Menu

Jehona e operacionit 'Shigjeta' në Pashtrik

User Rating:  / 1
PoorBest 

Thirrje Publike për pjesmarrje në manifestimin e madhë përkujtimor që mbahet me 31 Maj 2014 në Gorozhup të Hasit në ora 12,00 për nderë të rënies së 15 dëshmorëve të UÇK-së nga brigade 28-128 gjatë Operacionit  "Shigjeta " në Pashtrik.

Shkruan kolonel: Ruzhdi Saramati

I nderuar kryeminstër i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi

Sa here që flitët për luftërat dhe ngjarjet historike, del në pah jehona e Operacionit të UÇK-së, "Shigjeta" në Pashtrik. Për këtë me kujdes e kemi përcjellur përkushtimin tuaj që 14 vite me radhë ju keni treguar një mospërkujdesje meritore ndaj të rënëve për lirin e atdheut që derdhën gjakun në betejat e lavdishme gjatë Operacionit "Shigjeta" në Pshtrik.

Jemi mbase të vetëdijëshëm në angazhimin tuaj për procesin në të cilin po kalon Republika e Kosovës, veprimtaria dhe angazhimi juaj i shumanshëm në ngritjen e shtit, por kryeministër gjej kohë që ta nderosh edhe këtë luftë që bëri UÇK-ja në Operacionin "Shigjeta" në Pashtrik të cilin ju dhe ish- Minstri i Mbrohjtjës Azem Syla e ideuat këtë projekt të madhë politiko-ushtarak, ku me ndihmën e Forcave të NATO-s, ngadhneju fuqishëm fitorja e UÇk-së.

Si më poshtë ne po u japim historikun e shkurtër të kësaj lufte të lavdishme që ndodhi tash e 15 vite më pare.

Po afrohet dita e 31 Majit, për ti përkujtuar 15 dëshmorët e kombit shqiptar, që ranë heroikisht në betejat luftarake kundër pushtuesit jugosllavo – serb, gjatë Operacionit luftarak të UÇK-së "SHIGJETA". Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte.

Tashmë jemi në 15 vjetorin e "Epopesë së Pashtrikut", betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku Brigada 28 - 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK'së, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup e Pashtrik të Hasit u përgadit ushtarakisht në thyerjen e kufirin shqiptaro - shqiptar për t'i sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.

Plani operacional ushtarak 'Shigjeta' Pashtrik

Rëndësia e planit operativ "SHIGJETA" të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së, e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati "Lidhja Shqiptare" e cila operoi me 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ "SHIGJETA", me numër J-03/1 datë 31.03.1999. Po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike 1,2,3... etj. njëkohësisht Ruzhdi Saramati komandant i brigades 128 u emërua në drejtimin taktik nr.3.... Operacioni "Shigjeta" ishte hapi vendimtar historik i QPK-së në luftë për çlirimin e Kosovës. Si i tillë, ai u hodh me menquri të paparë që në fillimet e tij e deri tek ai përfundimtar, të largimit të krejt forcave jugosllave nga teritori i Kosovës.

Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t'i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.

Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigades me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigaden 138 të Z.O.D.-it.

Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni "Atlantiku".

Po më 25 Maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit "Shigjeta".Ndërsa në mëngjesin e hereshëm të 26 Majit, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t'i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Hasit. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur.

Lipidar i 15 dëshmorëve i ngritur në Gorozhup nga brigade 28-128 e UÇK-së

Ndërsa në këtë luftë ranë edhe luftëtarët e lirisë si:

1.Bafti Nexhip Haxhiu, dëshmor i kombit me detyrë ushtarake zv.komandant i kompanisë të batalionit -I –rë, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, në radhët e UÇk-së u rreshtua në brigadën 128, më date, 11.03.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Atë ditë me 26 maj 1999, u dallua në luftë luftëtari sypatrembur Bafti Haxhiu me armën e tij që villte zjarr e plumba mbi armikun. Atë ditë u çlirua Gorozhupi e Pashtriku. Atë ditë ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar të lirisë, atë ditë lindi dielli i lirisë, mbi të dhe mbi trojet shqiptare. Atë ditë mbiu një lapidar, në kujtim të të rënëve për liri. Mes tyre edhe ti, Bafti Haxhiu.Në këto luftime të ashpra ku luftohej për vdekje a liri bie ne altarin e lirisë edhe:

2. Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit, pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Kështu ky « qingj » që sapo kishte mbushur njëzet pranvera dha jetën si një ujk i vërtetë duke u hedhur mbi istikamet e armikut. Në istikamet e armikut shkja hidhej si rrufeja edhe trimi:

3. Salih Halim Zenuni, dëshmor i kombit, u lind më 26. 08. 1979 në   fshatin Lubizhd të Vitisë, në UÇK u radhit në brigaden 128 më datë, 11.03.1999 ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.Djemt dhe vajzat shqiptare e kishin për krenari, që ishin luftëtarë të kësaj ushtrie, sepse ata ishin të bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale te milicisë kriminele serbo-çetnike. Prandaj e gjithë brigada 128 e UÇK-së luftonte si një trup i vetëm kundër këtij pushtuesi të egër e gjakatar duke shkulur nga pozicicionet ushtrin pushtuese sllave. Paniku i kishte kapur çetniket serbo – malazezë e mercenarët rusë, këta që tregoheshin trima para popullatës shqiptare të parmatosur, tani kishin marrë arratinë dhe shanin Serbinë, duke u frikësuar nga pushka e plumbat e Salih Zenunit.

Zemrat e luftëtarëve të UÇK-së e kishin vrarë frikën, nuk kishte vdekje që mund ti frikësonte, armët e tyre ishin shndërruar në armë më moderne dhe, më të forta se të armikut pushtues sllav. Sepse këta trima ishin bijtë e tokës shqiptare që kërkonin lirin nga armët e tyre! Lufta vazhdonte,serbët ishin larguar nga pozicionet e tyre në kufi dhe, ishin pozicionuar në mes lagjeve Tejeci, Binaj,Tanaj. Fitorja ishte në anën e UÇK-së, brigada 128 kishte tani nën kontroll lagjet, Martinaj, Kërrhanaj, Jelliqi,ndërkohë me nderime të larta e ushtarake u bë varrimi i tre luftëtarëve të rënë për lirin e atdheut.

Më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK'së në operacionin luftarak "Shigjeta" në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 128 me komandant Ruzhdi Saramatin i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo - malazez në hapësirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje dhe armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK'së.

Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK'së do të njoftonte përmes A Sh 'Informative "Kosovapress" në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr.79, se:

"...Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon."/SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM AGIM ÇEKU

Beteja mësymëse ishte urdhëruar nga komandanti i brigades Ruzhdi Saramati në këtë mënyrë: në krahun e majtë, mbi arat e lagjes Jelliqi, ishte në gadishmëri të lartë luftarake kom. i kompanisë Shpend Berisha, kurse në krahune djathtë nga liqeni i Drinit të Bardhë e në afërsi të lagjes Kërrhanaj ishte kom.i batalionit të II-të Adem Shehu. Në drejtimin përballë lagjeve Martinaj, Jelliqi dhe Kërrhanaj ishte bërë gati për sulm batalioni I-rë, më në krye komandantin dhe komandën e brigades kur u dha urdhëri për sulm ora ishte 9,00 e mëngjesit. Pashtriku mori pamjen e gëzuar dhe dukej sikur rrudhat ju hoqën nga balli, oshëtinin armët e të gjitha llojeve dhe digjej toka për rreth. Qielli u mbulua nga tymi i armëve, në altarin e lirisë bien dhe dëshmorë të tjerë ,në këtë betejë ra heroikisht:

4. Astrit Hekuran Suli, dëshmor i kombit, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, në UÇK u radhit në brigadën 128 më datë, 15.04.1999  ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup. Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshme, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së. E tërë fushbeteja ishte mbuluar me armët e përflakura të lirisë, armiku në betejë la disa të vrarë e të plagosur, në çast kumtoi lajmi i hidhur se nga radhet tona kishte rënë në altarin e lirisë edhe:

5. Alirizan Selman Selmani, dëshmor i kombit, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, në UÇK u radhit në brigaden 128 të Z.O.P, më date, 15.04.1999, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj.janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre. I tillë ishte Alirizan Selmani.

Lufta vazhdonte pa u ndalur edhe me date 28, 29, e 30 maj, luftëtarët e lirisë përjetonin rëndë rënien e trimave luftëtar por megjithatë, kishin moral të lart dhe po hakmerreshin duke luftuar rrept armikun. Kështu erdhi dita më e përgjakshme e 31 majit për brigadën tone... Këtë ditë luftimet qenë nga më të ashprat në vijen frontale që nga Drini i Bardhë, deri te Qafa e Prushit, oshëtinin armet tona dhe, tundeshin brigjet e pyjet e këtyre anëve, ndërsa Drini kish marrë një pamje të kuqe... Bateria e artilerisë e komanduar nga Sali Saramati, godiste tanksa të armikut. Pastaj godiste tekniken luftarake duke asgjesuar çdo gjë që kishte marrë në objektiv. Sulmonte pozicionet e armikut edhe kompania e komandant Shpend Berishës, tërë brigada ishte vë në objektiv sulmi ndaj forcave të armikut, po, ama edhe armiku në tërheqje qëllonte pa u ndalur në caqet tona sidomos nga distancë e largët me artileri të rëndë nga Vreshtat e Landovicës, Qeja e Zhurit dhe nga karaulla në bjeshkën e Vërmicës, njëkohësisht u ngritën helikopter luftarak  dhe lëshuan bomba kasetë në caqet tona, kështu nga mesdita e kësaj beteje të ashpër, tek luftohej për jetë a vdekje ranë dhe dëshmorë të tjerë, komandanti i baterisë artilerike Sali Saramati mori plagë vdekjeprurëse dhe më 6 qershor në Spitalin ushtarak të Tiranë përjetësohet ky luftëtar i paepur.

6. Sali Islam Saramati, dëshmor i kombit, komandant i baterisë së artilerisë në brigaden 128 të UÇK-së, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 – 128 të ZOP-it u radhit më date, 30.12.1991, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa ndërroi jetë më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës. Luftëtarët e lirisë, suleshin të tërbuar drejt llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie. Saliu ngjante në një Mic Sokol të ri. Saliu që nuk dinte se ç,është frika u bë tmerri i hasmit shkja.

Më pastaj në fushën e nderit bie,Selver Maçkaj, kështu atë ditë u shkëput një pjesë e shkëmbit nga Pashtriku...

7. Selver Bajram Maçkaj, dëshmor i kombit, Zëvëndes shef i ndërlidhjes, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, u rreshtua  në UÇK në brigaden 128 më date, 17.03.1999, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Proverbi shqiptar thotë, se "Gjaku i derdhur për Atdhe është gjaku që nuk falet, se është gjak Lirie... ", ky proverb është kuptuar drejt, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në plejaden e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selver Maçkaj, qysh heret ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë nga Evropa.

Pastaj bie për të mos vdekur kurrë komandanti i kompanisë Shpend Berisha i cili kishte ardhur nga Gjermania për t'ja shtuar një krushk lirie Kosovës plagëmadhe...

8. Shpend Sefer Berisha, dëshmor i kombit, Kom.kompanisë i batalionit të - I-rë, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, në UÇK-ë u radhit në brigadën 128 më date, 03. 04. 1999  ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Zjarr me të gjitha armët, zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare, ky ishte trimi nga Volljaka Shpend Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e kemi si qëllim të vetëm të jetës.

Ponjashtu ra duke luftuar pushtuesin dhe për ta bërë bashkimin e trojeve shqiptare edhe trimi e luftëtari, Gani Saramati nga Luma...

9. Gani Hamdi Saramati, dëshmor i kombit, kom. togu, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, në UÇk u radhit në brigaden 128 më date, 27.03.1999  ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Dhimbja kthehet në forcë. Epopopetë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak. Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë. Ganiu luftonte pamëshirshëm forcat armike, të dukej se ishte vetë Ali Pashë Tepelena, kur sulej mbi armikun gjakatar sllav.

Ponjashtu ra me heroizem të pashoq në fushën e nderit të betejeva të përgjakshme kundër forcave pushtuese bie heroikisht edhe trimi:

10. Beran Muhamet Gashi, dëshmor i kombit, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 03. 04. 1999  ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Lufta bëhej e rreptë, betejë e përgjakshme me të gjitha armatimet moderne që kishte armiku, pushkë e mortaja kishin luftëtarët e lirisë,  por ishin zemrat tona më të forta se çeliku i tanksave e autoblindave të armikut shovenist. Një zemer trimi kishte edhe Berani.

11. Ejup Tafil Kosumi, dëshmor i kombit, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, në UÇK u radhit në brigadën 128 më date,11. 03. 1999  ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri...po djemtë e tokës shqiptare nuk mposhtën. Nuk mposhtej dotë trimi nga Vushtrria e Hasan Prishtinës.Këtë ditë të përgjakshme të 31 majit,njoftonte BBC-ja se forcat ushtarake serbo barbare kishin patur të vrarë e të plagosur, me qindra ushtar nga radhet e tyre, si dhe ishte marrë një arsenal i konsiderueshëm armatimi nga UÇK-ja.

Lufta është luftë dhe në luftë bien trimat, dhe në këto fushëbeteja të njëpasnjëshme bie edhe trimi nga Mitrovica e Isa Boletinit:

12. Safet Zeqir Peci, dëshmor i kombit, Kom.i Njësitit diverzanto vëzhgues, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic,në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 02.04.1999  ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Safeti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit.

Me 1 qershor përsëri betejë e përgjakshme me shkjaun e zi,lufta vazhdonte pa u ndalur trimat luftonin si të ishin në dasëm,në këtë dasëm lirie,bie edhe dëshmori:

13. Xhelal Behlul Sopi, dëshmor i kombit, u lind më 21. 11. 1977 në Petrit të Dardanës, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 11. 03. 1999  ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup. Ky birë i Shqipërisë Etnike, kapi armën e lirisë në dorë për t'i dalë zot atdheut dhe me armë në dorë ra për lirin e atdheu Shqipëria e kujton me mall birin e saj Xhelalin.

Luftë për jetë a vdekje vazhdonte me 2 e 3 qershor, bien në fushën e nderit edhe dëshmorët:

14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, dëshmor i kombit, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 09. 04. 1999  ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup. Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Në luftën çlirimtare i tillë ishte edhe Abdurrahmani.

15. Zejnullah Rrahim Zena, dëshmor i kombit, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, në UÇK u radhit në brigaden128 më date, 11. 03.1999  ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup. Para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi, greku, malazezi e maqedoni, deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Në këto ngjarje të mëdha të historisë u bë kurban dëshmori i kombit Zejnullahu.

Në këto beteja të përgjakshme u plagosën rëndë edhe anëtari i shtabit të brigades mjeku Ilir Rakaj i cili tregoi trimëri të rrallë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmën e mjekut në kuadër të ekipit të Ilirit ishin te angazhuara edhe disa nga femrat luftëtare të lirisë,të cilat dhanë gjithçka që mundën nga vetja e tyre për tu shpëtuar jetën të plagosurve tanë, ponjashtu u plagos rëndë edhe Jeton Krasniqi pjesëtar i njësitit Special. Deri me 12 qershor 1999  brigada jonë për asnjë çast nuk i ka ndërprerë luftimet me pushtuesin serb. Por më 17 qershor bie në minat e armikut në fshatin Milaj të Hasit korrieri i shtabit të brigades Arben Rashkaj, që të tre sot janë invalidë lufte. Në këto beteja, gjatë gjithë operacionit patëm gjithsej 79 të plagosur.

Marshimi i brigades 28-128 të UÇK-së drejtë Nashecit. Qershor 1999

Para syve na shfaqet heroizmi i trimave nga betejat e Gorozhupit – Pashtrikut e përplot beteja gjithandej Kosovës, që shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi. Dëshmorët e kombit u flijuan që shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e frikës e me të burgosur politik, ata lanë një amanet: S'ka më të shtrenjtë se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Ata dëshmorët e kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata janë këtu në atdhe me flakadanët e lirisë ndër duar.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë për lirin e Atdheut në Epopenë e Pashtrikut!

Ish- Shtabi i Brigades 28- 128 të UÇK-së
Komandanti,
Ruzhdi Saramati

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm