Menu

Tetërrokësh për tetërrokëshin e shahadetit - Ilmi Rexhepi

User Rating:  / 1
PoorBest 

Tetërrokësh për tetërrokëshin e shahadetit

Para se me ra me fjetIlmi Rexhepi

ni gja t'bukur e kam gjet
ma mir ta shkruj gjith me met
kurr ma koha mos me tret

qysh jam kan menen tuj vra

pse tetrroksh n'shpirt kena na
shahadet s'rati ka ra
shkakin baba pru ma ka

hala mir pa nis mi njet

mu ka ga se dalin tet
veç tre gishta mshel m'kan met
e gamja m'dul me t'vërtet

lum për vargin mejher kam ba

sa ka tetshi qaq pi ka
la ilahe ilAlla
Muhamed resululla

me pranue kriz kam ni

prej qaq t'shumtit ket çudi
po e tana krejt s'asht ngri
do n'arsye nis mu shkri

se shka thojn njerzia n'gzim

dhe shka thojn tana n'idhnim
bash per soj t'tynin rithmik
mrrihet nivel artistik

kem dëshmi na dill e han

mir e keq me na u kan
feja adet na ka lan
shahadetin per me than

tuj u kan kjo me t'vërtet

tuj pas n'hater shahadet
shpirtit vargu i ka fjet
rrokje mej pas tamam tet

Shënim:
Fjala është për faktin që vargu kombëtar shqip që është tetërrokëshi përkon me secilën prej dy pjesëve të shahadetit, madje, me pjesën e parë të shahadetit përkon edhe tipi më i përhapur i  vargut kombëtar që theksohet në rrokjet 1,3 dhe 7. Shahadeti mund të ketë qenë shkak i fjetjes në shpirt të këtij vargu dhe i përhapjes së tij.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm