Menu

Masakra e Mejes: Meja e Gjakovës – Srebrenica e Kosovës

User Rating:  / 1
PoorBest 

Fotografitë e dëshmorëve në masakrën e Mejes, afër Gjakovës, 27 prill 1999

Nga Mexhid Yvejsi - Para 15-të viteve, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan "Reken e Keqe" dhe "Lugun e Carragojës" në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

Çdo vit më 27 prill 2012, në Kosovë u shënohet Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur, ndërkohë që ende nuk dihet fati i 1781 personave, të cilët janë zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 - 1999.

Dr. Haki Kasumi, kryetar i Asociacionit të Familjeve të Personave të Pagjetur, thotë se numri i të pagjeturve, i cili figuron 15 vjet pas luftës, mbetet ende i madh, ndërkohë që i ka kritikuar institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare për angazhim, sipas tij, jo të mjaftueshëm në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. "Ata në mënyrë deklarative, me fjalë, po thonë se po bëjnë shumë, por realisht, përderisa mungojnë rezultatet dhe përderisa është gjithë kjo pakënaqësi te familjarët, automatikisht nënkuptohet se ata nuk janë kah bëjnë sa duhet dhe sa munden të bëjnë", thotë ai.

Dita e të pagjeturve në Kosovë simbolizon ditën e 27 prillit të vitit 1999, kur në fshatin Meje, afër Gjakovës, ka ndodhur masakra më e madhe ndaj civilëve shqiptarë nga ana e forcave serbe.

Atë ditë, forcat serbe kishin ndarë nga kolonat e njerëzve të përndjekur nga shtëpitë e tyre 377 civilë shqiptarë, të cilët më pas ishin zhdukur pa gjurmë.

Masakra e Mejes, afër Gjakovës, Srebenica e Kosovë

Para 15-të viteve, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan "Reken e Keqe" dhe "Lugun e Carragojës" në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.
Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Njësitet e Ushtrisë Serbe, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga "Srebrenica e Kosovës".

Pas luftës, gjatë viteve 1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrur informata se gjenden në Serbi. Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zhagitur dorëzimin e tyre.

Dëshmorëve të ramë në këtë masakër iu është ngritur Qendra Përkujtimore - 27 Prilli në Lëndinën e Pikëllimit në fshatin Meje të Gjakovës.

Besim Abdyli, rapsod popullor, nga rrethi i Gjakovës, e ka thurrë një poezi prekëse për këtë masakër, e që e këndon, por secilin e bën të derdhë lotë, të vajton...!

================

MASAKRA E MEJËS

Me mallë zemre, o me lotë shpirti,
unë kësaj kange, o po ja nisi!
Plotë me lotë, këta sytë e mi,
po i ndërroj gishtat n'këtë qifteli.
M'u kujtua, o 14 prilli (1999),
sa kishte nis' o kangën bylbyli,
e ja ndali, o shkâu – katili.
Ditë pranvere e filluar,
plotë me zemër, o të pikëlluar.
Ishte tërbuar o shkâu i zi,
ishte vërsul' o mbi shqiptari!
Hajmedet, po mbledhë gra, rob e thëmijë,
po mbledhë pleqë e po mbledhë të ri:
prej Dobroshi e Juniki,
Nivokazi e Molliqi,
Batushë, Shizhmon e Rracaj,
Sheremet, Dallashaj e Pacaj
N'shumë dredhina janë mundue,
n'këto katunde, o shpirt me p'shtue!
Luejke shkâu, o me tradhëti,
t'tonë me dalë, o për Shqipni!
Po në Meje kur kanë mbërri,
Aeroplanat kanë ardhë përmbi,
disa njerëz, o i ka damtue,
tymi e flaka, o i ka mbulue,
Muerren gjâmën, o gra e fëmijë
Britma e tyre, o n'gjynah me t'shtî
Na ndihmo, o Perëndi!
Shihe shkîjet shka kanë punue!
thonë: kolonën me e ndalue!
- Për Prizren ju thanë me shkue!
shumë kanë rreh' e turturue
N'Bishtazin, o kur kanë shkue,
Shkîjet kolonën, e kanë ndalue,
Aeroplanat o tuj fluturue,
m'i sh'iptarë, o ata kanë gjue'
shumë traktorat i kanë shkatërrue,
plotë me njerëz, qysh kanë qillue,
"Korbat e zi", o i kanë rrethue,
thonë kufini âsht ndalue!
Aiii, e kanë marrë gjâmën o t'tonë robnija...
"- Hajmedet, o ku na m'eten thëmija
Kudo vajë, kudo piskamë,
" – Ku t'kam babë, o ku t'kam nanë!?
– O ku je motër, o ku je vëlla!?
Mâ tmerrim, o për ne nuk ka!
Disa trupa, o t'përgjysmuar,
shumë pa k'âm' e shumë pa duer,
Shumë u dogjen n'flakë e n'prush,
s'ka shka bân, medet – kurkush!
M'falni vëllazën, s'muj duroj mâ!
Këta shqiptarë në gjak janë lâ,
asnjëherë për né s'do t'vdesin,
O n'zemra tona përjetë do t'mbesin!

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

================

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm