Menu

Dy ngjarje në Kosovë që ndodhen në Ramazan

User Rating:  / 0
PoorBest 

Murat (Qazim) Mehmeti - Adem, Shaban dhe Murat Jashari

Murat (Qazim) Mehmeti, djaloshi 17-të vjeçar, nxënës i Shkollës së Mesme Teknike në Prishtinë, me dy gurë në dorë, pasi që brohoriti "Ejani shokë t'i lirojmë nga burgu vllaznitë tonë," sulmon kordonin e policisë, me ç'rast plagoset me armë zjarri për vdekje; ishte agjërueshëm kur u vra ky djalosh i guximshëm në demonstratat e para në Prishtinë, me 27 Nëntor 1968, ishte Nata e Ditës se Flamurit....Ishte dita e muajit të bekuar, Ramazanit.

* * * * *

Ishte muaji i bekuar i Ramazanit, Janar 1998, kur Shaban Jashari i Prekazit të Drenicës, me familje e mysafirë u çuen për syfyr, falën namazin e sabahut dhe ashtu agjërueshëm ia kthyen pushkën forcave policore-ushtarake serbe,që e kishin sulmuar, duke luftuar për lavdi të Zotit, për çlirimin e Kosovës...

Këta dy shembuj të veçantë, shumë frymëzues, për gjendjen e lartë të vetëdijshmërisë dhe ndjeshmërisë që sjellë agjërimi i Ramazanit, nuk duhet harruar dhe as nuk duhet lejuar që të tjerët t'i harrojnë, sepse e harrojmë vetveten...! Harrimi i vetvetes është mohim i së Vërtetës....

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm