Menu

Të ftohtit e asaj dite nuk e harroj kurrë!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Dielli atë ditë nuk bënte dritë - Arsim Mulliqaj

Njëzetë e pesë vjet më parë, 12.12.1990

Ishte 12 dhjetori i vitit 1990 kur shkollën time të mesme QAMO "8 Nëntori" në Podujevë e mbylli përgjithmon policia serbiane.

Isha gjashtëmbdhjetë vjeçar dhe shkoja në vitin e dytë, mësoja shkencat teknike, dhe ideja për këtë profesion ishte nga agja im Baca Rexhë, më thoshte se do të bëhësh inxhinjer dhe do e drejtosh termocentralin e Kastriotit në Prishtinë.

Autonomin e Kosovës e hoqën. Zullumet nuk ndaleshin po në shkollën tonë hodhën helmin toksik shërbimet sekrete ushtarake serbosllave, aty në oborr binin për tokë nxënës dhe ato pasoja edhe sot i ndiejnë të helmuarit.

Gjithçka përfundoj më 12 dhjetor 1990 kur dryri i zi i serbisë së Millosheviçit mbylli dritarën e dijes për Shqiptarët.

Pritnim të hynim dhe fillonim mësimin por brenda shkollës qëndronin polic të zi e që bisedonin me drejtorin, sigurisht u mundonin te bindnin që të pranonte planet arsimore serbe, mirpo, Skënder Muçiçi nuk do e pranonte ketë gjë, bashku me drejtorin dolën policia e zezë dhe me sy pash se shkolla u mbyll.

Policia eci ndërsa drejtori me një fjalim emocional të heshtur u drejtua nga ne, ku tha: nxënës të dashur shkolla jonë mbetet e mbyllur për një kohë të shkurtër, në të vërtetë shkolla mbeti e mbyllur për një decenje. Drejtori Skënder Muçiçi në fytyrë dukej i nxirë, dhe kuptohej sikur edhe e kishin rrahur, mirpo nuk dukej se friksohej, ne si nxënës na vinte keq për drejtorin por ishte e kundërta, drejtori ndihej shumë i prekur me atë akt kriminal të regjimit serbë të asaj kohe.

Pas disa muajve filloj jeta mësimore jashta objekteve shkollore dhe mësimi mbahej në shtëpi private.

Unë, sot e përkujtoj atë ditë të dhimbëshme sepse në atë shkollë ishim 2000 nxënës dhe kështu pas nesh u mbyllën të gjitha shkollat e mesme dhe universiteti.

Vështirsitë u shëndrruan në tragjedi ku në gjithë jugosllavinë u vran 300.000 njerz, u mbytën ëndërra të reja e që edhe sot mungojnë ata njerz duke kujtu se po ata njerz do bënin mrekullira.

Kosova që ishte pjesë e jugosllavisë pagoj shumë, dhe s'do harrojmë sakrificat tona popullore për liri, demokraci.

Llapianët ishin të parët për kryengritje!

"Jeto për me tregue, unë do të tregoj"!

Ish shkolla ime u rihap me çlirimin e Kosovës, dhe ishin trupat speciale të ushtrisë britanike që do e ndiqnin nga Podueva ç'do ushtar e polic serbë.

Tash jeta mësimore e qytetare vazhdon lirshëm!

Nderim për Skënder Muçiçi,

Lavdi popullit Shqiptarë!

Arsim Mulliqaj
Italy, 12.12.2015

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm