe duke i falur armiqtë e tij. Kështu që në fenë islame vëllazëria dhe falja janë ndër parimet kryesore. Por në qoftë se një person, grup apo një shtet tenton të përdorë shtypjen dhe dhunën, atëherë mbrojtja nga këto lejohet dhe konsiderohet domosdoshmëri. Në botën aktuale gjithashtu myslimanët duhet të respektojnë këtë parim, të shkatërrojnë dhunën dhe despotizmin dhe të vendosin paqen dhe sigurinë në botë.

Profeti i Islamit pas emigrimit në Medine e themeloi shtetin me të gjitha nevojat e atëhershme kurse si ligj sundues e vendosi sheriatin islam. Andaj dhe sipas tij feja, politika dhe udhëheqja nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra, kurse myslimanët janë të obliguar që të udhëheqin shtetin e tyre me anë të ligjeve të fesë islame. Ky veprim mund që njeriut t'ia dhurojë lumturinë e kësaj dhe asaj bote, kurse në anën tjetër të çojë në bashkimin e shteteve islame. Edhe pse gjatë dekadave të fundit perëndimorët në lindje e kanë propaganduar shumë ndarjen e fesë nga shteti. Ata nëpër shtetet e tyre krishterimin e kanë tërhequr anash, për atë dhe mendojnë se edhe feja islame si krishterimi i tanishëm është i zhveshur nga përmbushja e kërkesave të kohës aktuale. Po ashtu qëndrimet e fesë islame në lidhje me politikën dhe pushtetin janë shumë të qarta dhe të koordinuara me çdo periudhë kohore. Kështu që nëse pushteti islam bie në duart e personave të devotshëm, atëherë shoqëria njerëzore ka për të jetuar në paqe, siguri dhe lumturi.

Islami gjithashtu interesohet edhe për politikën, por nuk largohet aspak nga misticizmi. Hz. Muhammedi s.a.v.s. i kushtonte rëndësi të madhe misticizmit dhe përkujtimit të Zotit dhe të gjithë i inkurajonte që të anojnë kah vlerat mistike. Por misticizmi të cilën e prezantonte Muhammedi s.a.v.s. nuk ishte që njeriu të tërhiqet nga shoqëria dhe të mos interesohet fare me çështjet e saj. Ai pas ibadetit të tij punonte dhe kryente punët e shtetit. Nga ana tjetër, ai në çdo çështje kundërshtonte teprimin dhe neglizhencën, po ashtu luftonte injorancën dhe përtacinë.

Në përgjithësi mund të themi se çelësi i zgjidhjes së problemeve të botës islame është ruajtja e unitetit dhe zbatimi i mësimeve të porositura nga Profeti Muhammed s.s.v.s., i cili si i dërguar i fundit i Zotit ithtarët e fesë së tij i ka porositur që të bashkohen në të mos përçahen. " A mundet këto pohime të tingëllojnë në mënyrë kaq të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni, nëse ato të jenë të vërteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni dëgjuar për atë, a nuk është koha që t'i përgjigjeni kësaj sfide të tmerrshme dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë? Nuk do t'ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re në jetën tuaj.

Eroll Velija

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm