Menu

Demostrata më e madhe në Prishtinë

User Rating:  / 0
PoorBest 

I madh e i vogël nga Prishtina e gjithë Kosova, vërshuan atë ditë në krye qendrën e vendit.

Masakrat që ndodhën në Çirez, Likoshan e pastaj në Prekaz, hidhëruan popullin tonë dhe u organizua i gjithë mekanizmi qytetar e politik për te shënu demostratën më të madhe në histori, për t'ia bërë të qartë armikut okupator se jemi popull i pa mposhtur dhe brohoritjet popullore e tronditnin aparatin gjenocidial serbian që ushtronte dhunë e terror në Kosovën tonë.

Ishte dita kur po më sillej në mendje e gjithë dhuna policore shtetrore serbiane dhe, nuk mundësha ti largoja nga asnji qast të masakruarit e ditëve më parë që pësuan në Drenicë, e ndieja vetën Drenicas sepse, isha atje dhe kisha përjetu dhimbje të pa përshkrueshme në jetën time të re studentore, dashuria e madhe për liri dhe mposhtjen e okupatorit serbian ishte vendosje nga gjithë populli yni liridashës.

Me sy shifja lum i njerzëve dhe kujtoja si jemi 500.000 demostrues (gjysëm milioni), sheshet, rrugicat e Prishtinës vlonin e fytyrat e tyre më bënin të kuptoj se liria po vjen fal sakrificave tona që veç ishin të fundit e që do paguaj me çmimin më të lartë të jetrave të të gjitha moshave nga populli yni çlirimtar, forcat policore serbiane të barrikaduara rrugëve, mbi pallate qëndronin policia civile me snajper e që në gjakun tim nuk vinte fare frika me arsye të madhe e që syri im veç kishte parë çka kishte ndodhur në Çirez e Likoshan, ku isha prezent për ti parë gjërat e ndodhura tronditëse, për këtë isha i pa mposhtur në ditën e 9 marsit 1998 në demostratën e madhe popullore kundër okupatorit serbian. Brohoritjet tona ishin të theksuara "Drenica, Drenica", "Stop dhunës", "Stop terrorit", popullata isha në mbështetje të Drenicës dhe dënohej dhuna tregjike që ndodhi me pasoja të dhimbëshe për gjithë ne që ishim në dijeni me atë që shkaktonte policia serbe. Qytetarët Prishtinas me vendosëshmëri bënin thirrje që ajo demostratë të ishte më e madhja e shkruar në histori dhe me sy shifja një organizim vullnetar pasiqë jetoja si banor i kryeqytetit e student i asaj kohe e cila nuk harrohet kurrë në jetën time.

O Zot sa e doja lirinë e që edhe do paguaja çmim dhe asnji here nuk pendohëm me atë që bëja me mundësi që kisha, me shokët e mi: Arsim Bardhi, Bahri Blakçori, Ramush Bardhi, Bekim Cakiçi, si afërsi që kisha por, e gjithë pjesa studentore ishte vërshu në demostratë duke i falëmnderu së pari Prishtinasët që ishin të parët e deri te fshatarët e viseve të largëta që kishin hyrë në kryeqytet përmes rrugëve alternative, si pengesë që përdorëte policia e Millosheviçit për te izolu Prishtinën mirpo, nuk ndalohej liria që po vinte dhe ishte e qartë se populli po vendoste "Liri o Vdekje". Të nesërmën te gazeta KOHA Ditore po informohësha se në demostratë morrën pjesë mbi 150.000 demostrues e që për kohën e jashtëzakonshme ishte një madhështi popullore, rrethimi i forcave speciale dhe dhuna e tyre nuk do ndalej deri te kapitullimi i okupatorit dhe diktatorit Sllobodan Millosheviç. Shënim i ngjarjes, pas 18 vjetëve!

Arsim Mulliqaj
Italy, 9 mars 2016

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm