Menu

Dita kur filloj lufta në Kosovë, 18 vjet më parë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ishte ditë e shtunë, 28 shkurt 1998 u zgjova dhe po dilja te kiosku i Brahimit në qytetëzën Krypimehë jo larg Poduevës, 12 km, para se të arrij te blejë gazetën e takoj kusheririn tim Nushin dhe më rrëfen: Filloj lufta, më thotë se në Drenicë janë vrarë 24 persona nga forcat serbiane. Ishte mëngjes me acar po ofrohëm te Brahimi te kiosku, doja me çdo kusht te bleja gazetën. Oshtimë që vinte nga rruga e qytetit Poduevë ndryshonte nga autobusi i zakonshëm, te kthesa dolën tanket e ushtrisë serbe, unë mbeta si i ngrirë te kiosku dhe kisha frikë te ktheja kokën nga Brahimi sepse tytat e tankeve ishin të drejtuara nga unë, kujtoja se vetëm një gabim i imi mund të vritesha, i vetmi që ishte në rrugë atë mëngjes ishte Hamiti i cili si i moshuar dhe me stilin ushtarak mbante trupin goditur e Brahimi që rrinte pa fjalë. Tanket serbe të kalibrave të mëdhaja e bënin sfilatën që na bënin të qartë të 'rrimi urtë', rrugën e vazhduan për në grykë të Llapit, kështu unë e bleva gazetën dhe i'a mbatha në shtëpin e re që e kishim ndërtu. Unë studjoja dhe ditën e hënë kthehëm në Prishtinë në ligjerata, ajo ditë ishte ndryshe nga të tjerat, Prof.Emërllahu para se të filloj ligjeratën hyri në bisedë të jashtzakonshme dhe ftyra e tij ishte e tronditur me masakrën që ndodhi në Likoshan e Çirez në Drenicë, ishte e dhimbëshme për neve si studentë të 'Shkollës së Lartë Pedagogjike', Universiteti i Prishtinës, sepse në atë masakër ndodheshin edhe dy shokët tanë, binjakët Sejdiu të cilët veç ishin në prag të diplomimit dhe të fillonin punën mësues të kualifikuar. Prof.Emërllahu propozoj që ditën e marte kush po donte nga studentët mundeni të vini në Drenicë sepse duhej nga SHLP t'ju dërgonin diplomat familjes së vëllezërve Sejdiu, po, te keni parasysh rrezikun. Unë i ngriti gishtat, Agroni e Blerimi, të nesërmën takimi ishte te shtëpia e Avv.Bajram Kelmendi pran drejtorisë së shkollës. Prof.Emërllahu na përshëndeti dhe me rrugë të mbar u nisën për në Drenicë. Kolonës i printe Mr.Abdyl Ramaj, drejtor me profesor dhe aktivist si dhe neve studentëve, kishte emocione por edhe përzierje mendimesh gjatë rrugës. Duhej ti ndiqnim rrugët alternative nga Kastrioti te guri i zi dolëm në Drenicë, ishte hera e parë që po ngjitem në atë krahinë legjendash 'Ndre Nika', e mendoja edhe më të keqën por kur e dija se jam në rrugë të mbar pse të friksohesha. Unë e njifja historinë sepse studjoja dhe isha i përkushtuar edhe në 'lëvizjen studentore', besoja në rrymën rinore dhe për bindje e kisha profesoreshën Arife Kurti që te përkrahi Albin Kurtin djalin e saj. Prof.Arife Kurti e gjeometrisë vitin e parë dhe arkitekturës vitin e dytë për qudi njëhere gjatë ligjeratave na tha: Unë i kam tre djem dhe njërin i'a kam falë lirisë së Kosovës, fjalën e kishte për Albin Kurtin, më bindi dhe i'u bashkova lëvizjeve por asnji here nuk doja të jam në politikë, sepse më dukej gjë e madhe. Ecëm me kilometra dhe arritëm te familja Sejdiu ku, Mr.Abdyl Ramaj i pari do shkelte pragun e shtëpisë së shkatrruar nga tanket serbe, hym brenda ne grupi bukur i madh. Burri i shtëpisë foli dhe rrëfej se si ishin vrarë katër djemt e tij, dy nga ta studentët ku po diplomonin 'post mortum', ishte vështirë të mbahesha nga dhimbja që ndieja, dhe mësoja gjithë tragjedinë, edhe qenin e kishin vrarë te dera e shtëpisë, 'nuk mund të harroj' trishtimin e një fëmije diku shtatë vjeçar që gjatë largimit nga kjo familje i thoshte babës së vet, që po shkoj edhe unë në Prishtinë, sepse ndihej më i sigurt. Ishte vështirë për mua t'ja kthej shpinën atij fëmije dhe ato fjalë kurrë nuk do ti harroj. Burri që na shoqëronte me një makinë të markës mercedes ishte po nga Drenica dhe e kisha mundësin të bisedoja dhe besoja. E vërteta ishte se kisha shku për ti nderu shokët Sejdiu por mendja ishte ti gjeja 'Burrat e Rrezistencës', dhe armët për të cilat ishte nevojë e madhe, me e madhe se kafshata e bukës. Burri me mercedes me rrëfej gjithçka për tragjedin që ishte fillimi i luftës, mungonte mbrojtja e fshatarëve, mungonin armët. Dita kur po ndryshonte gjithçka në të menduarit tim, hynim te të gjitha familjet për t'ju shprehë ngushllime të sinqerta. Zonja që e kishte humbur burrin po flisje para profesorëve dhe do përloteshim të gjithë, me një pjekuri që e mbante 'liria është e shtrenjtë por edhe e vështirë të mbetësh pa të dashurin', fëmija i qante në djep por zonja nuk trembej, me sy shifja të qante Dr.Flora Brovina, tash deputete dhe do i dërgoja të fala e një porosi "lulet që i dhurove Hashim Thaçit, gjatë fitorës për president, duhej ti dërgonte te ajo zonja që na bëri të qajmë".

Unë isha i ri dhe duhej të kujdesësha t'ju jap dorën profesorëve kur po ngjiteshim te varrezat e të masakruarëve, pasi që ishte kohë e lagështë dhe u përpiqësha të shërbej, ti jap dorë Dr.Florës dhe Prof.Arife. Të qëndrosh përkulur ndaj të vrarëve pa asnji faj ishte gjë prekëse, varret e tyre të radhitura njëra pas tjetrës, dy studentët Sejdiu po pushonin në dheun e lirisë. Po, drejtoheshim te familja Ahmeti, aty ku njëri nga të masakruarit ishte në prag të doktoraturës në Austri në inxhinjeri mekanike, djemt e tyre të moshave të njëzetave si ishin vrar mizorshëm, të gjitha na i tregoj i mbijetuari që atë natë nuk gjendej në shtëpi. Zonja e kësaj familje kishte tentu te shpëtonte të vetmin djal të moshës gjashtëmbdhjetë vjeçare në rrobat e saja por kriminelët serb i'a kishin grabitur nga dora dhe ishte trishtuese rrëfimi që e bënte para syve tanë. Nuset e atyre të rinjëve mbetën pa të dashurit e tyre, këto fjalë i thoshte plaka e mençur e familjes Ahmeti, ndërsa në familjen Gjeli dukej ndryshe sepse burri i tyre që ishte bujk kishte arritë ti eleminonte policët gjakatar serb dhe ishte fliju. Në odën Gjeli ishin disa austriak me sa e kujtoj ishin gazetarë dhe Mr.Abdyl Ramaj fliste në frengjishte me ta. Të kthehëm në Prishtinë nuk ishte e lehtë sepse po mbeteshin ata njerz pa asnji lloj sigurie. Këto janë kujtimet e shkruara për Masakrën e Likoshanit dhe Çirezit, pa hyj në rrëfim të detajuar dhe do doja që një ditë historia të shkruhej si duhej me lavdatat dhe të metat që janë reale. Lavdi të rënëve të Likoshanit e Çirezit!
Aty filloj lufta për liri dhe askush nuk mund te mohoj! Kurrë nuk i harroj!!!

Përkujtuesi,
Arsim Mulliqaj,
Italy, 28 shkurt 2016

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm