Menu

Kush nga Skenderaj inicoi rrugën e Kosovës drejt Evropës si përgjigje ndaj programit për kolonizim në Shkurt të vitit 1990

User Rating:  / 1
PoorBest 

Gjurmëve të shtypit të kohës:

Nga Bedri Tahiri - Pas kongresit të 14 të LKJ (Lidhja komuniste e Jugosllavisë), në Janar  të vitit 1990, kur edhe ndodhen mospajtime te shumta ndaj politikës hegjemoniste të Millosheviqit, sidomos nga Sllovenia dhe Kroacia, filloj edhe programi i sërishem i kolonizimit te Kosovës me serbë e malazez e kjo mes tjerash ishte  bërë e ditur edhe në një mbledhje të Konferencës te LSPP (Lidha Socialiste e Popullit Punonjes te Kosoveë), gjatë se cilës sekretari i LSPP te Sërbisë, Miroslav Markoviq, përpos kualifikimeve më të rënda  për demonstratat e shqiptarëve, të cilët  kërkonin kthimin e autonomisë se marrë dhunshëm nga Serbia dhe trajtimin e barabartë më të tjerët në ish-Jugosllavi, shpalosi edhe Programin për Kolonizimin e Kosovës me serbë e malazes, duke dhënë edhe shpjegime se si duhet ralizuar dhe oblogimet që duhet ndermarrë institucionet.

Në mesin e diskutimeve të shumta, përkundër censurës se atëhershme gazetareske, sidomos në gazetën “Rilindja”, gazetarët në një katërkëndësh kishin veçuar diskutimin e Hamdi Malajt nga Skenderaj, i cili si kundërpërgjigje ndaj kolonizimit  kishte kërkuar që të lihen anash historizmat klasik që disa diskutues serbë e konsideronin Kosovën si djep të Serbisë, dhe gjithashtu kishte tërhequr vërejtjen se formimi i çetave vullnetare serbe, gjëja se në mbrojtje të popullit të tyre te ‘rrezikuar’, e që  fusnin frikë me krisma te përhershme drejtuar popullatës shqiptare, vetëm sa e tensionojnë situatën dhe se nacionalizmat nuk qojnë askund, por duhet një qasje gjithë jugosllave në trajtimin e çështjes se Kosovës (v.j. jo vetëm e Serbisë), duke konsideruar Kosovën si atdhe të atyre që  jetojnë në të dhe rrugën e Kosovës drejt Evropës (v.j. në Evropë shkojnë shtetet)….

Sikur e tera te analizohet, shumë prej tyre mund te konsiderohen si janë mjaft aktuale edhe për shume çështje që po ndodhin sot, e sidomos tendenca demografike, dhe rruga për nëEvropë, e thurur mjaft mirë politikisht, e iniciuar aq herët, duke njohur ‘fuqinë’ e regjimit të atëhershëm. Edhe pse pas këtij diskutimi te transmetuar në Radio Prishtinë, ende pa qëndruar katër muaj në udhëheqje të Konferencës se LSPP-së së Skenderajt, ishte shkarkuar nga detyra për t’u rikthyer te nesërmen nga shumica e delegatëve të Konferencës në Skenderaj. Qasja e tij atëherë, edhe sot mund te konsiderohet si mjaft konstruktive dhe me vizion te qartë Evropian, në dobi te te gjithë qytetarëve te Kosovës (Shiko shkrimin në gazetën  “Rilindja” të  datës 12 Shkurt 1990).

Faksimile e gazetës "Rilindja"

Faksimile e gazetës “Rilindja”

S’do mend se politika ndëshkuese përdorej, por siç duket vizioni i tij i qartë dhe i arsyeshëm u veçua edhe një diskutim i tij  me rastin e tendencave, programeve qe hartoheshin gjëja për unisimin e LSPP dhe LKJ ne PS (partia socialiste e Serbisë), në mënyrë të ngutshme e gjeja me ‘pëlqimin’ e popullatës dhe LK te Kosovës, të cilës iu kishte suprimua dhunshëm autonomia.

Edhe këtu Hamdi Malajn, siç po vërehet,  te parin e gjejmë duke marre fjalën, e si duket, edhe duke bërë përpjekje që ta orientoi diskutimin në të drejtën që kishte  Kosova. Nga reagimi i një zyrtari të lartë krahinor (anëtar i kryesisë se LSPP te Kosovës), i cili, sipas gjasave duke ia njohur edhe historinë e familjes, babai i tij, Imer Velia, kishte qenë sekretar nënprefekture në Skenderaj, anëtar i Komitetit të NDSH-së  për Drenicë, administrator i Kuvendit te Polluzhës etj., ai në disa raste ishte përpjekur  që Hamdiu mos ta përfaqësoj Skenderajn në konferenca të tilla,… Por, sidoqoftë, siç po shihet edhe në botimin e më poshtëm te “Rilindjes” Hamdiu ishte mjaft konstruktiv dhe këmbëngulës në raport me të drejtat që kishte Kosova dhe ruajtjen e tyre deri në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Faksimile e gazetës "Rilindja"

Faksimile e gazetës “Rilindja”

Më vonë Hamdiu kishte udhëhequr arsimin komunal në Skënderaj gajtë vitit shkollor 1990/91, ku, edhe aty,  pas refuzimit te Planprogrameve, të viteve të para dhe të pesta, sipas Kurikulës se Serbisë, e cila përpiqej që brenda katër viteve të imponoj sistemin e tyre të shkollimit, u shkarkua, pa i bëre katër muaj punë (18.10.1990), për të vazhduar sipas sistemit paralel te arsimit te Kosovës, duke qenë edhe anëtar i Keshillit Komunal për Financim dhe më vonë edhe  mësimdhënës në gjimnazin e Skenderajt…

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm