Menu

Sadik Leci, i njohur në popull si Dik Leci, ishte një burrë i urtë i guximshëm, i shkathtë dhe njeri i zoti

User Rating:  / 0
PoorBest 

Sadik Salih Leci (Gmicë, 16.02.1910 - Prishtinë 03.03.1983)

Shkruan: Xhafer Leci - Diku, pas përfundimit të LDB-re ka shpëtuar nga pushkatimi Salih Hasan Hulugricën-Shahiqi dhe Metë Zajçecin. Salihu jetonte në Gjilan e Meta në Prishtinë, UDB-a kishte kontrolluar shtëpitë e tyre dhe ua kishte gjetur nga një pushkë automatike, por Sadiku-Diku i shpëtoi të dy, Salihun pa një therrë në këmbë, si thot populli, ndërsa Meten nga pushkatimi, por që qe dënuar me disa vite burg.

Sadik Salih Leci (me shkurtesën- Diku) gjatë akcionit të mbledhjes së armëve më 1956, kur në odën e Qamil Hysen Mustafë Matoshit ishin tubuar mbi 100 burra, nga të cilët kërkohej dorëzimi i armëve. Çetniku famëkeq i Rankoviçit, shefi i UDB-së në Gjilan, Qirkoviçi, po u kërcënohej me vdekje, nëse secili prej tyre nuk i dorëzon ato armë, të cilat ai i kërkonte nga ata. Sadiku kur arrin të dera e odës se Qamil Matoshit, bashkë me Zukë Lecin, i sheh të strukur dhe të frikësuar fshatarët e vet. Sadiku i flet Qirkoviqit shqip “Lëshoi menjëherë këta burra, se ata të cilët i kanë armët do t`i sjellin vetë këtu nesër, se ata të cilët nuk kanë armë, s’kanë si t’i sjellin, se nuk kanë as me çka t’i blejnë, se janë të varfër etj. 

Qirkovoqi i thotë, serbisht: pollako Dike-(ngadalë Dikë). Sadiku i përgjigjet nuk ka ngadalë, kurse bashkëfshatarëve u thotë: Vëllazër, dilni dhe shkoni në shtëpitë tuaja dhe nesër sillni armët që i keni, se këta e dinë kush ka armë. Dhe kështu ndodhi  të gjithë dolën e shkuan në shtëpi. Qirkoviqi kishte heshtur, por më vonë disa janë keqtrajtuar, sidomos Rexhep S. Leci-Shillova, Hasan Sh. Klaiqi e disa të tjerë. 

Pas tri ditësh, babai im, Osman Leci, kishte dorëzuar dy pushkë, një mauzere gjermane dhe një karabinjerë italiane, dy bomba gjermane dhe 800 copë fishekë në stacionin e policisë së UDB-së në Strezoc. Për të gjitha këto UDB-ja e dinte dhe patjetër duhej dorëzuar. Me siguri se komunistët serbë dhe servilët shqiptarë, pas përfundimit të luftës, kishin kapur regjistra nga e djathta shqiptare. Dihet se komunistët shqiptarë kanë qenë të infiltruar, si agjentë, nëpër radhët e luftëtarëve antikomunistë gjatë luftës dhe pas lufte, ata ua kishin dorëzuar OZN-së e UDB-së, sepse ata i dinin edhe numërat e pushkëve të babait tim.

Me ndjekjen e shqiptarëve nga ato troje dhe vendosjen e kufirit serbo-turk më 1878, krali Millan Obrenoviq përreth kufirit vendosi kolonistë serbo-malazezë të ardhur nga rrethi i Çaplinës prej Hercegovine, ndërsa në Shahiq, në pjesën që mbeti jashtë kufirit të Kosovës, vendosin malazezë nga Cetinja, Mali i Zi. Koloinstët kishin qenë shumë të varfër, që kishin jetuar nëpër shkrepa, njerëz të malit e gjysëm të egër, që të vrasin sa më shumë shqiptarë. Ishte dhe vazhdon te jetë kjo politika serbe antishqiptare, edhe sot e kësaj dite, pa marrë parasysh ndërrimet politike në Ballkan.

Shqiptarët e kësaj ane, në vitet 1950-1960, fillojnë t’i blejnë përseri tokat e veta, dikur të okupuara. Sadik Salih Leci, asokohe nuk ia dinte pasurisë fundin. Ai i blen shtëpitë me male, me ara e me livadhe të Milivoje, Bozha e Pera Durkoviqit dhe të Milivoje Vukoviqit, ndërsa Ajvaz Jahir Leci ia blen shtëpinë Millorad Vukoviçit.

Sadiku kishte arritur qysh kah fundi i viteve të ’50-ta të ketë sharrë të veten në fshatin Gmicë, e cila funksiononte me naftë. Me të prente dërrasa, letfe për mbulesë shtëpish. Kishte kamion, traktor e bollduzher. Në Gjilan kishte shtëpi, kombanjë për korrje në fshatin Hodonoc të Kamenicës, kishte një makinë me të cilën bënte tjegulla për ndërtimin e shqtëpive dhe ato i piqte dhe ishin të kualitetit të mirë për atë kohë. Edhe në Prishtinë ka pasur shtëpi dhe banesë të veten. 

Sadiku ka blerë shumë male në Kosovë dhe jashtë Kosovës, nga shqiptarë e serbë. Malet i prente dhe nga ato bënte pregj për binarë hekurudhash. Me këto punë Diku fitonte shumë, por, në realitet, ai ato fitime nuk i ndalte për vete. Jo vetëm se deklarohej se të gjitha ato punë i bënte me qëllim që të fitojnë të varfërit, jo vetëm nga Gmica ndonjë para, por, vërtet, edhe ashtu ishte. E dinë të gjithë, se në atë trevë, nuk ka pasur njeri që më shumë se ai t’i ketë ndihmuar të vafërit.

Ka pasur raste të shumta kur tek Diku punonin me dhjetra puntorë, sidomos për gëdhendjen-prerjen e shliperav-pregjve, për ndërtimin e hekurudhave, për shembull, një grup prej 10 vetash, janë marrë vesh sot po punojmë neve 8 veta, ju të dy shkoni dhe kryeni punë tuaja private, kështu tregonte njeni nga puntorët, tash i ndjerë, cilit nuk dua t`ia përmendi emrin. Këta puntorë që kanë munguar në punë meditjet u janë paguar, pa e ditur Diku se dikush vazhdimisht kishte munguar në punë. Krejtë këto mashtrime janë bërë nga besimi që kishte Diku, për disa nga puntorët e tij mashtrues.

Diçka e pabesueshme, por që është realitet. Diku kishte ble një shtëpi në Prishtinë dhe ai kishte dhënë për banim shumë vite dhe pa pagesë një shqiptari nga Llapi. Mbas disa vite shkon tek Llapjani dhe i thotë, "shtëpinë duhet me ma lirue..." Llapjani i kërcënohet duke i thënë, "unë nuk dal nga kjo shtëpi dhe se e kam ba bartjen e saj në emrin tim!" Diku i zemruar, gjithmonë ka mbajtur revole me leje, e fton të dal jashtë, ta detyroj me dhunë me armë që ta liroj shtëpinë. Por, kur del para dere, sheh shumë fëmijë të vegjël dhe të varfur, me rroba të grisura... E pyet Llapjanin "të kujt janë këta fëmijë?" Ai i përgjigjet "të gjithë janë fëmijë të mi." Diku ia kthen: "Ju qofsh falë këtyre fëmijëve, se sot ose e kishe lirue shtëpinë time ose në këtë vend të kisha vra si një qen". Dhe, për fund i thotë Llapjanit: "Këtë  shtëpi ua fali fëmijëve tu për hirë të Zotit dhe varfërisë".

Një rastë tjetër shumë interesant, më 1977: Diku e marton djalin, Ismetin, me një vajzë nga një fshat afër Tutinit. Me të arritur në qendër të Novi Pazarit të Sanxhakut, me nja 30 vetura me dasmorë, ndalën për disa minuta pushim. Diku nxjerr revolen dhe e zbrazë një karikator me fishekë të revoles së tij! Policia e ndalin dhe tentojnë ta arrestojnë. Dikun e kanë njohur fuksionarë të lartë deri në Beograd. Diku u thotë policisë: "Telefononi në komandën tuaj dhe tregoni komandirit të policisë, se ky burrë që gjuajti me revole në ajër, është Sadik Leci nga Prishtina". Komandiri u thotë policisë së vet: "Mos e pengoni, lë ta vazhdojë rrugën për Prishtinë, se ai është një njeri shumë i mirë..."

Sadiku ka pasur gjtihmonë shumë marak të këtë kuaj të mirë, për vete, por edhe për dasma. Për dasma, kur organizoheshin takime për vrapues me kuaj, këtë e bënte i vëllai më i vogë i Sadikut, Latifi, tash i ndjerë.

Sadik Leci ka qenë një burrë i dukshëm, trupmadh. Disa thonin se Diku dukët si me qenë një amerikan kauboj i filamave. Diku ka qenë vëllai i madh, nga 7 vëllezër që ishin gjithësejt, të gjithë kanë vdekur.

Më në fund, më 1983, kur ka vdekur në Prishtinë, për bëmirësinë e tij ndaj njerëzve të varfur, kishte dhënë gjithëçka, ndërsa për vete ka lënë vetëm një banesë 2-3 dhomëshe me kuzhinë.

Biografia e Sadik Lecit nuk përfundon me kaq, ka edhe shumëçka për t`u  thanë.

* * * * *

TË KAM NJOHUR
(Mikut tim Dik Leci)

Mik, i shtrirë ho, rizantalisht.
I ftohtë, pas heshtjes së madhe në fund
t`u shua drita dhe lirika e buzëve
në trupin e ngrirë pesha e dheut.
 
Të kam njohur
Për gjerësi syshë me afër
për një cicërrimë zogu në zemër
që pret e përcjell agimet e bardha.
Të kam njohur për fjalën e urtë
që gjithmonë të soditi për së miri
kur miratoheshin sytë në sytë e friksuar
rrugëve belbëzake.
 
Të kam njohur
Kur përpushej skamja në pluhurin e moteve,
kur shkrehej dielli duarve tuaja erëbuke
gjithherë i ngjave agimit
që derdhej mbi sytë e mi.
Të kam njohur, or mik
për një gjerësi syshë më afër.

Muharrem Shahiqi, shkrimtar e poet, tash i ndjerë

Botuar në Rilindja më 07.04.1984

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm