Menu

Israja dhe Miraxhi - Ilmi Rexhepi

User Rating:  / 1
PoorBest 

Israja dhe Miraxhi

Dëgjo për natën e israsë dhe të miraxhitIlmi Rexhepi
për ngjarjen që me kuran e përjetshme mbeti
dhe dije që, ku piqet njohja e krijesave me të përtejmen,
këtë kufi  kaloi, i vetmi në botë,  Muhamedi

E mori zemërdëlirin

buraku vetëtimi
që hidhte të parat këmbë
sa i mbërrinte shikimi

Shumë libra janë shkruar

hollësira  janë dhënë të asaj ngjarjeje
që nuk  ishte e shtrirë shumë në kohë
veçse në një pjesë nate

Vendi s'do t'i ftohej

koha mbase nuk i vlejti
atë natë  do t'i jepej  dhe çdo mrekulli tjetër
që i ishte dhënë ndonjë pejgamberi

Shpejto burak hapat

ço resulin te mesxhidulaksaja
t'i falë dy rekate e të zgjedhë qumështin
të mbarojë plot kuptim  israja

Aty do të manifestohet tradita

do të të lidhë siç lidhnin para tij  pejgamberia
aty do të vërtetohet e veçanta e tonit ymet
fitreja -  natyrshmëria

Mbaro isra, nis miraxh,

po pret Ademi, Jahjaja dhe Isai,
Jusufi, Idrisi që u ngrit lart,
Haruni, Musai dhe Ibrahimi, alejhim selamullahi

Shtatë portat  shtatë qiejve

iu hapën nga engjujt rojtarë
në to pa dhe u çmall rend me ata të dërguarit
pastaj bejtulmakdesin dhe sidretulmuntehanë

Kështu nganjëherë  i ndodh robit

në tokë t'ia zënë diellin
ndonëse ka të hapshme
portat e qiellit

Në miraxh, siç dihet,

në fillim u bënë farz pesëdhjetë namazet,
pastaj u hoqët nëntë hise,
për aq sa edhe na u ngritën krejt  sevapet

Ndjeje lehtësinë

që na u bë natën e miraxhit
dhe  kujto fjalën e të dërguarit
që namazi është miraxhi i besimtarit



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm