Menu

Pas 15 vjetësh me të drejtë pyesim! Ku ka përfunduar 'Dosja e krimit'?

User Rating:  / 1
PoorBest 

Pas 15 vjetësh, me të drejtë pyesim!

KU KA PËRFUNDUAR "DOSJA E KRIMIT" - E GJETUR NGA PROKURORËT DHE HETUESIT E TRIBUNALIT TË HAGËS - NË DHOMAT E KRIMIT SERBË - NË QENDËR TË PRISHTINËS, ATY KU SHQIPTARËT TORTUROHESHIN ME SHUFRA HEKURI E SHKOPINJ BEJZBOLLI, MBYTESHIN ME ELEKTROSHOK E SHARRITESHIN ME SHARRË DRURI??!!

Pas përfundimit të luftës (në qershor 1999), gjurmët e krimit serbë, dukeshin në çdo vendbanim të Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur (mars - maj 1999) kur janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, kanë gjetur qindra dokumente madje edhe fotografi, në të cilat shiheshin qartë njësitë kriminale serbe, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri, duke plaçkitur pasuritë e shqiptarëve etj.etj. Edhe trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët.

Në këtë kuadër, ju rikujtoj zbulimin e një qendre të Krimit në Prishtinë, nga KFOR'i anglezë.

Njësitë parashutiste të KFOR'it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe (shikoni foton) kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura të tmerrshme ndaj shqiptarëve, të cilët pastaj i kanë ekzekutuar në mënyrë barbare!

Në dhomat e krimit janë gjetur shumë dëshmi rrënqethëse!

Aty janë gjetur:

- shpata të gjata,
- thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta,

si:

- shufra dhe boksa të metalit,
- sopata,
- shkopinj bejzbolli të thyer,
- drogë dhe shiringa për marrjen e saj,
- litarë të përgjakur për ngulfatje etj.

Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevetë ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!

Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë (shiko foton) me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!

Për më tepër në një dhomë tjertër është gjetur edhe një akumulator (shiko foton), e cila është përdorur për mbytje me elektroshok!
Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë (shiko foton) të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!

Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe shume uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion (shikon foton) si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt, nga njësitë militare dhe paramilitare sebe!

* * * * *

Pas zbulimit, këtë qendër të krimit - fillimisht e ka vizituar një Ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, të cilët i kanë evidentuar dhe marrë një për një të gjitha provat e gjetura aty (DOSJEN E KRIMIT), madje edhe arkivin me emra dhe mbiemra të kriminelëve si dhe listat e qindra shqiptarëve të vrarë e të masakruar!

Tani me të drejtë pyes:

- Ku kanë përfunduar këto dëshmi?!,

sepse edhe pas 15 vjetësh...,nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij krimi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t'u përballur me drejtësinë!

Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë (!!!) për faktin sepse askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:

- as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008),
- as ato të EULEX'it (2008-2014),
- madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999-2014) nuk e kanë hetuar këtë krimë të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe ku kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!

* * * * *

Mbi të gjitha më shumë se fjalët flasin fotodëshmitë e prezentuar në këtë video (shikoni me kujdes):

* * * * *

(Përgatiti, Sheradin Berisha)

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm