Menu

Shtet i marres!

User Rating:  / 2
PoorBest 

Kujtim Dërvishaj me familje

Është vetëm 32 vjeç, por nga skamja ka marrë pamjen e një të moshuari. Ishte 17 vjeç kur iu bashkangjit UÇK-së për të luftuar, me shpresën se do të presë ditë më të mira. Sot, 15 vjet nga mbarimi i luftës dhe gjashtë vjet nga shpallja e pavarësisë, Kujtim Dervishaj, ish- ushtar i Brigadës 112 – Arben Haliti të UÇK-së nga Skenderaj, jeton në mjerim dhe thotë se ky nuk është shteti për të cilin disa vjet më parë ofroi jetën, i gatshëm për të mos e duruar padrejtësinë.

“Një plumb kushton 25 centë. Po ta dija se kështu vjen puna, më mirë ia kisha jap një plumb vetes gjatë luftës”, thotë ai i dëshpëruar. Ky është njëri nga ish- luftëtarët i denjë që nuk u pasurua në emër të luftës. E shteti nuk i ofron këtij ish –ushtari pensionin invalidor - që as ujë nuk ka në shtëpinë e vet, sepse benefitet financiare i takojnë dikujt tjetër.

Pension invalidor, në vend të tij marrin Haxhiu, Lushtaku, Hajdari ... e shumë të tjerë, që për këta vjet të shtetndërtimit, sot nuk ia dinë skajin vetes. E çfarë ndjesie ngjall për ish-ushtarët sot të harruar kur shohin se kush u pasurua në “emër të luftës”, e në çfarë e kanë shndërruar ata këtë shtet.

Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë, numërohen skandalet e shumta, ku pjesë e tyre dalin të jenë, jo kriminelë ordinerë, por deputetë e ministra, ata që e bëjnë ligjin.

Dhe sa herë që dikush i kritikon veprimet e këtij pushteti, pa asnjë argument ata luajnë me kartën “antiamerikane”, duke u hedhur në sulme frontale.

Janë po këta “proamerikanët” e “properëndimorët” që shkelin ligjin, keqpërdorin demokracinë e tallen me çdo vlerë evropiane.

Sot Kosova, gjashtë vjet pas luftës, ka në krye të saj njerëz të përgjuar e të dyshuar për krim e korrupsion. Janë pikërisht këta zyrtarë që flasin për demokraci e vlera, por që vetë ndiqen nga drejtësia ndërkombëtare.

E shteti që ata përfaqësojnë, si rezultat, gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë del me këtë bilanc: 31 për qind të papunë, 30 për qind varfëri, 10.2 për qind varfëri ekstreme, 2700 euro GDP për kokë banori dhe rreth 70 mijë kosovarë që kërkuan azil ilegalisht në BE që nga shpallja e pavarësisë.

E gjithë kësaj gjendjeje në regres shtetëror, vitet e fundit i janë shtuar edhe fytyrat e përfaqësuesve të grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Në një shtet të varfër, me sistem të dobët arsimor, rritje në vazhdimësi të shtresave të injorantëve, krijohet ambient “perfekt” për ata që përditshmëri i kanë predikimet urrejtëse, ofendimet e kërcënimet.

Kush e pranon një shtet të tillë të integrohet. Atëherë pse duhet çuditur se Kosova edhe 3 vjet vazhdon të mbetet në izolim!?/Arbana Xharra - Zëri



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm