Menu

Eksodet kosovare: 1999 dhe 2015 (Foto)

User Rating:  / 1
PoorBest 

Pesëmbëdhjetë vite pas eksodit kosovar të vitit '99, po përsëritet edhe një eksod masiv i kosovarëve drejt vendeve të Perëndimit, vetëm se tani jo për shkak të regjimit serb, por për shkak të kushteve ekonomike; mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës, pakënaqësisë me funksionimin e shtetit, papunësisë së lartë, duke shpresuar dhe synuar një jetë më të mirë në vendet evropiane.

Eksodi aktual po karakterizohet me trendin e migrimit ilegal të qytetarëve dhe kërkimin e azilit në vendet evropiane, ku për çdo mbrëmje nga stacioni i autobusëve në Prishtinë qindra qytetarë po nisen rrugëve të pasigurta të Perëndimit.

Shumë kosovarë që përjetuan eksodin në luftë, shpresuan se pas kthimit në vendin e tyre, do të bëhet më mirë; do të krijohet shteti demokratik, do të krijohet perspektiva e punësimit, do të jenë më të lirë, do të integrohen dhe do t'u krijohen kushte më të mira të jetës, por ky optimizëm kohëve të fundit ka filluar të zbehet shumë dhe më së miri këtë e vërteton fakti i ikjes masive të qytetarëve të dëshpruar.

Në kontekst të kujtesës për eksodin kosovar, kam përzgjedhur mbi 50 fotografi që i kam grumbulluar nga burime të ndryshme e që pasqyrojnë eksodin e vitit '99 dhe disa fotografi tjera që pasqyrojnë eksodin aktual të këtij viti.

* * * * *

* * * * *

Ky është Migrimi - Lindi këto ditët në Hungari

Përgaditi: Labinot Kunushevci, sociolog

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm