Menu

Mëshira e njerëzimit.... - Mexhid Yvejsi

User Rating:  / 1
PoorBest 

MËSHIRA E NJERËZIMIT...

(Hz. Muhammedit (a.s.)
Në përvjetorin e lindjes)

Lavdia të qoftë përherë o i Madhi Zot
Për krijesën më të përsosur në gjithësi,
Për Muhammedin (a.s.) që lindi sot
Shembulli më i shkëlqyer për njerëzi.

Lavdia të qoftë gjithmon o i Madhi Zot
Për këtë ditë- lindje vërtet të bekuar,
Nga mallëngjimi kemi gaz edhe lot
Në këtë ditë të bardhë, vërtet të madhëruar.

Ai na mësoi Fenë Islame e Kur'anin
Që janë Drita dhe Fjala e Jote,
Na urdhëroi të duam Atdheun-Vatanin
Djepin e qëndisur të kësaj bote.

Ai ia mbylli të gjitha dyert errësisë
E varrosi çdo besim të rremë, të kotë,
Pishtar i pashuar i mbarë njerëzisë
Me besimin e pastër, të vërtetë, në një Zot.

Ai mposhti urrejtjën-ndezi dashurinë
Urdhëroi vetëm mbarë për të vepruar,
Kudo që t'a gjejmë t'a marrim diturinë
Se vetëm ajo ka për t'na lartësuar.

Të lutem bekojë o i Madhi Zot
Muhammedin dhe Familjen e Tij,
Shokët, shehidët, për jetë e mot
Dhe të gjithë besimtarët e rinj.

Për ty o Muhammed i Lavdëruar
Salavate e selame të dërgojmë gjithë jetën,
Se rrugën e shpëtimit na ke ndriçuar
Me besnikëri na përcjelle të Vërtetën.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm