Menu

Lufta e Familjes Jashari

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ishte vetëm dy ditë që isha kthy nga Drenica, për Hamzë Jasharin më fliste Arsim Bardhi po nga Drenica i cili ishte njëri ndër shoktë e besuar në studime. Isha thell i prekur me vrasjen e dy studentëve binjakët Sejdiu dhe vizita ime te familja e tyre lidhej që ti bashkohëm Hamzë Jasharit, ku edhe nuk arrita te takoja në Likoshan e Çirez e që isha i sigurt se fati do më lidhej me këta trima. Ditë e enjte, 5 mars në ligjeratën e Prof.Dali Emërllahu në mahallën e Muhaxherëve në mëngjes hyri në derë furishëm Agnesa që ishte kryetare e grupit studentorë, ku u kuptu se po jepte një lajm të zi dhe ishte mbushur me frymë, dhe tha: Adem Jashari është rrethu dhe po zhvillohët luftë në Prekaz. Agnesa qante dhe kishte informacione të sakta me ngjarjen, ku e kujtoj një fjalë të saj; e hodhën në erë me topa të rëndë shtëpinë e Jasharëve. Shtëpia ku zhvillohej ligjerata ishte në krye të mahallës e xhamat mbaheshin në izoluar. Prof.Emërllahu pas një heshtje të kuqe tha: Koha erdhi që edhe me thika, sopata e gjë sende që kemi në shtëpi ti përdorim dhe të bëjmë rrezistencë në luftë kundër okupatorëve. Ishte moment që nuk mundëm te harroj asnjihere. Prishtina atë ditë dukej e zymtë, qytetarët sikur po ruheshin e me shpejtësi lëviznin rrugëve duke kryer puntë për shërbime elementare dhe ktheheshin në shtëpi. Ishte një kohë kur të mendoje të luftoje ishte normale, si arsye e ngjarjeve që ndodhnin, për çdo ditë përjetonim dhunë nga ana e policisë serbiane, shoktë e studimeve sillnin lajme tragjike se si silleshin xhandamëria okupatore. Bodrumet e pallateve të Prishtinës ishin ngjurosur me gjakun e studentëve nga rrahjet që përjetonim, ashtu siq i ndodhi shokut tim të studimeve, ndaloheshim thuajse çdo ditë, maltretoheshim, çdo ndalesë nuk shpëtoje pa një shuplakë me stilin e tyre shuplakë në vesh, gabimet e të folurit kushtonin me rrahje deri në torturë, mitrolezët në shpinë dhe pistoletën në kokë e bënin këtë lojë nga qefi dhe këto veprime të okupatorëve të qonin e të vendosurit që vetëm pushka kryente punë.

Dita e 5 marsit 1998 u shënu në histori dhe nuk mundëm te caktojmë ndyshe veç se Adem Jashari është simboli i UÇK'së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si të shkruhët të mësohët le të mbetët synim i hapave tonë në dashuri për vendin e popullin tonë. Familja Jashari me heroizmin e tyre i bashkon frymët tona popullore, nderim për të rënët e kësaj familje! Lavdi antarëve të Familjes Jashari që u sakrifikuan duke mos vdekur kurrë!

Likoshan, Çirez dhe Prekaz janë fillet e lirisë duke vazhduar deri te sakrificat e shumta që janë të shkruara me gjakun e më të dashurëve tanë! Lavdi për jetë!

Përkulëm për Familjen Jashari!

(18 vjet më parë)

Arsim Mulliqaj

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm