Menu

Kryellapi (Bellosica)

User Rating:  / 1
PoorBest 

KosovariMedia.com - Portal Informativ ShqiptarKryellapi, (Bellosica) gjendet në pjesën veriperëndimore të komunës së Besianës. Që në kohërat më të lashta flitet për të, flitet se ka qen shumë e pasur me miniera dhe kanë ekzistuar kështjella por edhe kisha.

Si qytet përmendet deri ne fundin e shek -XVIII- kur edhe nuk përmendet më si qendër xehetarie.

Kryellapi( Bellosica ) sot, është një fshat i boshatisur në komunën e Besianës, por në të kalurën e ka pasur një histori të lavdishme dhe me shumë ngjarje historike. Qyteti ishte ndërtuar në krye të burimit të lumit Llap dhe për këtë shkak u emërtua si Kryelab (Kryellap).

Banoret e parë të Kryelab (Kryellape) ishin ilirët.

Burimet historike kanë shënuar se, në këtë territor kanë jetuar dardanët si fis ilir. Kështu, dardanët që në kohën e metalit i kane shfrytëzuar xehet.

Metalet i kanë shfrytëzuar për përpunimin e stolive,të veglave të punës, armëve.

Mundësi të tilla krijoi shfrytëzimi i xeheve. Kur këto troje ranë nën pushtimin e Perandorisë Romake, vazhdoi puna në shfrytëzimin e xeheve edhe në qytetin Kryelab (Kryellap).

Gjatë sundimit bizantin përmendet edhe si Cascova=Cassoua (Kasova ose Kosova).

Ndër Kështjellat-Qytetet më të rëndësishme të antikitetit të vonë dhe mesjetës, hyn dhe Kështjella-Qyteti i Kryellapit (Bellasicës).
Pikërisht, atje ku buron lumi Llap, në malet e Albanikut (Kopaonikut) rreth 35- 37 km në veriperëndim të qytetit Besianës, në fshatin Kryellapit (Bellasicë), gjenden gërmadhat e Kështjellës së vjetër.

Mendohet se Kështjella duhet të jetë pikërisht Fortesa e Belas apo Bella, Kështjella që përmenden nga autori Prokopi i Cesaresë në punimin e tij "Mbi ndërtimet" Lib. IV, që e shkroi rreth vitit 560 e.s., ku i përshkruan Fortesat e ndërtuara dhe të rindërtuara në Dardani në kohën e Perandorit Justinian.

Prof. Skënder Rizaj mendon se, ky qytet është Bellasica në rrjedhën e sipërme të lumit Llap. Mendohet se Kryellap( Belasica) duhet të jetë Kalaja Belasë e rindërtuar në kohën e Perandorit Justinian të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, e cila gjendet te fshatrat e Grykës se Llapit të komunës së Besianës.

Që nga shekulli VII deri ne shekullin e IX qyteti i Kryelabit, shpesh plaçkitej nga sulmet e fiseve barbare dhe nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për këtë kohë.

Kryellapi (Bellosica) e cila gjatë kohës së pushtimit serb është quajtur edhe Vërhllab.

Me këtë emër ky vend përmendet në një letër të mbretit serb, Milutin të vitit 1302, përmes së cilës ky u jepte beneficione tregtarëve Raguzës.

Verhlab (Kryellap), gjatë pushtimit të shtetit të Rashkës, përmendet si një pushimore e mbretit Milutin (1282-1321) i cili gjendet te burimi i lumit Llap në malet e argjendta në fshatin Kryellap(Bellasicë), pranë Krushumlisë. Theksohet se, Kështjella dhe pallati brenda ka shërbyer, përveç tjerash, edhe për sigurinë, pra mbrojtjen në rastet e sulmeve të papritura. Përmendur së pari në vitin 1032, kur Mbreti Milutin ju jep benificione tregtarëve të Republikës së Dubrovnikut. Ruhet një pjesë e mureve dhe kulla që besohet të ketë qenë mbetje e pallatit të ndonjë princi.

Në lagjet e fshatit janë vërejtur gjurmë të shumta të themeleve të shtëpive, në formë drejtkëndëshe dhe mbetjet e mureve të dhomave. Gjithashtu, ka pasur edhe mbetje të shkritores dhe ndërtimit të metaleve, ku ka edhe mbetjet të papërpunuara.
Ndërtesat në fshat janë renditura drejt përgjatë rrugës që çon në lumë, dhe ku mendohet qe ka qenë një kishë. Vetë tematika e shkresës (raportet me Republikën e Raguzës, do të tregonte se këtu kemi të bëjmë me një vendbanim-minierë, përkatësisht me minierën e njohur më vonë me emrin Kasova.

Të dhënat tregojnë se, pjesa veriore e territorit (të Kosovës e sotme) gjatë mesjetës ishte vend shumë i pasur me miniera.

Veçohen vendet për miniera si, burimi i Llapit, burimet e Albanikut (Kopaonikut) dhe Toplicës.

Këto miniera që shtriheshin prej veriut në jug të territorit, përfshinin një gjatësi prej 60 km.

Nga këto miniera më së shumti është nxjerrë argjend dhe hekur.

Ngjyra e metaleve që gjendet në sipërfaqe është dëshmi e eksploatimit të xeheve në këto treva, qysh nga kohët e lashta (antike).
Autori E. Çershkov thotë se, në malet e Malet e Argjend (Kopaonikut) që nga shek. XIII e deri në shek. XVI është zhvilluar aktiviteti i dendur dhe intensiv i xehetarisë, punë e filluar qysh nga antika.

Për Kryellapin (Bellasicën), tregohet se vendi kishte qenë i pasur dhe aty kishin ekzistuar të ashtuquajturat "vrimat" apo "bazenet" e minierave.

Autorët serbë M. Joviq, V. Koraq dhe të tjerë na tregojnë se gjatë shek. të XIV-të, në territorin e sotëm të Kosovës gjenden ose ekzistojnë komunat katolike dhe qytetet me kishat e tyre.

Komuna katolike numërohen: Prizreni (tri kisha katolike), Trepça (dy kisha katolike), Artana (dy kisha katolike), Janjeva, (një kishë katolike).

-Ndërsa vendet që kishin një kishë katolike ishin: Graçanica, Belasica, (Vrh Lab – sot vendburimi i lumit Llap në veri të Besianës) dhe Prishtinës.

Qyteti xehetar Kasova përmendet në vitin 1423 dhe gjendej afër burimit të lumit Llap, sot fshat i vogël në veriperëndim të qytetit Besianës në largësi prej rreth 35- 37 km .

Gjatë mesjetës në këtë vend zhvillohej dhe tregtia, e që kuptohet se kishte një lidhje tregtare dhe me Dubrovnikun (Raguzën), ku kjo dëshmohet edhe me ekzistimin e konsullatës së përkohshme raguziane nga viti 1424, për të mbrojtur interesat e qytetarëve të tyre.

Mësa dihet, kjo ishte konsullata e parë që veproje në territorin e Llapit. Poashtu, profesori Jahja Drançolli në revistën shkencore Vjetari 47-48 viti 2012 sjellë dëshmi të reja për konsullatën, Raguziane në Bellasic dhe veprimtarinë e tyre,aty na i tregon emrat e 10 konsujve nga viti 1424-1448.

Që Kryellapi (Bellasica), ishte minierë e rëndësishme tregon dhe fakti që ajo kishte dhe Ligjin e vet të vitit 1488.

Ky Ligj (Kanunname), ndahej në 16 paragrafë dhe rregullonte të gjitha çështjet ekonomike, politike dhe shoqërore si: tregtia, taksat e ndryshme, shfrytëzimi i minierave etj. Poashtu, në Ligjin mbi xeheroret të vitit 1536 të Sulltan Sylejmanit Ligjvënës, Bellasica përfshihet në mes xeheroreve kryesore të Rumelisë.

-Sipas udhëpërshkruesit, H. Kallfa (1650), tregohet se, banorët e Kryellapit (Bellasicës) janë kryesisht xehetarë. Se, ky vend kishte qenë minierë-qytet i zhvilluar, dëshmon defteri i viteve 1566-1574. Sipas studiuesve S. Pulaha dhe I. Rexha, vendi Kryellapi (Bellasica), ishte qendër administrative gjatë shek. XVI, që përfshinte 32 katunde.

-Sipas udhëpërshkruesit, H. Kallfa (1650), tregohet se, banorët e Kryellapit janë kryesisht xehetarë. Se, ky vend kishte qenë minierë-qytet i zhvilluar, dëshmon defteri i viteve 1566-1574.

Ky vend nga udhëpërshkruesit italianë të shek. XVI-XVII, quhej "Montana dell' argenta".

Statutin e qendrës se rëndësishëm xehtare e pati deri në shek-XVIII. Udhëpërshkrusi i shek.XVI, Petantius kur po kalonte nëpër këtë trevë, shkruante se, përgjatë rrugës Procopia (Prokupje) për Nisum (Nish) nëse lëshohesh poshtë kah jugu, jo fort larg gjendet qyteti "Kosovitza) nga i cili buron lumi Llap.

Në fundin e shek .XVII- xehrorja nga luftërat Austro-Turke ,pësoj dëme të mëdha.

Xeherorja u plaçkit dhe u shkatërrua. Shumë xehetarë mbetën të vrarë.

Nga ana tjetër, popullsia u godit edhe nga sëmundja e mortajës.

Gjatë shekullit të XVIII u bënë edhe disa përpjekje për ringjalljen e xeherores Kasova, (Bellasica), por nuk arritën ta kthejnë në gjendjen e mëparshme.

Në shekullin e XIX shfrytëzim i xeheve, në ketë xeherore nuk ishte më levërdi ekonomike dhe u ndërpre prodhimtaria.
Në këtë kohë filluan hulumtimet për gjetjen e xehës.

Një përpjekje e tillë u bë ne fshatin Rëzhanë, por edhe ne fshatin Pollatë, në hyrje te Grykës së Mavriqit por edhe kjo punë u la pas dore, me që Perandoria Osmane e kishte marrë tatëpjetën.

Popullsia e Kryellapit ishte iliro-shqiptare, ajo kishte pranua krishterimin, edhe pas ndarjes së kishës (1054) ne Lindje dhe Perëndim ishin te riteve edhe katolik dhe ortodoks.

Aty, u ndërtuan disa kisha të cilat gjatë kohës u shkatërruan.

Në qytetin Kasova ishin të ndërtuar disa Kulla dhe Pallate, muret dhe gërmadhat e të cilat shihen edhe sot.

-Pas rënies së qytetit Kasova (Bellasica) nën sundimin e Perandorisë Osmane, popullsia filloi ta pranonte besimin islam me shumicë, por u ruajt edhe besimi krishterë deri nga fundi i shekullit të XVIII edhe fillimi i shekullit të XIX, kur defitinivisht në këto anë nuk pati më të krishterë.

Me pushtimin e Kosovës 1912 në fshat, u vendosën edhe kolonët serbë dhe bënë shumë krime e sidomos në periudhën në mese dy luftërave.

Në fundin e luftës së dytë botërore fshati u dogj i tëri.

Gjatë regjimit pushtues jugosllav, aty nuk është investuar dhe banorët u shpërngulën në qytetin e Besianës, Mitrovicës etj.

Në luftën e fundit fshati u dogj i tëri dhe me përfundimin e luftës nuk ka ngelur asnjë banor.

Autori: Jeton Rama, Studime Posdiplomike-Master

Më 29 Janar. 2014



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm