Menu

Pafajshmëri - Dedë Preqi

User Rating:  / 0
PoorBest 
PAFAJSHMËRIRingjallja - Jezusi

Përmes grilave të hekurta
shikon vetëm një dritë në largësi,
i lutet diellit t’ia falë një rreze
t’i ngrohë gjymtyrët e mërdhirë.

Si qiriri i plagosur
kallet n‘mes qielli të sëmurë,
qëndron në këmbë i pa sosur
derdhet për dritën e bekuar.

Emrin nuk e kam huazuar,
gjyshi më pagëzoi,
edhe babai i gjyshit quhej Ilir
këtë emër kurrë s‘do ta ndërroj.

(Dedë Preqi)


Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm