Menu

Profeti Muhammed a.s. ishte i moderuar

User Rating:  / 0
PoorBest 

Gentian JetishiNë ditët e para të predikimit të mësimeve të pranuara hyjnore, profeti Muhammed paqja qoftë mbi të do akuzohej mes tjerash se po sillte ide moderne te shoqëria e asaj kohe të cilës po u fliste.

Diskutimet e tyre rreth 'të rejave' të cilët po prezantonte profeti Muhammed paqja qoftë mbi të, i përmend Kurani i Madhërishëm, siç përmenden edhe detaje të tjera në jetë përshkrimin e profetit paqja qoftë mbi të.

Në mesin e pasazheve kuranore që përmendin të tilla dilema të shoqërisë së asaj kohe janë edhe këto:

''Kur atyre u thuhet: "Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!" ata përgjigjen: "Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë" - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!''/Kur'an, El Bekare:170/

Kur atyre u thuhet: "Ndiqni atë që ju ka shpallur Allahu!", ata thonë: "Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë". Kështu është, edhe pse djalli i thërret ata në dënimin e Zjarrit!/Kur'an, Llukman:21/.

Profeti Muhammad paqja qoftë mbi të, ishte i fundit nga profetët me mision prej Zotit për të qartësuar idetë rreth besimit, etikës, përkushtimit fetar dhe organizimeve të tjera shoqëror. Pra Profeti Muhammed paqja qoftë mbi të, po thërriste në Islamin në të cilin kishte thirrur profeti Isa a.s. para tij, ndërkohë që njerëzit kishin devijuar ato shpjegime të Isasë a.s. dhe u vinin si informata 'të reja'ato të cilat profeti Muhammed paqja qoftë mbi të rikonfirmonte.

Shoqëria në të cilën u dërgua profeti Muhammed paqja qoftë mbi të dhe të cilës për herë të parë po u prezantonte Islamin përbëhej nga grupe të ndryshme shoqërore që prej fanatikëve e injorantëve që bindjet e tyre të devijuara fetare i kishin shndërruar në biznes lidershipi që qeveriste me atë shoqëri. Mes tjerash kjo shoqëri kishte edhe aristokratët dhe materialistët dhe që gjitha këto grupe interesi do ndjehen të kërcënuara nga thirrjet paqësore për barazi dhe drejtësi, besim të pastër dhe etik të përkryer njerëzore për të cilat thërriste profeti Muhammed paqja qoftë mbi të.

Islami është prej Allahut. Allahu e ka 'moderuar' Islamin vazhdimisht përmes dërgimit të Pejgambereve dhe librave hyjnor, krahas rrethanave të përgjithshme të botës që ka paracaktuar Ai që ato të përparojnë.

Ndërkohë që profeti Muhammed paqja qoftë mbi të akuzohej si 'i moderuar, ne që ndjekim me pasion shpjegimet e tij me të drejt akuzohemi për të prapambetur. Dhe imagjino një njeri i shekullit të VII është më i moderuar se një i shekullit XXI.

Realisht konceptet 'i moderuar', 'tradicional' dhe çfarëdo mes tyre jo çdo herë kanë përkufizim të njëjtë për të gjithë.

Ajo që dihet qartë është që myslimanët e kanë të domosdoshme të moderojnë mendësinë, metodologjinë e angazhimit për fe, organizimit dhe gjithçka tjetër që nuk prek fushën që tashmë veç e ka moderuar profeti Muhammad paqja qoftë mbi të.

Pra të krijojmë një mendësi se si profeti Muhammad paqja qoftë mbi të do operonte në rrethanat e këtij shekulli, në rrethanat e këtij vendi, në rrethanat e këtij qyteti e kësaj lagje.

Ajo që duhet ta kemi të kthjellët është që Kurani dhe tradita e profetit Muhammed paqja qoftë mbi të nuk janë thjeshtë për citim siç e kanë konceptuar jo pak thirrës e predikues, por janë për t'u studiuar thellë dhe interpretuar gjithherë dhe vazhdimisht deri në Ditën e Fundit, sepse profeti Muhammed paqja qoftë mbi të ishte profeti i fundit dhe Kurani libri i fundit dhe nuk pritet të vij më të tjera moderime hyjnore për ne.

Autor: Gentian Jetishi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm